E premte, 19.04.2024, 03:46 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Për ngritjen e statujës së Nënë Terezës në Strasburg

E diele, 17.04.2016, 08:24 AM


PETICION PER MBËSHTETJEN MORALE TË PROJEKTIT TË SOLIDEST-it - GJENEVË PËR NGRITJEN E STATUJËS SË NËNE TEREZËS NE STRASBURG

(SOLIDEST, Association Internationale de Solidarité pour le Développement des Pays de l’Est, International  Association  of Solidarity for the Development of Eastern Countries, Shoqate Nderkombetare Solidariteti per Zhvillimin e Vendeve te Lindjes)

Shoqatën SOLIDEST e themeluam në Gjenevë më 12 maj 1992, të mbeshtetur nga personalitete të shquara të ONG-ve zvicerane dhe ndërkombëtare, dhe e rekomanduar në botë në vitin 1992  nga revistat informuese të NGLS,  (Shërbimi i Lidhjes jo qeveritare pranë  Kombeve të Bashkuara në Gjenevë).

Dihet se monumentet përkujtimore shkruajnë në sheshin publik historinë e kombeve. Çdo komb ka historinë e vet, por  dhe të drejtën dhe detyrën për të paraqitur botërisht identitetin e vet, pasi këtu kemi të bëjmë me një vizion evolutiv të fatit të njerëzimit, nëpërmjet vendit që i ruhet njerëzve ose ngjarjeve të mëdha në kujtesën kolektive, që rimodelohet vazhdimisht, nëpërmjet artit publik monumental.

Një pasuri e pafund kjo, e skalitur, që përbën zbukurimin kolektiv të qendrave tona të banuara, duke i afruar ato.

Këtë kemi pasur parasysh ne, kur në kuadrin e veprimtarisë sonë për një njohje më të mirë midis popujve, edhe pse pa burime financiare, kemi bërë disa projekte si shoqatë, por edhe me degët e saj nëpër botë. Eshtë fjala për ngritje përmendoresh të personaliteteve të shquara shqiptare që kanë dhënë ndihmesën e tyre për zhvillimin e njerëzimit, si Skenderbeu, Nënë Tereza, Karl Gega e shumë të tjerë, që bota shqiptare i dha, si Perëndimit edhe Lindjes.

Kjo veprimtari e jona është shtrirë nga Gjeneva në Paris, Londër, Berlin, Vjenë, Barcelonë, Prishtinë, Shkup, New York, Buenos Aires, Santiago e Kilit, Johannesburg, Singapur, Kuala-Lumpur, Manila, Melburn etj.

Zvicra neutrale, me sa i është lejuar, e ka ndihmuar kombin shqiptar, sidomos pavarësimin e Kosovës. Le të kujtojmë se qe qeveria e Republikës dhe kantonit të Gjenevës ajo që në vitin 1997, viti më i vështirë i historisë sonë kombëtare, miratoi kërkesën tonë si SOLIDEST, për ngritjen e bustit të Skenderbeut në tokën zvicerane. Kështu Skenderbeu qe i pari hero kombëtar i huaj që u pranua në Zvicër, pas së cilës po ngrihet në shumë shtete të botës si kurrë më parë.

Ne si SOLIDEST kemi ngulmuar te bëjme te njohur kombin shqiptar në botë edhe për arësyen e  komprometimit  të prestigjit tonë kombëtar në botë, nga sjellja jo e mirë, por  keqbërëse e mijëra të rinjëve tanë.

Ishte një gëzim i madh kur konstatuam se 100 milionë filipinas e njihnin Skenderbeun, që poeti i tyre e shpalli si shembull për Luftën çlirimtare. Bashkia dhe veteranët i bënë vend heroit, por ne...

Në Argjentinë e Uruguai statujës së Nëne Terezës ia kishin rezervuar vendin, kurse në Kili dy sheshe presin emrin dhe statujën e saj, por ne si shoqatë ishim të pafuqishëm të premtonim gjë.

Vite më parë, bashkia prestigjioze e Strasburgut e vlerësoi propozimin tonë për një bust të Skenderbeut, por në traktativa gojore ishte më e ngrohtë për ngritjen e statujës së Nënë Terezës. Ne si SOLIDEST, këtë radhë të mbështetur edhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, po paraqesim sërish projektin e ngritjes së statujës së Nënë Terezës në Strasburg, por këtë radhë si personalitet me vlera planetare të amplifikuara nga shenjtërimi.

Të sigurt se kjo inicitative ju entuziazmon, ne po e forcojmë projektin duke ju bërë bashkëautorë të nderuar, vetëm duke dërguar mbëshetjen tuaj morale në adresën E.mail:  astrit.leka@bluewin.ch. Tél: 0041227388341

Koordinatori i projektit tonë në Strasburg  është: Prof. Dr. Fotaq Andrea

Kryetar:                                                                          Drejtor ekzekutiv:

( Astrit Leka)                                                         ( Dr.  Alexandre Lambert)

astrit.leka@bluewin.ch

Projekti është gati për nisje nga Shoqata jonë Nderkombëtare SOLIDEST me seli në Gjenevë, pret edhe mbështetjen tuaj morale që mund të na dërgohet me shkrim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora