E enjte, 25.04.2024, 03:35 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Shkollat shqipe në Gjermani

E premte, 15.08.2008, 08:44 PM


SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI

Shkruan: Shaban Cakolli

Shkollat shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymën e patriotizmit shqiptar,me njohëje kulturore e shkencore dhe  bukurive estetike..Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotrojnëmirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit tonë.Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për rrespektin dhe mirënjohëjen ndajvendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur me njohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim të i përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në qdo  land ku ndodhen duke përfshi fëmijët e gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit ndahet në tre cikle:Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.Mësimi  vende vende zhvillohet me klasë të kombinuara.Shkollat shqipe në Gjermani mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.Në kuadër të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla joë shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.Me formimin e  Qeverisë së Kosovës në mërgim formohet edheMinistria e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me teedhe KASH"Naim Frashëri".Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të shkollave shqipe të mësimit plotësues në  Gjermani.Përndjekjet e viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhe të ekzodit biblik të shqiptarëve preku  Gjermaninë me një numër të madh strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për 400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në qdo Land gjerman.Në gjitha këto drejtime shkolla shqipe fitoj një përvojë të madhe.Shkollat shqipe në Gjermani,kanë synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat epërpjekjet e popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare memanifestimet e tyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e sukseseve edhe në shkollën erregulltë gjermane.Përvoja ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të zellshëm edhe në shkollën e rregulltë gjermane,sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta.Nxënësit shqiptarë që shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip,janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e  Bashkuar.Këta nxënës nga gjitha  Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive mësimore,etj...Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund të e përmbyllësh me një shkrim gazetash:Për te mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi,si:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah Sadiku,Hamzë Halabaku,e shumë të tjerë.Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në mërgim,mosnjohëja  e historisë kombëtare,mosvijimi i shkollës shqipe patjetër i hap rrugën asimilimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora