E enjte, 25.04.2024, 06:48 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: O shqiptar, e harrove birën e minit

E diele, 01.05.2016, 07:59 PM


O shqiptar, e harrove birën e minit!

Nga Fahri Xharra

Të thash se e harrove birën e minit të hapur në vitin 1999 , kur edhe unë , edhe  ti  e edhe një milion të tjerë nga radhët tona kërkonim çare  edhe pse NATO-ja ishte në qiell . Paramendoje një Serbi të përkrahur nga bota se sa grosh do të na duheshin ti japim për të shpëtuar kokën.

Historia është zemërgjerë , dhe bombardimet erdhën mu atëherë ( e kjo vjen një herë në një mijë  vjet ) kur  Europa  Amerika u bindën se Serbia është ajo , ashtu si iu thoshim ne , me dhjeta e dhjeta vjet përpara.

Tani, shqiptar e ke mbyllur gojën kur :  “Kosova me vetëdije të plotë po ua hapë dyert politikave turke që të promovojnë agjendën neo-otomane, e cila ka për qëllim shtrirjen e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane. Kosova ka trashëguar kulturën autoktone dhe ka “përthithur” edhe atë europerëndimore! Deklaratat e pamatura dhe mjaft tendencioze të personaliteteve të ndryshme turke, karshi shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga opinioni në vendin tonë, por edhe nga mediet prestigjioze ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e PSHDK-së.

Pse shqiptari nuk flet ? “Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.” Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta ! Mos me thuaj “selam alejkum “ , po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta !

Në kohën e artë të simpatisë së madhe të botes ndaj nesh , atëherë pas lufte kur e mira thoshte se më në fund e bëmë një kryevepër mirësia : iu dhamë shqiptarëve të Kosovës atë që e meritonin , ti na e gjete një identitet të ri  kombëtar me të cilin iu ngryse zemrat të gjithë miqve mirëbërës.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, mësohet të ketë thënë Davutoglu, në prag të vitit të Ri 2015 . E ti nuk e çele gojën !

Të pritem që do të na sigurosh një përgjigje për shkrimtarin turk Ismet Yzel kur ai kërcënoi:

““Nëse shqiptarëve që gjenden në Turqi u lejojmë që të deklarohen shqiptarë, atëherë Turqia firmos humbjen e saj, prandaj ne turqit e vërtetë këtyre që duan të deklarohen duhet t’u themi: Vëllai im, ik pjerdhu andej nga ke ardhur!”-  Prapë heshtje nga ana e jote.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu z. Kurtumulush  në Prizren , kishte  thënë :” se Kosova është një vend që ka përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim. “ .   Si e  përpije  këtë aq lehtë këtë ? Mbase edhe ti  e flitje të njëjtën.

Por edhe pa ty  o shqiptar “Shqiptarët e Kosovës e kanë të qartë se trashëgimia e tyre kulturore autoktone, e përshtatur me kulturën e shteteve demokratike europerëndimore, janë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në kujtesën e tyre, mënyrën e të jetuarit, por edhe të përcaktimit drejt një të ardhme më të lumtur. Mbijetesa e saj varet nga kultivimi i mëtejmë i vlerave të saj dhe kulturës evropiane”.

Pse nuk dëgjohesh  si shqiptar  që je ,  por gjithnjë ulesh ne dy, tre apo ma shume "kunja"; apo pse nuk dëgjohet fare  “ nacionalizmi “ yt  kundër shkatërrimit te kulturës se popullit shqiptar nga qeveria e një populli tjetër, Turqisë në këtë rast; pra Turqisë neootomane që vazhdon te na shoh ende si pjese të "madhnisë" se saj të dikurshme,si pjesë e atij "shkëlqimi" nga kohet kur shtrihej e paftuar edhe ne vatrat e te pareve tanë?!...

Ne ta bëjmë me dije edhe ty që nuk flet  por ““Ne ua bëjmë me dije jo vetëm turqve, por edhe të gjithë atyre shteteve qëllimkëqija që pretendojnë që në një mënyrë a tjetër të ndërhyjnë në rregullimin e brendshëm të marrëdhënieve dhe raporteve midis popujve, etnive dhe kulturave të ndryshme në vendin tonë se shqiptarët si popullsi shumicë në Kosovë nuk të do heqin dorë nga trashëgimia e tyre autoktone dhe përcaktimit të ‘thithjes’ së kulturës europerëndimore”, ( PSHDK)

Nëse na ndodhë diçka në të ardhmen , te jesh i sigurt që më së pari do i mbyllin birat e minit e pastaj…….



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora