E marte, 19.03.2024, 11:23 AM (GMT)

Faleminderit

Dërmaku: Mark Krasniqi në dobi të çështjes kombëtare

E hene, 18.04.2016, 05:59 PM


MARK  KRASNIQI  NJE  JETË   TE  TËRE  NE DOBI  TE  ÇËSHTJES  KOMBËTARE..,

“ Më urtë, më butë, se këta janë kriminel e të mbysin!“

Nga Ramiz DËRMAKU

Biografia 1920-2015

Mark Krasniqi u lind në fshatin Gllaviçicë afër Pejës më 19 tetor 1920. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946-l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.

Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd si asistent, pastaj bashkë-punëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lub-janës në Slloveni. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (që nga viti 1993). Ka botuar më se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë nga serbo-

kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja

në gjuhën shqipe.

Akademik Mark Krasniqi, ishte mësues, profesor, doktor, pedagog, atdhetar, akademik, por mbi të gjitha ishte njëri ndër PENAT më të mbrehta të çështjes kombëtare. Ai  ishte gur graniti, në grykë të hasmit, at  njeri nuk guxojm ta harrojme në asnjë kohë, dhe në asnjë vend ku flitet e shkruhet shqip.  Ai vdiq por pas tij mbetën librat, veprat dhe emri i TIJ i madh.

Ai ishte , mësues, pedagog, profesor,rektor, gazetar, poet  AKADEMIK, guximtar, humanist, trim, por mbi të gjitha ishte PENË e mbrehtë e çështjes shqipëtare. Në qëndresë I Akademik Mark Krasniqi, ishte më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrënjët; në tokë e gur. Akademik Mark Krasniqi,  ishte shumë i madh dhe qiellin se pranonte kulm. Ai tërë jetën kërkoi dhe punoi për drejtësin, dhe Lirinë, edhe pse jetoi e veproi në kohë të vështirë ( të keqe). Që nga fëmijëria e deri në pleqëri jetoi nën robëri, por qëndroi i pa përkulur. Eci  nëpër rrugë të vështira por kurrë nuk hezitoi, kurrë nuk u ndal dhe kurrë se ndërpreu aktivitetin kombëtar. Ai  shumë herët i thurri eshtrat me brinca: Dhe çëndronte kokëlart. Pa asnjë shenjë MENDJEMADHËSIE, por plot trimëri e guxim. Që nga mosha rinoreAkademik Marku, filloi ta kërkojë rrugën drejtë LIRISË dhe eci burrërisht, por çdo herë në krah të popullit. Ai thoshte; Cdo kush(që mendon se është i pastër, si në ditët[D1]  , ishte I lidhur për kërthizë  të nënës, është shumë i rrezikshëm! ) thoshte duke qeshur Mark Krasniqi: Unë nuk shkruaj.., por  shkruan koha ! “ Por shumë shpeshë i përsëriste fjalët:“ Vëllezër, historinë e shkruan populli, me vepra. Unë dhe të gjithë të tjerët duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e me dorën e popullit shqiptar!“ Në një mbledhje të Fakultetit Ekonomik, kishte deklaruar; j“ Sot e kam për ‚ ime!“ DHe filloi me të gjitha farcat e tij intelektuale e materiale ti përkushtohet çështjes kombëtare. Gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Shkelte rëndë. E futën në mes dy zjarresh. Deshën ta djegin me zjarrë por ai qëndroi heroikisht. E larguan nga Fakulteti , ia ndaluan hyrjen në Univerzitet, ia ndaluan librat, ia ndaluan lëvizjet, orvateshin t’ia ndalonin edhe FRYMËMARRJEN.., duke menduar se do tia thyejnë majën e penës, por ata – o nuk ia arritën qëllimit. Shumë herët Akademik Mark Krasniqi, u “kacafyt“ me regjimi kriminel sllav dhe shërbëtorët e tij.

“Akademikët, intelektualët e politikanët serb“, kur e panë guximin dhe vendosmërinë e tij, ranë në gjunjë para TIJ  , dhe ky i shtriu për toke si bishat e zhugosura intelektualët e akademikët sllavë, e në mesin e tyre edhe Vaso Çubrilloviçin etj, të cilët kishin mbjellë farën e huaj në tokat shqiptare.

Të gjitha ndytësirat, mendimet dhe qëllimet çetnike serbe i qiti në sheshë Akademiku Ukshin gjeneralët e ushtrisë fashiste serbe akoma nuk dorëzoheshin.., ata tani kërkonin ndihmë nga politikanët dhe luftonin ( siq po luftojnë akoma edhe sot) me të gjitha forcat e tyre fizike, materiale, intelektuale për zhdukjen dhe asimilimin e kombit shqiptar. Ish. Komiteti krahinor me shërbëtorët e partisë komuniste u vërsulën ndaj akademikut tonë, u orvatën t’ia marrin PENËN e t’ia verbërojnë sytë.  Por profesori, vepronte, punonte, shkruante e informonte pa ndërprerë në “binarë paralelë“: Shkruante të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe krijonte për historinë tonë emra  të rinjë, të cilët më vonë do ti vërsulën armikut me të gjitha forcat. Studentët, rinia,  dhe populli shqiptar do ta REALIZOJNË amanetin e TIJ dhe të gjithë MARTIRËVE. Ai  luftoi në çdo kohë; prnverë,verë, vjeshtë e dimër, ditën e natën pa e ndërprerë kurrë aktivitetin e tij kombëtar, shumë shpeshë shkroi edhe nën dritën e vajgurit. Akademik ,Mark Krasniqi,  veproi në kohë të vështira të regjimit kriminel serb,

në kohë kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa këputej një mollë prej dege. Ai u bë kurban i çështjes shqiptare.Familjen dhe fëmijët e tij nuk i mbronte ajo kohë. Ai shumë shpeshë i pyeste shokët e miqët? A e dini se çka është t’merri ? Pushteti kriminel serb i (përkrahur edhe nga  disa shqiptarë të shitur) ia shkëputnin mishin me dara nga trupi Akademik Mark Krasniqit ( por edhe të gjithë ata që e përkrahnin atë), u dënuan . Vajzës së tij, ia ndaluan regjistrimin në Univerzitetin e Kosovës.., e më largë.., Jugosllavi.., kjo ishte e vërtetë! Disa shokë, miqë e intelektual që jetonin dhe vepronin me Akademik Mark Krasniqin,  i thonin profesorit.., “ Më urtë, më butë, se këta janë kriminel e të mbysin!“ Kur tankset e ushtrisë ish. jugosllave shkelnin e vranin shqipëtarë, profesori kokëlartë ecte me  student e thoshte: : Po ç’jam unë më atdhetar dhe më trim se sa studentët, punëtorët, fshatarët, nxënësit…, të cilët i kërcenin tankut serb për çlirimin e Atdheut.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora