E premte, 29.03.2024, 01:58 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Rapsodi Agim Gashi kërkon ndihmë

E diele, 03.04.2016, 11:10 AM


AGIM GASHI

TË DASHUR FAMILJAR E TË DASHUR MIQË TË NDERSHËM SHQIPTAR!

Shumë herë ju kam shkruar e kënduar me vaj e lotë, por me dashuri të madhe ndaj popullit dhe atdheut. Jeta ime e ndarë në „fronte lufte“ për Zotin, atdheun dhe shëndetin, deri sot nuk ka pasë pauza të mëdha. Kam kënduar e kam shkruar po asnjë kompenzim nga askush. Ishte lufta me e bë atdheun njëherë e pastaj me i dhënë vetes pushim. Fatkeqësisht, shkuan dreqërit e erdhen shejtanët. Gjithmonë rezultati ishte 8 me 0 në dëm të popullit e atdheut.

Sot, po ju shkruaj se më duheni, ua kam nevojen më shumë se kurr. Sëmundja ime të detyron të provosh edhe barna tjera të bëra nga shtete të huaja e nga individë tjerë që kerkojnë para e që unë si kam. Tani po më thahen edhe gishtat e spo mundem as me i ra sharkisë e as me e fut lapsin në përdorim. Ju Luti të më ndihmoni ta provoj fatin e jetes edhe njëherë, se Zoti me ndihmen e njerzëve e miqëve si Ju, më ka ngjallë disaherë. Merrni forcat motra e vllëzër edhe kësaj radhe se e di që kjo është shansa e fundit, ose do të ngrihem, ose do të fundosem.

Nuk kerkoj para të pasurohem, por të sherohem. E di që dikush do të më shanë, dikush do të shpif e dikujt do i buzqesh buza, se si erdha në këtë gjendje. Unë ju tregoj se në këtë gjendje më sollen hajnat, shtinsta, spiunët dhe kriminelet. Atdheu në duart e tyre, është si në duart e dreqit.

Ju do të më ndihmohni aq sa keni mundësi, pa e dëmtu buxhetin familjar dhe pa e lënë veten keq. Mjetet derdhen në këtë konto numer dhe në këtë bankë:

Për ata jashtë atdheut:

57 A: Account vith Institution: Raiffesen Bank Kosovo

Prishtina, Kosovo

SWIFT code: RBKOXKPR

Account with IBAN :

XK05 – 1501 – 0010 – 0131 – 3860

Beneficiary`s name: AFRIM GASHI

Ndihmë Agim Gashit për sherimin e kancerit

Për Kosovë:

59: Beneficiary Costumer Account: 1501001001313860

Beneficiary`s name: AFRIM GASHI

Ndihmë Agim Gashit për sherimin e kancerit

Ju betohem se çdo ndihmë do ta shfrytëzoj që të ringjallem për me Ju shkrue e këndue, me ju dashtë Juve e atdheun!

Me Respekt

Agim Gashi

31.03.16

Düren



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora