E enjte, 25.04.2024, 09:08 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Pse e duan Fadil Hoxhën?

E hene, 25.04.2016, 08:28 PM


Pse e duan Fadil Hoxhën?

Krimet e  zhvatjet e “komandantëve” nuk i bëjnë më të mirë F. Hoxhën, M. Bakallin, as A. Vllasin

Nga Gani MEHMETAJ

Pas luftës njerëzit e dëshpëruar më komandantët që nuk e çliruan asnjë zabel nga armiku, ndërsa e zaptuan Kosovën, nisën ta kujtojnë me nostalgji kohën e Titos, nisën ta kujtojnë ndryshe Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin e Sinan Hasanin. Krimet e shëmtuara të "komandantëve" e të SHIK-ut, që zëvendësuan mizoritë serbe, i detyruan njerëzit të iknin nga realiteti dhe ta shtrembërojnë të kaluarën. Prostitutat politike që i japin zjarrmi kësaj dashurie nuk llogaritën, prostitutat politike atë punë kanë, dashurinë perverse ndaj kriminelit.

Kjo nostalgji për Jugosllavinë, na e kujton të kaluarën e shëmtuar, kur mizoritë serbe bënë që të harrojmë mizoritë e ushtrisë turke, kështu që një pjesë e shqiptarëve nisën ta vajtonin armikun “e mirë” (turkun), përballë armikut të keq (serbin).

Milosheviqi i nxiti shqiptarët ta duan Titon, megjithëse ushtria jugosllave e Titos vrau 50 mijë shqiptarë, shpërnguli 250 mijë në Turqi, dënoi mijëra në burgje etj. Demonstratat e vitit 1981 u bënë kundër pabarazisë së shqiptarëve në Jugosllavin e Titos, ndërsa parullat kryesore ishin kundër M. Bakallit, F. Hoxhës e klikës komuniste gjakovare. Azem Vallasi që e e luftoi dikur egërsisht F. Hoxhën, sot e mbron duke gënjyer kinse ai e pengoi shpërnguljen e shqiptarëve! Në kohën e kriminelit gjakovar F.H. u bënë spastrimet më të mëdha etnike. Ata shqiptarë kurrë më nuk u kthyen, u shkrinë në detin e madh turk.

Gjatë vjetëve të nëntëdhjeta mercenarët sllavë askush nuk i amnistoi, por as nuk bëri fushatë linçi kundër tyre. U harruan si çdo argat i djallit. Shqiptarët ndonjëherë kanë kujtesë peshku, harrojnë pas disa minutash.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora