E marte, 23.04.2024, 06:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Thjesht ndër më të mirët

E shtune, 16.08.2008, 12:10 PM


Anila Dushi

Shkodër - Xhoan Shkreli është një nga muzikantët e rinj shqiptarë, që thjeshtësisht, vetëm me punë arrin të jetë i suksesshëm. Shkodrani 25-vjeçar, i diplomuar në Itali për violinë, u cilësua një ndër 6 studentët më të mirë të diplomuar për vitin 2007 në të gjitha konservatoret italiane, si dhe fitues i medaljes së argjendtë në konkursin e talenteve të reja të zhvilluar në Itali. Xhoani, i cili është nipi i përkthyesit të njohur shqiptar, Gjon Shllaku, ka marrë mësimet e para në violinë në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër, në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, për të vazhduar më pas studimet e larta në Itali.

Në vitin 2001 klasifikohet i pari në konkursin e pranimit në konservatorin “Niccolo Piccini” në Bari të Italisë, ndërsa në vitin 2003 transferohet në Trento, ku vazhdon studimet në konservatorin “Claudio Monteverdi” në qytetin e Bolzanos. Që kur studionte në Shqipëri, Xhoan Shkreli u shqua për nivelin e përgatitjes dhe talentin e tij, duke qenë solist në orkestrën e shkollës artistike, violinë e parë në orkestrën kombëtare të të rinjve shqiptarë.

Gjatë periudhës së studimeve në Itali, ka luajtur në orkestrën e konservatorit të Barit dhe ka qenë i pranishëm dhe në koncerte në qytete të ndryshme në Francë, Itali e Zvicër, në përbërje të orkestrës së drejtuar ng Françesko Lentini. Solist në orkestrën “Manuel De Falla” dhe në atë të konservatorit të Balzanos, Xhoan Shkreli me interpretimet e tij ka arritur që në vitin 2002, në edicionin e katërt të konkursit kombëtar të muzikës “Euterpe” në Corano të Barit, të zërë vendin e tretë, me një duet violinë dhe kitarrë, ndërsa në edicionin e pestë të këtij konkursi, zuri vendin e dytë.

Gjithashtu, në edicionin e shtatë të konkursit kombëtar të muzikës në Brindizi, zuri vendin e parë, ndërsa në edicionin e 13-të të konkursit ndërkombëtar për muzikantët e rinj, u klasifikua i dyti. Sukseset e Shkrelit kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave italiane, siç janë gazetat “Giornale della muzika”, “Verona teatro”, “Arena” e “L’Adige”, ndërsa për dy vjet, në Verona fitoi të drejtën e interpretimit me violonën “Genuzio Carletti”.

Përfaqësimi i tij i suksesshëm bën që të fitojë bursën e studimit në konservatorin e Balzanos, ndërsa aktivizohet dhe me orkestrën simfonike “Haydn” në Trento dhe merr pjesë në konkurse e interpretime me orkestra të ndryshme. Vlerësimi i shkodranit Xhoan Shkreli, si një nga 6 studentët më të mirë të gjithë konservatoreve të muzikës në Itali, për vitin 2007, u shoqërua me përshtypje pozitive dhe të kritikëve të muzikës në Itali, si dhe ka tërhequr vëmendjen e mjaft orkestrave italiane. Aktualisht Shkreli, ndjek studimet pasuniversitare po në Balzano ndërsa vazhdon të jetë i pranishëm si solist në orkestra të ndryshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora