E marte, 19.03.2024, 04:52 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Kopshti i gurtë i Hebrenjve në Manhattan

E marte, 19.04.2016, 07:45 PM


KOPSHTI I GURTË I HEBRENJVE NË MANHATTAN DHE MAGJIA E ARTIT

Nga Kozeta Zylo

Në Muzeumin e trashëgimisë së Hebrenjve ne Manhattan, jo vetëm që befasohesh nga mënyra se si e ruajnë trashëgiminë e tyre, nga reklamimi botëror që i bëjnë, por befasohesh dhe nga magjia e artit. Për minuta të tëra nga dritarja me xhama qëndrova e magjepsur me kamera në dorë përballë kopshtit brilant me gurë qësimbolizon këmbënguljen e jetës, dashurinë për jetën, duke nderuar si ata që kanë vdekur në Holokaustin dhe ata që mbijetuan.

Magjia e artit më bëri qëpër pak momente të harroja përse ishja e ftuar në këtë Muze... Kopshti ishte krijuar nga artisti i famshëm i mjedisit Andy Goldsworthy.  Kopshti i brilant, u hap për publikun më 17 shtator, 2003. Ky kopsht është një memorje e gjallë dhe vazhdon të frymëzojë në mënyra të reja. Eshte nje kopsht me pemë në rritje nga guri, kopshti ishte mbjellë nga artisti, të mbijetuarit e Holokaustit, dhe familjet e tyre.

Kjo hapësirë soditëse, është e dukshme nga pothuajse çdo kat të Muzeut.  Ndalesa më dha efekte gati hyjnore me njerëzit, kohen, gurin, pemët, natyrën.  Ato dukeshin si skulptura të gjalla, GUR, PEME, BURRE DHE GRUA, dhe komunikoje me ta.Hebrenjtë kanë arritur të bëjnëqëdhe guri të flasi... Ky kopsht i gurtë të kujtonte Michelangelon i cili ka thënë: “Çdo bllok prej guri ka një statujë brenda tij dhe kjo është detyra e skulptorit për të zbuluar atë”.

Populli shqiptar i ruajti hebrenjtë gjatë Luftës së Dyte Botërore dhe është nje shembull i rrallë në botë, por shqiptarët duhet të ndjekin rrugën e hebrenjve që të dinë ta rekalmojnë botërisht çdo gjë tëbukur në botë... Shqiptarët duhet të bashkohen me shumë se kurrë, sepse bashkimi i bëri hebrenjtë të hedhur në të gjitha anë e botës tëbashkohen dhe në saje të bashkimit të kenë një rol kyç ne politiken botërore...

Ne nuk na duhet punë t’i bëjmë gurët të flasin, se ate janë dëshmitarë të historisë sonë, por ne na duhet punë për te bashkuar gojët tona që të flasin me njëgjuhë: GJUHëN E BASHKIMIT! Le të shpresojmë!

Prill, 2016

Manhattan, New York



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora