E premte, 19.04.2024, 03:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Kolegji i famshëm i Shën Benediktit

E enjte, 28.04.2016, 08:59 PM


Kolegji i famshëm i Shën Benediktit  (S. Benedetto Ullano)

Nga Gjon Keka

Viti 1443 nuk shënon vetëm rikthimin e Gjergj Kastriotit në atdhe për ta cliruar atë nga barbarët osman,  por shënon edhe rikthimin e iluminizmit dhe kjo me hedhjen e themeleve të Kolegjit të Shën Benediktit (S. Benedetto Ullano) po atë vit. Ky kolegj i rëndësisë së vecantë për kohën përbënte hapin e madh të formimit dhe arsimimit të gjeneratave në atë kohë . Kolegji ishte në shërbim të dijes për shqiptarët. Eshtë e rëndësishme të theksohet se nga ky kolegj dolën shumë profesor, student të zgjuar dhe dijetar që do të linin gjurmë në shumë procese e posqërisht në fushën e shkencës dhe dijes në përgjithësi. Kolgji u ndërtua më pas më 30 Qershor 1732 nga Papa Klementi XII. Duhet theksuar se rektor apo drejtues i këtij kolegji ishte Pjeter P. Rodata(Pietro Pompilio Rodata) bibliotekar në Vatikan, peshkop i shuguruar por në kompetencat e tij peshkopale ishte vartës i Bisignanos.  Pasardhësi i tij i drejtimit të seminarit të këtij kolegji u zgjodh në vitin 1792 don Francesk Bugliari i cili dallohej për nga talenti dhe ndershmëria. Ky i kishte bërë lutje Ferdinandit IV që të shtoj të ardhurat e kolegjit dhe të transferoj kolegjin e Shën Benediktit (S. Benedetto Ullano) në manastirin e Shën Ardianit. Nga kjo kohë ky kolegj është shquar për aftësitë e të mësuarit të profesorëve,  si dhe të sjelljes së mirë të studentëve të saj. Por ky prosperitet i jashtë zakonshëm nuk zgjati shumë, pasiqë disa banditë në vitin 1799 dhe përsëri në vitin 1806 e plackitën dhe maltretuan drejtuesin e saj don Bugliar i cili edhe përkundër kësaj zgjodhi të qëndronte deri në fund aty. Ai dhe sakrifica e tij për dijen tregohet me këto fjalë që ai vetë kishtë thënë „më mirë të vdes nga dora e banditëve se sa të braktis këtë tempull dhe vendin. “Ndërsa pas tij vjen Domenik Bellusci për të vazhdur kështu përpjekjet e tyre për dije dhe edukimin e brezave. Me pak fjalë ky kolegj përbën një akt historik në historinë e edukimit, dijes dhe shkencës,  sepse aty shqiptarët nuk u lejuan të mbesin në injorancë, por të edukohen dhe të fitojn njohuritë e përgjithshme që përbën dritën e zhvillimit dhe të lulëzimit të brezave dhe shoqërisë shqiptare brenda dritës së këtij kolegji të kohës. Duhet në nvizuar edhe këtë se revolucioni italian nuk mund të kuptohet pa personalitetet që dolën nga ky kolegj për t'i lënë gjurmë kohës dhe proceseve të rëndësishme historiko-politike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora