Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibrani: Shqiptarët e Austrisë rreth Euro-Atlantik-ut

| E hene, 02.05.2016, 03:57 PM |


Shqiptarët e Austrisë të bashkuar rreth Lobit Euro- Atlantik  Shqiptar

Shkruan Asllan Dibrani

Lobi Euro-atlantik Shqiptar nuk ka shumë kohë qe vuri gurthemelin e vet në Lorach të Gjermanisë, po dita ditës është duke marr hov dhe frymë me ambicie të reja drejt zgjuarëjes së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit në mbarëvajtjen e gjithëmbarshme kombëtare. Pas një serë aktivitetesh dhe lobimesh të LEASH-it nëpër Evropë,  edhe shqiptarët e Austrisë  e  themeluan “Lobin Euro-Atlantik-Shqiptar” në qytetin e Vjenës i cili u mbajt  me datën 24.04.2016 në ora 11:00 Adresa: Nordbahnanlage 9,  1210 Vjenë në objektin e “Shoqatës kulturore dhe  humanitare Kërçova”.

E më së miri  e dëshmuan shqiptarët e Austrisë të bashkuar rreth Lobit Euro- Atlantik  Shqiptar. Pjesëmarrja e  komunitetit shqiptarë dhe  përfaqësuesit e tyre si  intelektual,  krijues,  artdashës të kulturës dhe artit shqiptar,  biznesmenë,  veprimtar,  shoqata,  klube dhe organizma të vlerave kombëtare, me këtë datë  promovuan themelimin e  Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Austri. Pjesëmarrës pati nga Gjermania, Italia, Norvegjia, Zvicra, Sllovenia , Kroacia, Presheva , Medvegja, Mali i Zi dhe Maqedonia etj. Fjalën e rastit e mbajti  z.Ganimete Bajraktari  e cila i përshëndeti të pranishmit  me mirëseardhje dhe  shpalosi  synimet dhe rolin  e Lobit Euro-atlantik Shqiptar për Austri. Pastaj ajo u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me vendbanim dhe punë të përkohshme,  apo të përhershme në shtetin e Austrisë të bashkohen  rreth betejës drejt aspiratave tona shekullore për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë,  për ta ruajtur identitetin tonë nga furtunat e pamëshirshme të asimilimit dhe faktorëve tjerë!. Në skenë doli Skenderbeg Klaiqi pjesëmarrës dhe iniciues i themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe kryetar aktual i cili shpalosi programin e Lobit qe ka si synim të realizimit  në praktikë. Ai theksoj se po t’i kushtojmë atdheut vetëm  5 minuta në ditë besoj se do të këtë ndryshim pozitiv për  pozitën e shqiptareve sot qe jemi te shpërndarë  e të katandisu. Po ashtu bëri thirrje të organizimit dhe themelimit të Lobit edhe në tjera pika te Botës. Foli edhe për mënyrën dhe monitorimin  financiar të Lobit te gjithëmbarshëm.

-Pjesëmarrësi Avni Dervishi , aktivist deputet i Parlamentit suedez dhe veprimtar shumë vjeçar nga Suedia foli për mbarëvajtjen e Lobit Euro-Atlantik shqiptar  i cili paraqiti opinionin e vet mbi vlerat qe do t’i ketë në rrafshin kombëtar. Foli edhe për pozitën e shqiptarëve në  rajon e cila si pasojë e saj mbetem të shkapërderdhur ne disa shtete. Ky është edhe  iniciator  i këshillit dhe grupit të punës për themelimin e Lobit Euro-Atlantik edhe në Suedi shumë shpejt . Asllan Dibrani po ashtu pjesëmarrës i takimit nga Gjermania theksoj se pjesëmarrja e jonë edhe në fushën politike nuk përjashtohet pasi Shqipëria si shtet i pavarur  mbi njëqind vjet nuk po e kryen detyrën e vet dhe akoma është shumë indiferente ndaj  mërgatës  dh interesave kombëtare  dhe duke pasur parasysh Kosovën duar lidhur akoma nga faktorët ndërkombëtar po edhe dobësitë e shfaqura në lidershipin kosovar. Ai propozoj  të bëhem zot të vetes sonë për disa milion shqiptar jashtë atdheut ma thjesht për dy herë ma shumë  se sa që kanë mbetur në atdhe. Ma tutje shtoj se Koso ne  nuk kemi rruge tjetër pos organizimit ne  kuadër te Lobit Euro-Atlantik Shqiptar!.Edhe zoti Xhafer Ahmeti  i ardhur nga Norvegjia   nderoj pjesëmarrësit, por  tha se  e përkrahim  fuqishëm këtë  iniciativë tuajën .Ai tha se ma,  ne në Norvegji  Lobin Euro-Atlantik Shqiptar e  themeluam kohë më parë   i cili ka bërë hapat e parë  të organizimit me çka  theksoj se shqiptarët janë   në fazën  e zgjuarjes. Hidajete  Fejza  pjesëmarrëse nga Austria  dhe anëtare e këshillit iniciues  foli për  organizimin e Lobit për Austri dhe  rolin  e studentëve shqiptarë në  Austri, po ashtu  u zotua se do ti bashkojnë forcat e të gjitha shoqatave dhe klubeve në Austri rreth  Lobit që në të ardhmen të jetë një zë  i  vetëm për shqiptarët e bashkuar. Po ashtu Endrit Gjelili,   kryetar i Shoqatës së studentëve shqiptar në Austri foli për  pjesëmarrjen e tyre aktive    interesin e kulturës sonë , mbajtëjen  e takimeve dhe  aktivitetin e tyre në Lobin Euro-Atlantik Shqiptar në Vjenë. Mentor Gashi  aktivist shumë vjeçar dhe veprimtar  nga Austria,  tha  se ky organizim  në kornizat kombëtare na ka munguar kaherë. E kemi pritur me shekuj. Ne gjenerata  e   vjetër kemi punuar,  por jo sa duhet andaj Lobi i takon gjeneratës së re , studentëve dhe veprimtarëve të ri .Nga sot shqiptarët e Austrisë dhe të  globit jashtë atdheut janë vetv-vetja. Edhe ky bëri thirrje rreth bashkimit  dhe në vend të fjalëve te bëjmë  punë.

Shukri Ymeri pjesëmarrëse  i takimit nga qyteti i Lorachit në Gjermani, nga vendi ku  u themeluar Lobi Euro-Atlantik, foli  për organizimin, por me theks të veçantë për mbarëvajtjen e  Lobit dhe të shqiptarëve në fushën ekonomike dhe sociale. Ai theksoj  dhe tha te krijomë mekanizma financiare të bashkuar .Ftoj që biznesmenët të jenë ata që  i paraprijnë  Lobit me financë në ato  pika ku ka zbraztësira  me qëllim që Lobi ta ketë ekonominë e vet në duart e veta në të ardhmen  edhe bilancin teknologjik   me shtete tjera.

Nga Gjermani po ashtu foli edhe Feride Acar veprimtare dhe humanitare nga Freiburgu përkrahi themelimin e Lobit në Austri .Ajo e përgëzoj edhe Avni Dervishin për iniciativën e themelimit të Lobit në Suedi dhe komplimentoj vlerat e kësaj  familje. Fatmir Osmani një veprimtar shumë vjeçar në Austri foli,  po ashtu për lobin Euroatlantik me një synim që të jemi të gjithë pjesëmarrës pa anashkalim dhe unik , të organizuar në një platformë  unik epo edhe me  ligjet  e shteteve ku jemi dhe jetojmë.  Ai pati një vërejtje se përkundër  pjesëmarrjes se sotme  tha se   akoma ka shumë asociacion të pa përfshira në këtë takim andaj në të ardhmen  duhet të jetë  prezent edhe zëri i tyre.

Muharrem Salihi biznesmen dhe veprimtar shqiptare  nga Italia përshëndeti  të pranishmit dhe . falënderoj organizatoret  e themelimit të Lobit Euro-Atlantik shqiptar .Ai foli për   rolin e shqiptarëve të Italisë dhe tejkalimin e  teëmetave  historike  dhe hapat konkret duhet ti merr Lobin  në shkallë kombëtare. Ai theksoj se vi nga Banja  e Sjarines  në Medvegjë dhe shprehu edhe  pakënaqësinë ndaj  shteteve të Shqipërisë dhe Koosves për pa kujdesin qe  kane ndaj asaj treve. -Ai ka  bërë një  hap konkret në investime për  atë rajon me qëllim të shpëtimit të shpërnguljes se mëtutjeshme. Në foltore u paraqit edhe studentja Laura Sefaj nga Sllovenia  e cila i përshëndeti të pranishmit dhe  ju uroj suksese të mëtutjeshme  ,  duke u solidarizuar me themelimin  e Lobit Euro-Atlantik për  Austri.  Edhe  Laura  shprehu gatishmërinë për themelimin  e Lobit edhe në Slloveni sa ma shpejt. Si folës i radhës ishte edhe gazetari  i RTK-së Nuhi Bytyqi  i cili  u prononcua fuqishëm në përkrahjen e Lobit  , por kërkoj te ecet në hapa të sigurt dhe, preku edhe mënyrën  financimit dhe  organizimit në hapa te sigurt. Ne diskutim ishte edhe Naser Sherifi  nga Austria qe  përkrahu iniciativën  e thellimit duke  elaboruar  mënyrën  e të vepruarit në suza kombëtare. Ai ishte një lobues  i fuqishëm që nga dita e hapjes në opinion për themelimin  e LEASH-it  në Austri.

Pos këtyre diskutuesve pati edhe të tjerë  nga e cila  kohë u shkëputen 30 minuta pauzë sa për t’i shijuar ushqimet tradicionale  shqiptare. Pas pauzës nga të pranishmit u zgjodhe këshilli iniciues i punës deri në kuvend nga këta anëtarë: Ganimete Bajraktari, Hidajete Fejza, Mentor Gashi, Naser Sherifi, Bardhi Krasniqi dhe Mehmet Manovi të cilët mbeti të zgjedhin edhe kryesinë dhe koordinimin e veprimtarisë se Lobit Euro-Atlantik për Austri deri në Kuvend.

Asllan Dibrani , anëtar i këshillit për media nga Lobit Euro-atlantik Shqiptar në Botë me qendër në Gjermani