Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Kapja e peshkut të madh

| E premte, 08.04.2016, 06:43 PM |


KAPJA E PESHKUT MADH

NË HURDHËN POLITIKE

(Analizë publicistike e marrur përsëri nëpër dorë dhe e plotësuar si shkrim parashikues për Ditën e Nesërme).

NGA KALOSH ÇELIKU

Politika është akull. Nëse, di të rrëshqasësh, rrëshqet edhe me opinga lastiku gome. Nëse nuk di, e thyen kokën edhe me sajë. Larg është të dish të rrëshqasësh me ski nëpër Bit - Pazar të Shkupit. Ose, tek Kodra e Diellit, maje Sharrit Plak.

Shqiptarët, siç duket edhe sot e kësaj dite, nuk e dinë, se: politika është edhe kurvë besnike. Grua kurtizane e salloneve mbretërore e aristokrate, që shkon në shtrat edhe me armikun shekullor të popullit shqiptar. Pak burra, arrinë ta rrëzojnë në shtrat mes livadheve me lule, këmbët t’ia ngrejnë përpjetë në “hava” përpara rrezeve të Diellit...

Historia e mbanë ende në mend, se: shumë luftëra janë shkaktuar shkaku grave. Shqiptarët për gra e kanë vrarë edhe vëllai - vëllanë. Ndoshta, kjo dukuri natyrore ndodhë, shkaku luftërave të shpeshta që ka bërë ky popull me shekuj për liri, mungesën e burrave e grave pas çdo lufte. Zanat e Malit ende i kemi gjallë nëpër libra në letërsinë popullore duke shituar me bukuri mes maleve vëllezërit e një gjaku. Nëne. Dëshmi të gjalla historike, sot janë në popull shumë këngë epike - lirike. Libra, që janë shkruar asaj kohe dhe vazhdojnë të shkruhen edhe sot e kësaj dite.

Armiku shekullor historik i shqiptarëve, haptas duket se e ka studjuar mirë me metoda shkencore nëpër institucione të shtetit mentalitetin shqiptar. Mungesën e grave mes shqiptarëve: në kohën e Turqisë ia ka rrëmbyer turku, në kohën e Jugosllavisë serbi. Kohen e fundit, edhe “maqedonasi”. Shembull i freskët, martesat e shpeshta të grave shqiptare nga Shqipëria me burra pleq “maqedonas” nëpër fshatrat e IRJ të Maqedonisë.

Shqiptarët, pas Luftës Dytë Botërore për një grua kanë shkuar edhe deri në Bosnje. Martesa të kësaj natyre, sot kemi me mijëria nëpër vendbanimet shqiptare. E kanë shitur arën, livadhin e pyllin e tyre me lisa për të blerë një grua për shtëpi. Vetëvetiu, lind pyetja: vallë, mos shqiptarët në mungesë të një popullate shumicë sllave në këto shtete jugosllave, pavetëdije ndikuan në shtimin e numrit të banorëve sllav në dëm të Shtetit Shqiptar?! Nuk e di. Ndoshta. Turqit e humbën Perandorinë Osmane, shkaku grave dhe shqiptarëve. Përderisa, i kishin shqiptarët me veti si udhëheqës e strategë lufte, gati e poshtuan gjithë botën. Sot, janë në gjendje ta humbin edhe Stambollin.

Imzot, kurrë si në Ditën e sotshme, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e IRJ të Maqedonisë e nëpër botë, nuk kanë pasur kaq shumë gra, e pak burra. Habit fakti, prej nga gjithë kjo uri seksuale tek shqiptarët?! Fatkeqësisht, sotpërsot nuk e humbim “Perandorinë” e ëndërruar shqiptare, shkaku grave, por politikanëve, se: larg jemi me shekuj të një Shqipërie Etnike.

Dalja nga rrethimi politik nga të gjitha anët: Koha është, shqiptari sot mos ta shesë pasurinë e patundshme për një grua: shtëpinë, ose arën mes maleve për të blerë nje grua nëpër ish republikat Jugosllave. Ose, për një grua ta shesë Politikën Madhore Shqiptare. Edhe, atë: sot kur shqiptarët kanë me bollëk më shumë gra, sesa burra në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e nëpër botë. Moti kohë e ka ditur shqiptari se, themelet e një Shtëpie, shoqërie e shteti është gruaja. Arsye, pse armiku historik e lufton mu si dje edhe sot me të njëjtat metoda luftarake, si në kohën e Turqisë dhe Serbisë. Tinëzisht, shkatërron familje shqiptare. Shoqëri patritotike - atdhetare. Politikën e “rrezikshme” shqiptare.

Shqiptarët, dikur kanë pasur edhe Mbretëreshë grua, Teutën Ilire. Moti kohë e kanë pasur edhe Shtetin Etnik Shqiptar. Historikisht, nuk kanë qenë popull pushtues, por çlirimtarë dhe liridashës. Prandaj, edhe sot mu si dje, përballen  me të njëtin problem historik: Bashkimin e popullit shqiptar në një Shtet Etnik në Ballkan. Këngën popullore antologjike nëpër oda shqiptare, sesi e vrau Rexhën në grazhd kali ditën e dasmës para martesës. E kam përsëritur shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike, se: me këto Teuta kuqezi e Mic Sokola të sotshëm me “armët” luftarake në brez e dimia, që i kanë sot shqiptarët nëpër parti politike e në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”, nuk bëhet Shtet Shqiptar. Aqmëpak, Shqipëri Etnike.

Shkaku kryesor ky, që shqiptarëve ende vazhdon t’u përsëritet historia nëpër shekuj. Provokimet e montuara politike. Skandali “erotik” i përgjimit të fundit, ala “bomba politike” i “Shpëtimtarit” në opinionin publik, nuk ka lidhje me besën dhe moralin shqiptar, por me politikën e dalldisur shqiptare. Grepin dhe kapjen e peshkut madh vetëm me një skrajë në hurdhën politike të “Shtetit përbashkët”...