Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Harriet Martineau: Tingujt e pranverës 2

| E premte, 15.04.2016, 08:36 PM |


Fondacioni “Harriet Martineau” në kuadër të angazhimit në jetën shoqërore dëshiron të organizojë një pasdite social-kulturore me temë: “Tingujt e pranverës 2”.

Vitin e kaluar Fondacioni organizoi edicionin e parë të këtij aktiviteti, më 14 Maj 2015 në mjediset e Qendrës Rinore.

Në këtë aktivitet që është menduar të zgjasë 60 minuta studentët do të luajnë pjesë për instrumente: flaut, klarinetë, kitarë dhe fizarmonikë, piano etj.

PROGRAMI:

1. Endrit Pepa, fizarmonikë: A.Piazzola: “ Liber tango”;

2. Sidrit Dobi, piano: Bethoven: “Apasionata”, Koha 3.

3. Eliza Preka, fizarmonikë: “Indiferenti”

4. Edison Durbaku- Flaut

5. Eleni Papleka- violoncel

6. Muharrem Tare, fizarmonikë: “Princesha e fizarmonikës”.

7. Ksandri Begolli, flaut J.S.Bach “Siciliano”

8. Klajdi Caca: klarinetë- pjesë instrumentale: “Si dukat i vogël je” & “Pranvera ka nis me ardh”

9. Rexhino Lufta: koncert oboe, violine (do maxhor ) Robert kacapaglia atlantik

10. Marjona Metohu, Llazar Daka- këngë dhe kitarë.

Ky aktivitet shkon në drejtim të ndërgjegjësimit të shoqërisë për t’I ardhur në ndihmë një bashkëmoshatarit të tyre, 20 vjecarit Marsel Domi i cili është në pritje të kryerjes së një transplanti të veshkës. Të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë t’i vijnë në ndihmë familjes së Marselit janë të lutur të kontribuojnë në nr. e mëposhtëm të llogarisë:

Dhurata Imer Domi Banka “Procredit” Al

15209122570000250089360001