Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Ilir Magjistari - Nata si e Dekameronit

| E diele, 01.05.2016, 05:49 PM |


DRITA LUSHI

Duke zbardhur, “ Nata si e Dekameronit”

Libër nga ILIR MAGJISTARI

-Mendime-

“Te tre burrat e asaj shtëpie në ditet në vazhdim, ndjenë se si ajo punonte e shpërqëndruar me veten,zgjidhte valixhet, rrobat e djalit,i ndërronte përsëri, i mbushte, i peshonte…e ata qeshnin.i dukeshin ditët minuta.pastaj lodhej dhe i dukeshin vite”

Citova këtë paragraf të tregimit “Nëna”- sepse është një rrëfim i bukur që të prek,por edhe pse aty, gjen veten ?do grua, që është bërë nënë, që është bijë, si dhe ?do burrë, që ështe bir.

Është  bukur të lexosh edhe me fjalë, ndjenjat dhe perkujdesjet e një nëne, përve?se ti ndjesh ato nga përshkrimi i autorit….mbi të gjitha kur lexon  si ajo,  i jep monedhat sipas shteteve të birit (që  niset për të studjuar në Amerikë)me qëllimin, që ai ta telefonojë në ?do shtet ku mbërrin, kur kujdeset gjer’ në detaje për veshjet, fotografitë që i vë në valixhe, dhe pret afër telefonit për 18 orë, derisa ti dëgjojë zërin të birit. Tregimi të për?on emocion.

“Te dashurat e ?uditshme” ?el librin e këtij autori, ku permbajtja dhe zhvillimi i situatave, shoqërohen nga ironia, sarkazma dhe realiteti i sotëm shqiptar përshfaqet konkretisht në një familje, por presupozon gjithë shoqërinë, dhe me gjerë.
Tregimi  ka nota të shpeshta humori, përmes së cilit, shfaqet edhe dhimbja, që ndjejnë prindërit nga fëmijët dhe sjelljet e tyre, kur pritshmëritë, nuk janë ato, që do të dëshironin.

Ndërsa “Letër nga lufta” autori na sjell një ndërthurje midis  reales dhe fantazisë, ku luan bukur me  vendosjen e ngjarjeve  ku dhe si do vetë, duke bërë lexuesin të ketë mendjen pas ?do fraze, për të kuptuar “luftën”, që është brenda ?do njeriu, me anë të një përshkrimi të bukur dhe rrëfimi me pathos dhe intensiv.

Qyteti i dukej si një letër e palosur rrëmujshëm apo e zhubravitur e mandej përpjekur për tu hekurosur dhe drejtuar…apo i dukej se i mungonte dashuria e saj apo që ishte kthyer në një kufome me erën e mirë të së shkuarës’’- ky është një paragraf, që përshkruan autori në këtë tregim, pasqyrë e figurshmërisë dhe metaforës, që në këtë libër janë ekzistente, të shpeshta dhe të shprehura bukur!

Kur njeriu vepron përpara se të arsyetojë dhe jeton me frikërat dhe manirat e tij, gjithnjë e pret një fund i dhimbshëm, është morali që Iliri sjell qartë në tregimin”Këmbëngulje absurde” ndërsa tek tregimi ‘’Roli’’ na jep përmes personazhit të tij, idenë, se as  vitet, as vështirësitë  nuk mund ti zbehin pasionet dhe dëshirat e njeriu. Skenat e tregimit janë sa intime dhe të fusin në meditime.

Kur bota e autorit dhe njeriut,ditët, jeta është plot me larmishmëri ngjarjesh, nuk mjafton më një tregim për të nxjerrë, atë ?ka shpirti mban brenda, dhe natyrshëm kalohet në një gjini me të gjate se tregimi që është novela.

“Fernanda”- është njëra nga dy novelat e këtij libri dhe pikërisht këtu, mënyra e të rrëfyerit, shkon  drejt një trendi psikologjik, dhe autori më shume se përshkrues dhe rrëfyes… kthehet në zhbirues dhe hulumtues, duke u futur në botë personazhesh e duke sjellë një ngjarje të ve?antë.

Dy gra, ku njera duhet të  jetojë jetën e tjetrës në rini, dhe ku tjetra duhet të jetë spektatore e jetës së vet të shkuar…

Novela na jepet me shkallëzime te zhvendosura në kohë,dhe me ngjyrime të ve?anta emocionale. Një “Doruntinë” e kthyer në “Fernandë” nga vetë  kjo e fundit, e cila do të shohë si një film jetën e saj, duke përdorur një personazh,(Doruntinën, që e merr si shërbyese në shtëpine e saj)e cila “paguan” për trillet e një gruaje ndoshta të paplotësuar por, edhe si shkak i nevojës(materiale) dhe  dhembshurisë se saj.

Jeta është e ?uditshme, e paparashikuar, e dhimbshme, por e bukur në të gjitha gjendjet dhe zhgjëndjet, me të gjitha rrjedhat dhe ngër?et, kur edhe trishtimi për largimin e nje njeriu të dashur, mund të kthehet papritur, në lot gezimi…

Një dashuri e humbur, e gjetur përsëri pas shumë vitesh, dhe ekzistenca e një pasardhësje, e bëjnë këtë histori sikur të mos kishte mbaruar kurrë por të vazhduar në kohë…ky është me pak fjalë subjekti tek novela “Plaga e vjetër”

Ajo  përcjell një histori në dy kohë tek lexuesi, por që ndjehet në të gjitha dimensioned, si një subjekt i vetëm, që ne arrijme ta prekim.

Iliri,largohet nga skematizmi duke qene spontan në rrëfim,dhe shpesh na duket se jemi në realitet ne biseda të lirshme dhe jo duke lexuar.

Kjo e bën të lehte, të këndshëm dhe të bukur në lexim, librin.

“Nata si e dekameronit”titull të cilin mban edhe libri, është një tregim, ku ngjarjet dhe ndodhitë duken si të pazakonta(si? është nata me misteret dhe zhurmat e saj) por jo të pamundura, dhe lexuesi kalon në  rrjedhën e  një udhëtimi të zakonshëm dhe ndjek se si shnderrohet ai në një aventurë të ?uditëshme, për të prekur përsëri  realitetin.

Libri ka trembëdhjetë tregime dhe dy novela, dhe të merr në udhëtime apo ngjarje, duke  njohur dhe  biseduar  me gjuhen e autorit me personazhe dhe emra.

Te gjithë gjejnë pak nga vetja qoftë tek personazhet, qoftë tek përshkrimet,batutat dhe mesazhet, që tregimet përcjellin.

Njëherë ndihesh ai skulptori tek “Njeriu në gur”pastaj futesh në vorbullën e tradhëtive, komploteve dhe dashurive të ndaluara si tek tregimi“Princat”, apo diku përjetojme një histori të trishtë ku dënohet një baba dhe e gjen të rritur një bijë, që duhen sikur te mos ishin tetë vite dënim me burg ne mes,dhe kjo ndodh vetem në tregimin “Dënimi”…

Prandaj…
Prandaj si të mos e kesh një libër, që  të duket se të përket?
@ Drita Lushi.

Tiranë,  maj 2016.