E shtune, 20.04.2024, 08:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur, Valbona Peraj

E diele, 24.04.2016, 10:29 AM


Personazh/ Flet këngëtarja e mirënjohur, Valbona Peraj: Puno, krijo, realizo, fal mirësi, mos u trego mizore ndaj hipokritëve

-Nuk kam as të dashur politikan dhe as gjoks me silikon

-Të dashurin e ideoj jashtë Shqipërisë

-Nuk e kam kopjuar kurrë Genta Ismajlin

- Kënga ime "Të dua ty" është kënduar para se të nxirrte një këngë të tillë Genta

-Tashmë po performoj me divat, si Gëzim Nikaj, Fatmira Breçani

Nga Albert Z. ZHOLI

E qeshur, e dashur, praktike, e bukur, pak tekanjoze, tepër aktive, e muhabetit, por ka një moment që po ju "nxi' paksa nervi i ballit “futu në vrimë të miut” . Në një bisedë disa minutëshe me Bonën i kalon të “katër stinët e vitit”. Kërkon shumë nga vetja si në profesionin e saj, po ashtu dhe në art. Kurrë nuk kënaqet, por dhe kurrë nuk tërhiqet nga vështirësitë. Nuk fyen, por dhe nuk e duron fyerjen. I jep rëndësi lukut, por pa e kthyer në qëllim në vetvete. Për të bukuria vjen pas inteligjencës.

Në faqet e internetit kohët e fundit flitet se Valbona Peraj i ka kopjuar këngën Genta Ismajlit. Konkretisht bëhet fjalë për këngën “Të dua ty”, a është e vërtetë dhe cila është përgjigja juaj?

Unë jam një person që nuk futem shumë në faqet e internetit për të parë se çfarë shkruhet apo kush shkruan për mua. Një fan i imi me dërgon në FB shkrimin që shkruhet nga një portal, online në Kosovë që këngën time "Të dua ty" ia kisha kopjuar Genta Ismajlit. E para, kënga ime ka qenë pjesëmarrëse në Top Fest 2 në TOP channel dhe ka qenë ndër këngët më të mira, të atij edicioni dhe kënga për të cilën bëhet fjalë, që unë, thuhet se e kam kopjuar. Genta e ka kënduar pas meje dhe këto këngë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. E kam theksuar dhe e theksoj se do i shkoj deri në fund, pasi shikoj që edhe videoklipi i këngës time është bllokuar nga Youtube.

Flitet për një bashkëpunim me Ervin Bushatin. Cilat janë planet tuaja të kësaj vere?

Në fakt këtë verë do vij me dy bashkëpunime dhe që jam e sigurt që do keni surpriza të bukura dhe hite të pa diskutueshme, por me detaje do ju flas në një moment që do finalizojmë diçka, pasi të dy këto bashkëpunime janë ne punë e sipër.

Thonë se tashmë dhe Bona u dorëzua, ka një të dashur të fshehtë që e përkrah kudo? Mos vallë është politikan?

Bona është konkrete dhe reale. Nuk me pëlqen të bej show, si ca e ca pseudo këngëtare që vijnë si balerina në tregun e muzikës dhe më pas pretendojnë se janë super këngëtare. Që të dashurit e tyre ju japin lek për silikon lartë e poshtë dhe me pas dalin nëpër media me skandale për të fituar famë. Aktualisht nuk ka asnjë të dashur në jetën e Bonës. Po e vëzhgoj, por jo në kontingjentin e shqiptareve. Kur të ketë diçka lajmin do e kaloj te ju.

Tek cila parti po tenton të hyjë Bona. Ku janë ofertat më të mira?

Partia? Ahahahahhahahahah, sigurisht nuk vrapoj pas atyre që më rrëzuan. Po shoh me vëmendje kërkesat...

Një vajzë që në pamje të parë të jep imazhin e një femre të dashuruar me artin, letërsinë. Pse studiuat për inxhinieri mekanike dhe jo në ndonjë degë tjetër?

Unë ndjehesha mirë në matematikë, por doja më shumë letërsinë. Kur kam qenë në vitin e katërt të shkollës së mesme kam bërë një hartim, i cili doli hartimi më i bukur në Shkodër dhe u komentua dhe në radio. Të gjithë menduan se unë do të studioja për letërsi apo për gazetari. Inxhinierinë e zgjodha meqë e ndjeja veten mirë në matematikë. Kërkoja nga vetja një sfidë të re. Nuk jam e penduar. Një eksperiencë që ja vlen ta përmendësh.

-Tashmë mbi një dekadë në skenë. Ke shumë këngë dhe klipe, por unë do të doja të ndaleshim pak te klipi ‘Jam arbnore’.

Kjo këngë është kthyer në hit. Kudo që shkoj kërkohet me ngulm. Mbetet një ndër klipet e mia më të pëlqyera, ndërkohë kam një tjetër projekt në dorë.

Koha ecën dhe njeriu bën dhe korrigjime. Nëse do mund të kthenit kohën pas, a ka ndonjë gjë që do ta ndryshonit ose do ta bënit ndryshe?

Jeta vjen ashtu si vjen. Tani ndihem e lumtur dhe e kompletuar. Besoj se ndoshta dhe kam gabuar dhe kam korrigjuar, por gjithmonë jam munduar të jem njerëzore, e dashur dhe të mos jem cinike. Gjatë rrugëtimit kam bërë përmirësimet e duhura. Nuk ka njeri pa gabime, por kryesorja është të mos gabosh me vetëdije dhe të të mbizotërojë e keqja.

-Bona e freskët, tërheqëse që nuk e tregon moshën. Ndonjë sekret bukurie?

Ahaaaaaaaaa. Jam pak edhe tradicionale në këtë fushë. Pse jo, ndjek dhe recetat e gjysheve tona, ashtu siç kanë bërë gjyshet e nënat tona. Maskat me domate, me kos e kastravec tek sytë. Maska me garza kamomili, dush me ujë të ftohtë për tonifikim. Janë të thjeshta, praktike dhe shumë natyrale.

-Emri juaj është kthyer ndër më të kërkuarit në diasporë, si po shkojnë koncertet?

Shumë mirë, jam pritur shumë mirë në Angli e Amerikë dhe jam e lumtur për këtë fakt. Gjithashtu dhe rikthimi duke punuar me miq të mi të vjetër si, Gëzim Nikaj, Fatmira Brecani, Arbëri Hadergjoni, Ervin Bushati, etj ma bëjnë punën  më të lehtë.

-Si ja del mbanë ndërmjet punës së shtetit dhe artit?

Hahahahahah një kureshtje që i bën të gjithë gazetaret kureshtarë.. Epo ky është sekreti të dish ti bësh balancimin e duhur mes familjes, punës si inxhiniere në DPSHTRR dhe si këngëtare në kohën e lirë, balancoj gjërat dhe gjej kohën për të gjitha

-          Raportet me djalin tuaj, shikoj se është gjithmonë bashkë me ju?

-          Djali im quhet Albo, 5 vjeç i cili është motiv i jetës time. Dikur bota mendoja se rrotullohej ndaj meje e tani unë rrotulloj veten dhe botën rreth djalit tim.

-          -Nëse do mund të kthenit kohën pas , a ka ndonjë gjë që do ta ndryshonit ose do ta bënit ndryshe ?

-          Dikur kam braktisur shumë gjëra për asgjë sigurisht po të kthehesha nuk e bëja më dhe do këmbëngulja më shumë për realizimin e qëllimeve të mia.

-          -Atëherë flasim pak për muhabetet e femrave: moda & estetika...

-          Në këtë plan nuk është se gjëmoj pas gjërave të ekstremeve pasi çdo person identifikohet te stilisti i tij. Unë jam vetvetja. Asnjëherë nuk nisem nga tendencat e fundit për të blerë gjëra. Nëse mua më shkon diçka, e vesh edhe nëse s’është në modë.

-          -Po ndonjë sekret bukurie që e ndiqni vetë ?

-          Ah po hahaha Recetat e gjysheve tona, ashtu siç kanë bërë gjyshet e nënat tona. Jam gjithmone te gjërat e natyrës.

-          -Kur dhe ku e ke bërë setin e fundit fotografik ?

-          Vetëm para pak ditësh, enkas për këtë intervistë. Ishte një ndër setet më të bukura që kam realizuar..

-          -Ngjyrat që të personifikojnë, cilat janë ?

-          E zeza dhe ngjyra vishnje në gjak ( kjo shpjegon pse pëlqej filmat horror) hahaha

-          -Cili është mësimi më i çmuar që ke marrë në jetë ?

-          Kohët e fundit jeta më përplasi shpesh here me situata aq të vështira sa shpesh herë thoja me vete “nuk mundem më” madje i drejtohesha zotit me shprehje “çfarë të kam bërë?!” dhe ma beso se këto ishin mësimet më të vyera në jetë. Pasi u rrita madje shumë më shumë se moshataret e mia, u njoha me veten time ku shpesh herë nuk e njihja dhe mbi të gjitha njoha njerëzit që më rrethonin. Ky po që është mësim. Vërtet u rrëzova por gjeta kurajën të ngrihem në këmbë. Puno, krijo, realizo, fal mirësi, mos u trego mizore ndaj hipokritëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora