Mendime » Radovani
Radovani: Si e shkyen bishat e sigurimit Don Beltojen
E marte, 26.04.2016, 07:09 PM
SI
E SHKYEN BISHAT E SIGURIMIT DON MIKEL BELTOJEN ?!
Nga Fritz RADOVANI
DOSJA NR. 22.796
■Dosja e hetimit Hilë GJERGJI, 38 vjeç, fillon me 19 Prill 1973, ora 14.30...
Hetimet e Hilë Gjergjit fillojnë njëheri me torturat mizore të hetuesit Shyqyri Qoku.
■“I gjykuari Hilë Gjergj GJONI me dt. 30 korrik 1973, i rikthehet hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme Shkoder, per perpilimin e një Aktakuze të re...Kryetari Nuri Resmja, anëtarë: Valdet Kotrri e Mejreme Gjyrezi, nd/prokuror Kostaq Shandro.
■Gjykatës së Rrethit Shkoder: Mendojmë që gjykimi i kësaj çeshtje të bëhët me dyer të mbyllura. Prokuri i Rrethit, Faik Minarolli...
■Vendim per të pandehurin Hilë GJONI nga Gjykata e Rrethit Shkoder, me Kryetar: Rrustem Gjata, anëtarë: Gjon Asllani, Filip Rroku, prokuror: Remzi Kruja... Nga neni 48,
Me vdekje – me pushkatim... Kryetari Rrustem Gjata.
■Në relacion të Gjykatës shenohet: “...Hilë GJONI, ka thënë fjalët më të poshtra kundër udhëheqësit tonë Shokut Enver Hoxha, duke e quajtur atë servil e të shitur në shtetet e huaja... Ka bërë thirrje per heqjen e fotografisë së udhëheqësit.” Tomas Beqari.
■Aranit Çela merr një relacion per “rezikshmërinë e Dom Mikel Beltojës, nga Feqor Shehu, dhe i percjellin dokumentat Kuvendit Popullor, ku shenohet: “... Ndësa, lutjen per faljen e jetës, i lartpërmenduri ka refuzuar në mënyrë kategorike ta bënte.” Kryetari i Gjykatës së Lartë, (Aranit Çela) dv.
■Dishroni me lexue edhe një poshtersi anadollako – komuniste, botue kohët e fundit mbas dekorimit të xhelatit që ka shkye per gjymtyrësh Klerikun nga Beltoja:
■Ja dhe Deklarata e fundit e kriminelit vrasës Shyqyri Qoku:
“Të gjitha medaljet që kam marrë më janë dhënë për shërbim ndaj atdheut.
Meqë kjo medalja e fundit u bë mollë sherri mes forcave politike, jam gati ta dorëzoj, madje edhe aty në mes Parlamentit. Ndoshta kështu mund t’i shërbej atdheut përsëri”. Këto janë fjalët e 87-vjeçarit Shyqyri Qoku...” Në vitin 2016...
■Nga fjalët e siperme del kjartë se terroristi i dekoruem, asht gati me rifillue prap edhe
njëherë listen e poshtëshenueme...
SHTETI SHQIPTAR ASHT TERRORIST! AI DEKORON TERRORISTËT!!
Botue nga Arkivi Tiranë, 2016.
■Nga Lista e Proceseve të kriminelit Shyqyri Qoku, veçojmë disa prej atyne që njohim,
Emna të Klerikëve Katolik Shqiptarë:
At Zef Pllumi,
At Leon Kabashi,
Imzot Ernesto Çoba, Vdekë në Sigurimin e shtetit...me 8 Janar 1980.
Don Lec Sahatçija, Vdekë në Burgun e Tiranës...me 4 Prill 1986.
Don Zef Hardhija,
Don Kolë Toni,
At Aleks Baqli,
Fra Gasper Jubani,
Don Marin Shkurti, Pushkatue me 1 Prill 1969.
Don Gjergj Hardhija,
Don Pjeter Gruda, Vdekë në Kampin shfarosës Sarandë...me 13 Janar 1989.
Don Hilë Gjoni, Shkye per gjymtyrësh mandej asht Pushkatue me 10 Shkurt 1974.
■”Para pushkatimit, xhelatët e terheqin prej gjymtyrësh derisa e shqyejnë dhe, për së vdekuri, e pushkatojnë me 10 Shkurt 1974...” (deklaron Dr. Pjeter Pepa në vitin 2007.)
■Në vitin 1993, në librin “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1990”, që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, asht e shkrueme po e njajta frazë “per shkymjen e Tij, nga xhelatët para pushkatimit... me 10 Shkurt 1974.” (faqe 93 – Tiranë, 1993)
■DOSJA Nr. 22796... I njajti Person me tre Emna: Si e shpjegon xhelati Qoku këte?
1. Hilë GJERGJI (1935 – 1974)
2. Hilë GJONI (1935 – 1974)
3. Don Mikel BELTOJA (1935 – 1974) Emni per të cilin u Masakrue...
■Le të pergjegjet terroristi Shyqyri Qoku, se cilin ka zgjedhë, nga Këta tre Emna të Nderuem, per me shkye per gjymtyrësh me 10 Shkurt 1974...Para pushkatimit...
TURPI MA I MADH I SHEKULLIT: SHTETI DEKORON TERRORISTIN NË 2014 !