E merkure, 02.12.2020, 09:47 AM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: Vrasjet dhe zhdukjet pa gjyq

E marte, 05.04.2016, 08:03 PM


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VI.

VRASJET  DHE  ZHDUKJET  PA GJYQ
KUSH  I  URDHNOI !

“DY HERONJË”... QË VAZHDOJNË  ME  VRA  SHQIPTARËT  EDHE  SOT...

“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.

***

Një Moter Stigmatine që ka sherbye aso kohe në spitalin e burgut në Shkoder, me emnin Gjyzepina Radovani ka thanë: “Simbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhen verbue, e duhen shurdhue veshët që kanë ndigjue, e pre, gjuhët që mund të flasin, e shkurtue krenat që mund të mendojnë...”

Mbi bazen e këtij parimi themelor të komunizmit deklaroi edhe ministri i mbrendshem Koçi Xoxe në gjyqin e tij, i akuzuem per “vrasjet dhe zhdukjet pa gjyq, nga komunistët”:

DOSJA 1623: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. Ka pasur dhe vendim Byroje për këte.”

Ndersa, Drejtori i Arkivit Shtetit z. Kastriot Dervishi, në një reagim pas intervistës së Nexhmije Hoxhës tregon: “...Në lidhje me krimet, Nexhmija tha se E. Hoxha ishte “burrë shteti” e nuk merrej me këto gjëra. E para: E. Hoxha nuk u bë dot burrë shteti.

Ai ishte shefi udhëheqës i krimit. Është provuar që vëndimet për ekzekutimet me vdekje i merrte Byroja Politike e E. Hoxha, dhe i certifikonin gjykatat.” (Panorama 10.2.2016)

***

“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE...

NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT. Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”

Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori,  Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “...që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e  dyshimtë dhe Parinë e vendit....”  (Dosja 1623)

 

JA SI U ZBATUEN VRASJET DHE ZHDUKJET PA GJYQ:

1.Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, prandej, edhe masakrohet e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë e fshatit...

2.At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrë shnjerzore... I prenë koken me sopatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit...Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse. Ishin një brezni që dallohej në shenjë...dhe, që nuk persëritet!

3.Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith tradhëtisht Don Nikoll Gazulli, vllau i Don Gjon Gazullit, i varun në Shkoder nga Ahmet Zogu në 1927.

4.At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?)Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht At Josifi Papamihajli... nga Elbasani. Urrejtja per Emnin Klerik... e çoi në kampin e shfarosjes së Bedenit të Korçës. E mbyten në baltë për së gjalli...

5.Don Luigj Pici (1907 – 10 Nandor 1946) Vritët pabesisht në fshatin Reç të Shkodres, nga forcat e sigurimit të shtetit. Demaskon haptas pushkatimet e Klerikëve të akuzuem pafaj me Organizaten “Bashkimin Shqiptar”...

6.Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës. Humbi “Dosja”!

7.Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946).  Asht mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940. Pushkatohet nga malazezët me 14 Nanor 1946 ...

8.Don Zef Maksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg...

Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte si “shperblim”... merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit...pushkatohet me 16 Nandor 1946.

9.At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura... E varrosën naten tek qershija...në oborrin e atij konvikti, ku edhe e masakruene, tek konvikti “Malet tona”.

10.At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me u shpifë... per këte torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.

11.Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush...”Dinte shumë...po, nuk fliste!”. E hodhën nga kompanjeli, se gjoja, “ka dashtë me ikë...”.

12.Imz. Frano Gjuraj (1893 – 20 nandor 1947) Ishte me sherbim fetar nder malet e Dukagjinit...

E sjellin në burgun e Kishës, mbasi e torturojnë, lirohet e vdes mbas dy muejsh me 20 Nandor 1947.

13.Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye… I dhane një dënim…dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës …E mbyten në Beden dhe e zhytën nder baltat e kënetës...

14.Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e Tij hetuesit e sigurimit se, janë “pa firmë”... mbasi nuk ka pranue asnjë nga akuzat.

15Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës...në 1948.

16.Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë... Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.

17.Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin dhe asht groposë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti...tek Ai, po shkoj...”, me 31 Korrik 1948.

18Don Anton Muzaj (12 Maji 1921 – 1948) U torturue tek burgu i Kishës së Fretenëve, në Gjuhadol. Asht pa i zhytun në ujë tek një shatrivan i vogel në piken e dimnit...I smurë me tbc, “lirohet” dhe mbas pak kohe, vdes i shpartalluem nga torturat e smundja e randë.

19.Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet dhe ...vdes në spitalin e burgut në 1948.

20.Imzot Vinçenc Prennushi (4 Shtator 1885 – 19 Mars 1949) Ishte Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës. Nuk pranon asnjë kompromis me qeverinë e Tiranës per “shkëputje” të Kishës nga Vatikani.

Vdes në burgun e Durrësit nga vuejtjet në tortura...

21.Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët...1949.

22.At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin me shpifje ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.

23.Don Kolec Prennushi (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950) Asht i treti klerik i familjes Prennushi, që mbytet nga komunistët në tortura në kater vjet. Nuk pranoi me nënshkrue “Projektin e Statutit të Kishës Katolike”, që i ka paraqitë klerit per aprovim qeveria e Tiranës.

24.Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet...e çojnë në manikomjo të Durrësit, dhe atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”...

25.At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik. Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë. Atdhetar i flaktë. Guximtar dhe luftar i vendosun per bashkimin e Kosovës me Shqipni. Vdes në burg në 1951. I njohun si historian.

26.At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954.

27.At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.

28.Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) vdes në burgun e Burrelit (Nuk ka dokumenta)

29Don Matish Lisna (1924 – 20 Tetor 1958) Në 100 vjetorin e Katedrales së Shkodres, helmatiset nga agjentët e sigurimit. Kishte fillue me predikimet e Tij, me fitue zemrat e Rinisë shkodrane...Duhej zhdukë!

30.Don Pjeter Tusha (Noga) (1873 – 1958) Interrnohet në Kuq të Kurveleshit, ku vdes i pathyeshem perballë diktaturës mbas 4 vjetësh ... Stermundimi dhe mosha bajnë punen e vet...

31Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë...

32.At Rrok Gurashi (1894 – 1 Janar 1965)Ka lanë shumë faqe me procese të nenshkrueme në hetuesi.

Atë ditë, me 1 Janar 1965, ka thirrë At Konrrad Gjolaj, që ishte i burgosun dhe asht Rrëfye..

MBAS 1967...

33.Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)  I shkruen E. Hoxhës: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë edhe me jeten tonë!”...(Arkivi i Min. Mbrend. 1998).

34.Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Vdes në kampin e shfarosjes së Ballshit në 1973.  

35.Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë...

36.Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Në vitin 1967 ishte sekretar i Imz. Ernesto Çobës...

Nuk pranoi me deklarue kunder Tij.. U arrestue perherë të dytë, i pari klerik në 1967...dhe, u dënue me 25 vjet burg. Vdiq në kampin e shfarosjes së Ballshit, me 11 Shtator 1981...

37.Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Shugurohet meshtar me 8.9.1946, nga Imzot Frano Gjini. Dënohet me burg...Asht nder studjuesit e historisë sonë...Helmohet nga njerzit e sigurimit...

38.Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit të cilat, mendohej se i ka Don Leci... Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986...

39.Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952...

Një Kalvar i pafund, që mbyllet në dy muej para se të plotsonte dënimin. Vdes në Zejmen në 1987.

40.Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) U shugurue meshtar në Romë në 1960. Misionar që nuk harroi kurrë martirizimin e vllazenve në Shqipni. E mbysin njerzit e derguem nga sigurimi në New York, me 10 Shtator 1988...se, edhe Ky ishte nxanës i Trackit...

41.Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i paralizuem, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve nga nderhymja e Shtrausit, me 13 Janar 1989...

***

HAPNI DOSJET E HETUESËVE TË VIKTIMAVE TË TYNE ! KUSH URDHNOI ?!

KY ISHTE GJENOCID !

VRASËS E TERRORISTË “HERONJË”... KA VETEM SHQIPNIA!

EUROPË ! A I KE SYTË NË BALLË !..

            Vazhdon Pjesa e VII.




(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora