Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: “Zemra me zog”

| E diele, 03.04.2016, 12:04 PM |


Botime

Fluturimi i zemrës

Vëllimi i fundit  me poezi  “Zemra me zog” – botuar më 2015 nga SHB “Fad”, është padyshim libri më i mirë i Nexhat Halimit për fëmijë. Ky libër-mozaik me tone të gjalla-aktuale e historike, me ngjyra, muzikë dhe mendim adekuat, është realizuar me shumë përkushtim. I ngjet një cope të qiellit me plot flutura e yje, me hënën në sfondin e pafund të imagjinatës, por aty-këtu ndihen dhe ngjyrime të dhembjes, përkrye arritjes së lirisë, kaq shumë të pritur. Autori sjell krijime të formës klasike, siç janë soneti dhe poezitë me strofa katrona, tercina etj. Dialogu i brendshëm i heroit lirik me lirinë,  me lulet, me fluturat, por dhe me ëndrrat, me përditshmërinë, e nxjerr në shesh dhe një herë mjeshtërinë e veçantë të poetit, ndër më të shquarit ndër ne.

E botoi Shtëpia Botuese “FAD” në Prishtinë, 2015.