Shtesë » Lajme
Ora e Poezisë 2016
E diele, 01.05.2016, 10:50 AM
”ORA E POEZISE” 2016
-NJOFTIM I KLUBIT TE SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE
TROPOJE-
Kryesia e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë njofton krijuesit se edicioni i 7-të i Manifestimit ”ORA E POEZISE” 2016 zhvillohet ditën e shtunë, dt: 21.05.2016, ora 11:00 në sallën e Muzeut Historik Tropojë.
Krijuesit pjesmarrës nga të gjitha trevat në manifestim, duhet të dërgojnë për konkurim nga një poezi, me shifër, deri me datën:06.05.2016 në adresat:
lulzimlogu@yahoo.com
gjnecaj@yahoo.com
Juria e ngritur me këtë rast do të bëjë vlerësimin e tyre dhe do të shpallë listën e fituesve konkurues , të cilët do të garojnë për tre çmime letrare,brenda datës:15.05.2016
Njëkohësisht kjo juri do të shpallë dhe librin më të mirë poetik të botuar në periudhën kohore mes dy manifestimeve “Ora e poezisë” 2014-2016
Jeni të mirëpritur!