E marte, 19.03.2024, 10:05 AM (GMT)

Faleminderit

Jahja Drançolli: Në vend të nekrologut

E merkure, 06.04.2016, 08:00 PM


NË VEND TË NEKROLOGUT

PA KONTRIBUTIN E AKADEMIK ZEF MIRDITA, DARDANËT E DARDANIA DO TË ISHIN PËRJASHTUAR NGA ETNOGJENEZA E TYRE ILIRE

Nga Jahja Drançolli

Duke qenë njohës i shkëlqyeshëm i gjuhëve klasike dhe arkeologjisë, profesori dhe kolegu im Zef Mirdita ka arritur për të dëshmuar iliricitetin e Dardanëve dhe të Dardanisë, që nga koha e diferencimeve etnike, që përkon me periudhën e bronzit (2200-1200 para erës sonë), dhe për të vazhduar gjatë gjithë antikitetit deri në Mesjetën e Hershme (shek. V-XI të erës sonë), kur është bërë transformimi i Ilirëve, respektivisht i Dardanëve në Alban ose Arbër. Në këtë kuadër janë trajtuar të gjitha aspektet (politike, shoqërore, ekonomike, kulturo-fetare, linguistike, trashëgimia kulture e ndonjë tjetër), të cilat e sforcojnë tezën e prof. Mirditës mbi etnogjenezën ilire të Dardanëve dhe të Dardanisë, dhe në këtë kontekst edhe çështjen e shtrirjes së shtetit të Dardanisë, që mund të ndiqet përmes kufijve veriorë Novi Pazar-Nish, e gjithë treva e Kosovës dhe e Maqedonisë Veripërendimore me kryeqendrën Shkupin. Janë të pakontestueshme edhe provat shkencore të prof. Mirditës se Dardanët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e etnosit ilir dhe në zhvillimin e historisë ilire gjatë gjithë procesit deri në transformimin e tyre në arbër, respektivisht shqiptar.

Këto përfundime të arritura nga prof. Mirdita lidhur me etnogjenezën e Dardanëve, mbështetën në një dokumëntacion relativisht të gjërë, si, bie fjala: trashëgimia arkeologjike, tradita letrare; materiali gjuhësor (onomastika); tiparët etnike; të dhënat arkeologjike, e ndonjë tjetër tipar karakteristik. Duke u ngjitur prej antikitetit të vonë në mesjetën e hershme, qytetet e Dardanisë (Nishi, Justiniana Secunda, Prizreni, Peja, Dresniku) edhe më tej mbetën qendra të njohura të jetës ekonomike, si dhe ndërlidhëse në transmetimin e kulturës materiale e shpirtërore të lashtësisë ilire në mesjetën arbërore. Kishte edhe qytete ku jeta e tyre kishte përenduar gjatë shek. VI-VII (Ulpiana, Arribantum, Damastion, etj.). Elemente kulturore arbërore të mesjetës së hershme si, vegla pune, armë e enë balte e stoli, edhe pse ende të kufizuara, ndeshim edhe në hapsirat e Kosovës së sotme. Këtu janë gjetur gjithashtu nekropole e fibula karakteristike të kulturës së Komanit. Nga kjo del se Dardanët hynë në mesjetë me një zhvillim të përparuar ekomomik e shoqëror. Qytetët arbërore të mesjetës së hershme kishin të përbashkët me ato të antikitetit të vonë edhe fizionomonë qytetare. Inkursionet kalimtare e shkatërruese të sllavëve nuk lënë gjurmë përcaktuese në kulturën materiale e shpirtërore të popullsisë autoktone. Janë bërë përpjekje nga disa qendra ballkanike, sidomos nga Akademia e Shkencave Serbe, për të ngushtuar territorin e banuar nga ilirët dhe në këtë kuadër për të treguar se Dardanët nuk i përkasin etnikisht fare Ilirëve (Iliri i Albanci, SANU, odelenje istorijskih nauka, knj. 10, Beograd, 1988).

Prof. Zef Mirditën me të drejtë mund ta konsiderojmë për kampion të Historisë së Dardanëve dhe Dardanisë, të cilët sikurse theksuam edhe më lartë ruajnë një kontinuitet dhe vertikale të gjatë hsitorike, që nisë nga agu i civilizimeve në Europë. Në këtë kontekst çdo aspekt i historisë së Dardanëve sot për pikë reference e ka emrin e prof. Zef Mirditës. Sipas arritjeve të Tia shkencore, Dardanët ishin ndër të parët që kishin përqafuar Krishterimin dhe këtë religjion më vonë iu kishin përcjellur edhe ardhësve sllavë, bullgarë, avarë, hungarez, etj. Gjithashtu, të arriturat shkencore të prof. Mirditës janë përqafuar përgjithësisht lidhur më çështjen e kufirit Lindor, Verior, Jugor dhe Perëndimor të Dardanëve dhe të Dardanisë. Përveç çështjës së Dardanëve dhe të Dardanisë, prof. Zef Mirdita konsiderohet edhe për njohësin më të mirë të Historiografisë së Vllehëve në Ballkan. Libri tij kushtuar çështjës në fjalë nga Akademia e Shkencave dhe e Artve të Kroacisë është shpallur për libër të vitit 2005 (Nagrada HAZU-a za filološke znanosti dobio je povjesni?ar Zef Mirdita za knjigu "Vlasi u historiografiji"). Po kaq sukses kanë arritur edhe librat të tjera të botuara në disa gjuhë botërore dhe në shqip: “Krishtenizmi ndër Shqiptarë” (Zagreb: 1998, dhe i ribotuar disa herë edhe në Kosovë); “Religjioni dhe Kultet e Dardanëve dhe të Dardanisë në Antikë” (Zagreb: 2001, në kroatisht: 2007); “Shqiptarët në dritën e Politikës së Jashtme të Serbisë” (“Albanci u Svjetlosti Vanjske Politike Srbije”, Zadar: 1998); “Poeta nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita” (Zagreb: 2013), e shumë shumë studime të tjera të botuar anë e kënd botës!

https://www.facebook.com/profile.php?id=100008685422907



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora