E marte, 16.04.2024, 06:37 AM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Edi Rama, thirrje për manipulimin e zgjedhjeve në SHBA

E merkure, 13.04.2016, 08:29 PM


A PO BËN THIRRJE EDI RAMA PËR MANIPULIMIN E ZGJEDHJEVE NË AMERIKË,  QË TË PENGOHET TRUMP-I

Nga Sejdi Peka

Pranvera është stina më e bukur e vitit.  Pas një dimri të ftoftë me acar, natyra dhe çdo qënje tjetër nisë e gjallërohet. Por njerzit me problem psiqike, me ardhjën e kësaj stine, kanë një çrregullim të mëtejshëm mendorë. Deklarata e Edi Ramës në Kosovë, duke ndërhyrë pa asnjë motiv se kush do të zgjidhet President i Amerikës,  ka lënë pa mënd gjithkush e ka dëgjuar. Ka lënë të shokuar sidomos shqiptarët, se nuk kishin dëgjuar asnjë Kryeministër tjetër në botë, që të kërcënonin Amerikën siç bëri Edi Rama  po citoj se,  “Shqipëria rrezikon mardhënjët me Amerikën nëse Donald Trump zgjidhet President i Amerikës”. Dhe me siguri e them me bindje se të gjithë shqiptarët do të mendojnë ,  “se si është e mundur që nuk po na ndahën mendësitë e çmendura të Enver Hoxhës kundër imperializmit Amerikan dhe “Shqipëria fanari që ndriçon gjithë botën në brigjet e Adriatikut”. Nuk ishte rastësi, përkundrazi është një politikë e kësaj qeverie antikombëtare Rama-Meta edhe qëndrimi tejet armiqësor dhe agresiv i ministrit Beqaj në Shkodër kundër gazetarit të “Zërit të Amerikës”, i RTV që përfaqson pikpamjet e Qeverisë të Sh. B. A. Shqipëria,  me çmendurinë afro gjysmë shekulli diktaturë komuniste, i shpalli luftë imperializmit amerikan dhe flotës së 6 amerikane “që do të thyente kokën në brigjet e Adriatikut, se tek Shqipëria e kishin shpresën të gjithë popujt e botës”. Me këtë marrëzi “të tigrit prej letre”që propogandonte Kina maoiste, Enver Hoxha ndërtoj me djersën e një populli të varfër si populli shqiptarë 750. 000 bunkerë që nuk shërbyen për asgjë.  Amerika,  shëmbulli i demokracisë në botë, nuk ka aspak nevojë të marrë mend nga një i sëmurë psiqik, një kopje e pështirë e Enver Hoxhës, që na ra hise ne shqiptarve të bëhët kryeministër i vëndit tonë në kohën e demokracisë. Dhe prandaj themi se demokracia është e kërcënuar nga mentaliteti Bolshevik i regjimit komunist. Se do “rrezikohën”apo jo mardhënjët e Shqipërisë me Amerikën, nuk varën nga mendësitë bolshevike të Edi Ramës për vëndin më të fuqishëm të botës që udhëheq aleancën më të fuqishme ushtarake që ka njohur bota, udhëheq NATON-on antarë e së cilës me ndërhyrjën e Amerikës është edhe Shqipëria. Ne jemi krenarë se pavarsisht çmendurisë dhe hipokrizisë të pinjollve të diktaturës komniste, populli shqiptarë është sot dhe ka qenë gjithnjë populli më proamerikan në botë. Edhe më parë Edi Rama ka bërë deklarata anti amerikane të tilla se”populli shqiptarë nuk e ka tani më dashurinë dhe respektin si 10 vite më parë për Amerikën”. Sapo mori padrejtësisht detyrën e Kryeministrit në vitin 2013 duke vjedhur dhe blerë votat e shqiptarve,  e gënjeu Amerikën dhe personalisht Sekretarin Amerikan të Shtetit Xhon Kerry,  “për demontimin e armve kimike të Sirisë”. Politika e jashtme e Shqipërisë në këto vite të sundimit Bolshevik të kësaj qeverie oligakiste, ka qenë një politikë qorre e pa orientuar drejt BE dhe Amerikës, për sa kohë në krye në krye të këtij institucioni më të rëndësishëm të shtetit qëndron i biri i njerit prej bashkpuntorve më të ngushtë të Enver Hoxhës. Por  kjo deklaratë e pa mend tani së fundi, bëhët në kohën kur edhe pak ditë Edi Rama do të bëjë një vizitë zyrtare në Ëashington. Dhe sot Amerika e ka ftuar Edi Ramën në vizitë zyrtare në repskt të popullit shqiptarë, si populli më proamerikan në botë. Gazeta prestigjoze “Neë York Times”, ka shumë pak vënd që të merret me Shqipërinë në raport me vëndet e tjera të fuqishme të botës por,  deklaratën e Ramës në Kosovë e citoj fjalë për fjalë megollomaninë e Kryeministrit të Shqipërisë,  “se zgjedhja e Donald Trump do të sjellë dëme të mbëdha për Sh. B. A. dhe gjithashtu do të jetë një kërcënim real”. Populli amerikan që ka ndërtuar shtetin më të fuqishëm dhe demokratik të botës, nuk ka asnjë mundësi që të gabojë në zgjedhjet e tijë. Amerika do të zgjedhë më të mirën për vëndin e sajë. Në Amerikë nuk ndodh ashtu si në Shqipërinë ku është Kryeministër Edi Rama,  që vota të blihet dhe të vidhet, që vullneti i popullit të deformohet dhe demokracia të humbë kuptimin e sajë me një diversion Bolshevik, duke sjellë në pushtet një klikë oligarkësh Rama-Meta, që po e rjepin Shqipërinë me hajdutërinë e tyre pa kufi. Por ja që pinjollët e bllokut dhe të diktaturës komuniste, sado që të lëpihën me sevilizëm gjoja për Amerikën dhe demokracinë, ashtu si gjarpëri presin momentein të hedhin vrerin e tyre kundër “imperializmit amerikan si xhandari ndërkombëtar”. Dhe kështu ka ndodhur rëndom për turpin e tzre. Politika reale e qeverisë Rama-Meta, krejt boshti i sajë,  është në unison me Kryeministrin e Sërbisë Aleksandër Vuçiç, që nuk i intereson NATO dhe as BE, duke kthyer kokën nga Lindja Bolshevike e Putinit. Se a do të zgjidhet apao jo Donald Trump, që në të vertetë ka bërë disa deklarata jo miqësore për Kosovën dhe ndërhyrjën ushtarake të NATO-  në ish Jugosllavi, nuk ka aspak rëndësi në raport me miqësinë dhe përkrahjën që Amerika ja ka dhuruar në momentet më të vështira të ekzistencës së tijë popullit shqiptarë. Amerika është sot dhe ka qenë gjithnjë për Shqipërinë “Zoti në qiell dhe Amerika në tokë”. Po më kujtohet për të qeshur, kur para dy ditësh në Parlamentin e Shqipërisë, një minixhuxh si Erion Brace,  kërcënonte Sali Berishën me fjalë fyese, duke “urdhëruar”që të ulej. Rastësisht kam qenë në Bulevardin e Tiranës, kur një shofer i futi një shpullë Erion Braces në sherr e sipër për parkimin e një makine. Ashtu si ishte veshur Brace me xhinse, i pa rruar, liliput, të jepte përshtypjën e një njeriu që gjithcka mundet të ishte por Deputet nuk mundet që të ishte. Dhe kur erdhi policia qytetari kapi kokën me dorë duke thënë se “nuk e njihja deputetin”. Dhe Brace “me shpirtë të madh”, e fali qytetarin, sipas barceletës shkodrane që Mao Ce Duni e fali puntorin e HC të Vaut të Dejës që kishte rrahur inxhinjerin kinez, me argumentin se “ai që rrah mikun, armikun e vret fare”. Fatos Nano, para disa vitesh ironizonte një deputet të Partisë Socialiste se “Taulanti i vogël desh të friksonte Saliun e madh”. Po është si ajo fabula e La Fontainit, ”bretkoca që desh të fryhej sa një ka”. Por kur bretkoca desh të fryhej sa një ka, edhe një liliput nuk mundet që të friksojë askënd. Kështu janë këta bolshevikët. Me fjalë kërcënojnë gjith botën ashtu sic bën Edi Rama duke kërcënuar Amerikën dhe duke këshilluar Amerikën. Marrëzi dhe hipokrizi njëherësh ndaj një vëndi që shqiptarët në breza do t’i jenë mirnjohtës. Aq më pak kjo deklaratë nuk mundet të lëshohej në Kosovë, që pa ndihmën e Amerikës, Milloshevici do të eksperimentonte genocidin më të tmerrshëm kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Amerika ka mbajtur të gjallë shpresën për liri dhe demokraci të popullit shqiptarë për një gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Me shpresën tek Amerika, kan dhënë jetën duke vdekur në burgjet e diktaturës komuniste qindra e mijra njerëz që aspironin për liri. Personalish për mua, Amerika është si Atdheu im i dytë. E them sinqerisht, se me shpresën tek Amerka kam mbetur njeri dhe asnjë ditë nuk i kam shërbyer ish sigurimit komunist dhe e kam urryer regjimin e diktaturës. Atje në Amerikë, kam varrin e Babajt tim të ndjerë, një kundërshtarë i vendosjës së regjimit komunist në Shqipëri e në Kosovë,  ishte një qytetarë i dalluar i atijë vëndi të madh si Amerika, që asnjëher deri në vdekje nuk e harroj Shqipërinë, duke luftuar për një Shqipëri të lirë demokratike dhe të bashkuar. Unë shpresoj se Amerika nuk do të marrë në konsideratë deklaratat e çmendura të një njeriu apo të një qeverie , që de facto nuk përfaqson interesat e popullit shqiptarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora