E premte, 29.03.2024, 09:09 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Merita Berisha: T'i buzëqeshësh ardhmërisë së të rinjëve tanë

E hene, 04.04.2016, 08:55 PM


Ti buzëqeshësh jetës do te thotë ti buzëqeshësh vizionit dhe ardhmërisë së të rinjeve tanë.

(Fotoreportazh rreth projektit të suksesshëm “Buzqeshi Jetës” që përfundoj në qytetin e Klinës)

Nga Ma.sc. Merita Berisha

Projektët senzibilizuese sot janë shumë të nevojshme nëpër të gjitha qytetët dhe fshatrat e Kosovës. Njëri ndër ato projekte ku duhet të senzibilizohen fëmijët por edhe të rriturit që të ruajnë dhëmbët e pastër me moton “Buzëqeshi Jetës” përfundoj të Premtën më 1 prill në qytetin e Klinës. Klasa fituese në projektin e ”KOSOVISION CONTEST ” ishte Klasa V\1 e Shfmu ’’ Ismet Rraci në Klinë, ku e gjithë kjo u arrit falë punës së nxënësve tanë shumë të talentuar dhe përkushtimit të madh të mësueses së kësaj shkolle  Kristinë Dedaj.

Duke folur rreth peripecisë dhe idesë së këtij projekti mësuseja na dha këtë përshkrim si erdhëm deri të realizimi i projektit.Projekti u zhvillua në dy faza. Ne ne fazën e  parë të projektitit  nxënësit vizatuan ashtu si ditën dhe krijuan një pllakat për vizionin për të ardhmën e Kosovës në katër fusha: ekonomi, infrastrukture, bashkëjetesë dhe arsim. Krahas pllakatit duhej të krijohej edhe një projekt me të cilin do aplikonim në garë. Na silleshin vërdallë shumë projekte: kopshte, kabinete, lulishte, shetitje e gjëra të tjera të ndryshme. Si ta zgjedhim idenë më të mirë dhe më të përshtatshme për aplikim në  garë.

Në bashkpunim me nxënësit erdhëm deri të idea që të bëjmë një sensibilizim për mbrojtjen e pastërtisë se gojës, dhëmbëve dhe ushqimin e shëndetshëm, tregon ideatorja e këtij projekti mësuesja e vyer Ma.sc.Kristina Dedaj e cila për muaj të tërë e kishte bartë mbi supe barrën organizitive të këtij projekti mjaftë domethënës dhe senzibilizues për të rinjët dhe prindëritë e tyre në komunën e Klinës dhe komunitetin.

Pllakati u tregua mjaftë konkurrues në garë dhe arritëm të jemi një ndër klasat fituese.Në fazën e dytë prapë u ballafaquam me planifikim më  të hollësishem. Prapë vizatuam, krijuam postera të shumtë,i ndryshuam, morëm mendime dhe opinione nga drejtori nga koordinatori i projektit  dhe erdhëm deri te dizajnimi  përfundimtar i posterit.

Krijuam fletëpalosje bëmë blerjën e pastave dhe brushave për nxënës dhe fëmijë dhe  blerjën e bluzave. Posterat dhe fletëpalosjet i dërguam që të na i shtypin në një numër të konsidërueshëm. Bashkë me postera bëmë shtypjën edhe të bluzave që u përdoren  gjatë aktiviteteve.Një ndihmë të pakursyer në këtë projekt e dha edhe dr. Valarta Rexha e cila bëri  egzaminimin e gojës dhe dhëmbëve për të gjithë nxënësit e klasës.

Pas gjithe kësaj pune erdhëm deri të qëllimi – e që ishte shpërndarja e këtyre posterëve dhe fletëpalosjeve në qytet ku mendojmë se arritëm të kontribojmë sado pak në sensibilizimin e opinionit dhe qytetarëve për mirëmbajtjën e gojës dhe dhëmbëve. Njëkohësisht bëmë edhe shpërndarjën simbolike 200 brushave dhe pastave për fëmijë.Në fundë organizuam edhe tri ligjerata më nxënës të dy shkollat e qytetit tonë, në: SHFMU “ Motrat Qiriazi ” rreth   60 nxënës ( një ligjeratë ) dhe

SHFMU  “ Ismet Rraci”  rreth 130 nxënës  ( dy  ligjerata ).Ligjeratat i mbajti dr. Valarta Rexha. E gjithë ajo punë u kurorzua  me përmbyllje madhështore,te keti projektime moton  ” BUZËQESHI  JETËS”

E emëruam kështu sepse ti buzëqeshësh jetës do te thotë ti buzëqeshesh vizionit dhe ardhmërisë sonë, nxënësve tanë te dashur qe po përgatitën të jenë pjesë aktive e “Qytetarisë demokratike”, t’i qasen vizionit të diturisë për një Kosovë Evropiane. E kush me shumë di t’i buzëqesh jetës më shumë se fëmijët qe janë ardhmëria jonë, ardhmëria e këtij shteti i cili duhet ndërtuar nga ne. Përmbyllja e këti projekti u bë në mënyrë madhështore në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Klinë më ,1 Prill të vitit 2016.

Ku për rolin dhe rëndësinë e këtij projekti folën drejtori i shkollës z. Gani Ahmetgjekaj, z Hajdin Morina drejtor në DKA ( Drejtoria Komunale e Arsimit) në Klinë si dhe udhëheqësja e Projektit znj. Ardita Kabashi nga Qendra për Arsim e Kosovës. Më pas me një program të larmishëm kulturor me këng , valle e recitime pjesmarrësit të pranishëm i kënaqën nxenësit e Klasës V\1 të Shfmu’’ Ismet Rraci ’’në Klinë të cilët nën drejtimin  dhe udhëheqjen e mësimdhënësës  së tyre Ma.Kristina Dedaj, treguan se aty ku punohet me përkushtim sukseset nuk mungojnë.

Nuk u harruan të falëndërohen edhe mbështetësit e këtij projekti senzibilizues për Qytetin e Klinës sic ishin : MASHT (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ), KEC ( Qendra për Arsim e Kosovës), Shtëpia e shëndetit ne Klinë dhe posaçërisht doktoreshënValarta Rexha si dhe të gjithë të tjerëve  që në mënyra të ndryshme kontribuat në përfundimin e suksesshëm të projektit.

Një falenderim i veçantë iu dha  udhëheqësit Rajonal të Projektit të Kosovision Contest z. Kemal Berisha i cili nuk ka kursyr mund as kohë për të  ndihmuar dhe këshilluar rreth projektit,  sa herë që ka qenë e nevojshme.

Aty ku jeta buzqeshë aty ka ardhmëri kjo u pa edhe gjatë punës disa mujore, dhe urojmë që ky projekt të jetë në mesin e dhjetë projekteve fituese për faktin së kishte arritur qëllimin e duhur që ti mobilizoj dhe senzibilizoj femijët dhe tërriturit në qytetin e Klinës dhe fshatrave për rreth që ata ti buzeqshin jetës së tyre.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora