E premte, 19.04.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Të jesh i priviligjuar në paga, do duhet të mos punosh

E enjte, 14.08.2008, 09:49 PM


Skender Korça

Të jesh i priviligjuar në paga, do duhet të mos punosh

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Dy kontraste në Kosovë. Një palë në grevë për paga, e pala tjetër merr pagat edhe duke ndenjur. Kësaj i thonë “shi në kallamoq”. Serbët e Kosovës, janë padyshim më të priviligjuarit njerzë në botë. Nëse nuk lajmërohesh në punë po të jesh shqiptarë, do të përzënë nga puna. Ndërsa të jesh serb dmth se mund të sillesh si të duash dhe as paga nuk do të vonohet. Në këtë parim ka më se privilegj. Të kujtojmë 03 Shtatorin, një ditë greve, një ditë kërkesë për të qenë të barabartë me këta që sot janë dhe ishin të priviligjuar. Një ditë e re më pastaj në datën e pas 03 shtatorit: largim nga puna me dhunë, largim nga prona e jonë, largim nga ajo që kishim ndërtuar me ndjersë dhe me krihë tërë këtë imazh zhvillimi.
Kjo është historia e së përsëritshmës në Kosovë. Paga vje nga parimi privilegjor e nuk vje nga puna në Kosovë. Paga është e ndryshme.Pagat janë shqiptare dhe janë serbe. Pagat serbe janë me dy burime: njëri burim që krijohet nga Kosova duke i lutur serbët ëpr trespektuar vendin e punës, gjë që nuk ndodhë , e tjetri është  nga Serbia dhe paralelizmat në Kosovë. Kontrast se jo mahi. Histori se kronologjike që nuk dallon as në kohë e as në privilegje.
Paga e shqiptarëve në Kosovë është jo më pak e më shumë se një dhimbje. Shqiptarët për shqiptarët herë ujqër e herë lugetër. Në Kosovë duhet të jesh më se i rryer në grevë për të marrë ate që të takon. Kështu është Kosova sot, ka qenë dhe asgjë nuk ka ndryhsuar.
Nuk kalohet herë në taborr të të privilegjuarit e herë në ate të të poshtruarit.Këto taborre tash më janë të ndara. Aty ku ke qenë aty ke për të mbetur.
Janë harruar vitet shkollore të filluara me grevë, vite periodike me grevë, si dhe të poshtruar me një ngritje page prej 10 deri në 12 euro, vlera të rritura këto nga grevat shumë ditëshe në arsim , shëndetesi, gjykata etj. Kudo dhe në çdo vit grevë. Vërtëtë qesharake por shumë shqetsuese. Kosova është vendi ku paradokset i gjejmë përditë. Ndeja dhe puna janë tash më baraz. Të jesh shqiptar dhe të merresh me profesionin e ndejës, do mbetësh çdo herë ky i ndenjës dhe i skamjes dhe do bëhesh edhe një rast social. Të jesh i taborrit të privilegjit minor-serb ndodhë e kundërta, ndeja do të sjellë përfitim dhe karshi tërë kësaj do jesh ai që privilegji do të takojë.
Një paralelizëm i tërhequr është më se pardoksal në Kosovë. Kurrë në Kosovën e pasluftës nuk pati trazira nga minoritet për paga, trazira nga minoriteti serb në Kosovë, përpos trazira dhe mospajtim me politikën dhe me rendin që po ushron sot Kosova. Është e ditur pse, jeta e një luksi nuk të lejon të kesh këso përplasjesh me askend në Kosovë. Privilegji është privilegj dhe ka krijuar një “elitë minoritetesh të privilegjuarish” në Kosovë.
Asnjë rast social nuk është tamam rast social nga pala e minoriteteve serbe, sepse (nuk) dihet se nga çfarë linjash ata sigurojnë ekzistencën në Kosovë. Serbia në Kosovë jep pagat e saj për të privilegjuarit minor në Kosovë-serbët, paga këto që jepen më shumë për trazira politike se sa për ndihmë komunitetit të saj pakicë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare i shikon me një sy të gjunahit se ata duhet të integrohen me çdo kusht në Kosovë. Kosova i vajton për së gjalli se standartdet nuk do plotësohen nëse nuk plotësohet kushti nacional i respektimit të të gjitha minoritetve,veçmas atij serb. Në Kosovë kur duhet të elaborohet për pakica flitet dhe mendohet vetëm tek ato serbe në Kosovë.  Këto pakica janë privilegji i Kosovës sepse në të kundërtën nuk do dinim të dallonim çka dmth privilegj dhe çka dmth natyrshëm qytetar i Republikës së Kosovës.
Policia  nga pjestarët serbë në Kosovë është një paralelizëm tjetër, aty ku pushohet sa të duash dhe merret pagë e njejtë me ata që përditë përballen me jetën dhe problemet e sigurisë dhe rendit në Kosovë. Edhe kjo është privilegji që i takon vetëm atyre. Jo puna për pakicat serbe dhe privilegji i skajshëm për ata janë kushti dhe kursi që ndjekin dhe përcjellin minoritetet për të qenë më se i privilegjuar.
Vallë në segmentin ku këta serb Kosove bërtasin dhe trumpetojnë më së shumti për sigurinë dhe rendin, pikërisht në këtë segment ata nuk duan të punojnë për këtë gjë, lëshojnë punën dhe braktisin ligjet e rendit dhe sigurisë në Kosovë, aty pagat i marrin jeshil. Të kuptohet siguria  ngjyrës së trumpetuar nga ata vetëm si elemnt në biznesin e tyre se në të kundërtrën siguria e tyre është më se e garantuar. Privilegj është edhe siguria tek ky minoritet i privilegjuar.
Puna ka krijuar predispozita për të qenë i zhvilluar në jetë, kurse për ne në Kosovë ëshët ndryshe, të jesh me privilegj dmth se je ai që kinse ke bërë edhe punë, punë që të sjellet nga pozita e privilegjit, gjë që nuk vlenë për askend tjetër vetëm për serbët e Kosovë.....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora