E premte, 29.03.2024, 10:57 AM (GMT)

Kulturë

Keka: Pushtuesit ndryshuan imazhin e kombit tonë

E diele, 03.04.2016, 07:19 PM


Si e ndryshuan pushtuesit imazhin e kombit tonë

Nga Gjon Keka

Kur një pushtues të pushton ai nuk ka qëllimin e tij vetëm të pushtimit territorial, brenda kësaj fshihet pushtimi fizik, shpirtëror, kulturore, ekonomik, politik, social etj, i vendit, pra qëllimi i pushtuesit është që të ndryshoj jo vetëm fizikisht vendin, por edhe të vendos ideologjinë e tij duke i dhënë tërë territorit apo vendit që ka pushtuar imazhin e tij dhe sistemin e tij të sundimit.

Kombi arbnor asnjëherë nuk ka qenë pushtues i ndonjë vendi dhe as nuk ka pretenduar ndonjë territor të huaj, as nuk ka patur ambicie invazioniste ndaj asnjë populli në rajon.Por historia tregon se kombi arbnor ka qenë gjithnjë pre e pushtuesve nga jashtë dhe e armiqëve të brendshëm të cilët jo vetëm kanë tentuar ta pushtojnë, por edhe më keq kanë patur programe doktrinare të zhdukjes së këtij kombi të lashtë europian.

Kështu pushtuesi barbar osman pas pushtimit që i bëri gadishullit ilirik dhe vendeve që ranë në duar të kësaj perandorie famëkeqe filluan programet e zhdukjes së elementeve bazë të kombit arbnor si dhe të emrit arbnor.Për pesë shekuj shqiptarët dhe vendi i tyre u bë fushë e një Perandorie barbare e cila jo vetëm e shkatërroj vendin, e futi në injorancë dhe i ndali të gjitha kanalet e natyrshme të këtij kombi me familjen e tij europiane, por edhe mbolli ideologjinë e saj, xhamizoi vendin dhe e futi atë në errësirën e saj.

Poashtu ky pushtues barbar bëri edhe gjenocid dhe krime të panumërta, që do të thotë se toka e arbërisë u la me gjakun e të pafajshmëve, e atyre që e mbrojtën identitetin, dinjitetin, besimin dhe vlerat europiane e civilizuese të kombit arbnor, dhe kishat u shndërruan në xhami.Shumë arbnor u martirizuan vetëm e vetëm që ta ruajn gjuhën, identitetin dhe besimin e tyre.Disa të tjerë ky pushtues i dëboj me dhunë dhe në vend të tyre solli njerëz nga vendet e lindjes, gjë që sot mund të ketë edhe dyshime se në mesin e kombit arbnor mund të ketë edhe mbëtje osmane dhe kjo vërehet tepër qartë nga mënyra se si disa janë vëllazëruar me turq dhe nuk e cilësojn si pushtues por si administrues etj.Edhe marrëveshjet e osmanëve me aletët e saj(marrëveshjet e ndryshme turko-serbe për shpërnguljen e shqiptarëve në turqi) ishin për ta ndryshuar imazhin e arbnore duke i dërguar shqiptarët në turqi dhe vende tjera për t'i lënë vendin osmanëve dhe sllavëve dhe që nesër të mos dihet se aty kishte arbnor të hershëm.Kështu që nga kjo shihet qartë se pushtimi barbar osman la pasoja të mëdha tek populli arbnor e që shihen edhe sot:në gjuhë, në kulturë, në besim, në identitet, në imazh, në zhvillim, në shkencë, etj, Prandaj nisur nga kjo të mbash ideologjinë e një pushtuesi barbar do të thotë të mbash armikun brenda. I vetmi që ndali furinë e kësaj perandorie famëkeqe dhe ideologjisë së saj ishte Gjergj Kastrioti i cili e mbrojti vendin e tij gjerë në vdekje.Pas vdekjes së tij Shqipëria ra sërish në duar të sulltanit dhe u shkretua e tërë, dhe sot pas sa shekujsh imazhi i trojeve arbnore ka ndryshuar, mentaliteti poashtu, dhe shumë zakone janë marrë nga pushtuesi turk, si dhe simbole ideologjike të tij .Por sot pse shqiptarët duke ditur se janë simbole të pushtuesit nuk e shporrin ideologjinë e saj, simbolet e saj për t'ia rikthyer imazhin e pastër arbnor europian që e kishte kombi?Por sot shohim një forcim akoma më shumë të ideologjisë së pushtuesit dhe simboleve të tij, kjo është e cuditshme, dhe me të dejtë thotë shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadarë në një intervistë për një gazetë shqiptare diku në vitin 2014, se „a është ëndërr kjo? Këta shqiptarë me flamuj arabë nëpër tubime? Këta njerëz si që pëshpërit, nga shqiptarë të sunduar, u gdhinë në myslimanë të çliruar?“

Por kombit tonë nuk iu ndalën pushtuesit, ai ra pamëshirshëm nga një pushtues barbar në tjetërin, kështu pas vuajtjeve shumëshekullore nën pushtimin osman, Shqipëria edhe përkundër që shpalli pavarësinë në nëtorin e vitit 1912 ajo u coptua, disa pjesë të saj ranë nën pushtimin barbar serb sic ishte Kosova dhe disa tjera iu dhanë fqinjëve tjera, dhe kjo si rezultat i peshqesheve që i bëri pushtuesi turk aleatëve të saj.Kështu pushtimi barbar serb për një shekull e ca arriti t'i ndryshoj imazhin Kosovës, t'i mohoj këtij vendin autoktonin, të shpall doktrina shfarosëse, të vetmet që këtë pushtues nuk e pengonin ishin simbolet turke që kishin lënë turq dhe ideologjia e saj, madje ajo donte që Kosova të duket sa më shumë e huaj, dhe aspak një Kosovë me një popull autokton dhe europian.

Sic dihet nën këtë pushtues arsimi ishte i ndaluar, simbolet poashtu edhe gjuha urrehej skajshërmisht.Kosova u mbulua me simbole sllave, disa nga kishat katolike u shndërruan në ortodokse, disa kisha ortodokse shqiptarë në kisha ortodokse serbe dhe vendet më me rëndësi u bënë pjesë e imazhit të saj dhe jo e imazhit të Kosovës ashtu sic ishte historikisht.Propaganda bëhej në të katër anët e botës për ta mbuluar të vërtetë dhe për ta nxjerr gënjeshtrën si të vërtetë të tyre.Por megjithkëtë të vërtetën e autoktonisë së shqiptarëve të Kosovës tanimë e dinë e gjithë bota dhe kjo për faktin se aty në djepin e Dardanisë së lashtë jetonin dardanët e më pas pasardhësit e tyre dardanët e rinjë ose arbnorët e Kosovës europiane.Poashtu ky pushtues bëri gjenocid të njëjtë ashtu sic kishte bërë më parë edhe pushtuesi osman, pra që të dy këta pushtues lanë në Kosovë simbolet e tyre dhe ndryshuan vendin sipas iamzhit të tyre, pastaj ideologjisë e doktrinave të tyre.Pora fal miqëve ndërkombëtare respektivisht ShBA dhe vendeve tjera mike, pastaj sakrificës së luftëtarëve të lirisë, dhe presidentit të urtë dr.Ibrahim Rugova vendi u clirua, dhe tani është i pavarur.Sic dihet historikisht ShBA ka patur rol historik në raport me shqiptarët dhe cështjen e tyre, ishte presidenti Woodrow Wilson që nuk lejoj coptimin e mëtutjeshëm të Shqipërisë, dhe tani pas sa viteve ishte sërish ShBA dhe vendet tjera europian që shoëtuan popullin shqiptar nga shfarosja.

Nuk duhet harruar poashtu edhe këtë se ishte Austro-Hungaria ajo që e shkëputi Shqipërinë nga sundimit turk, ajo e ndihmoj vendin që të shpëtoj dhe të gëzoj lirinë e tij, dhe kjo bashkë me intelektualët dhe atdhetarët shqiptar të asaj kohe.

Austro-Hungaria nuk ishte vetëm mbrojtëse e Shqipërisë dhe shpëtimit të saj nga pushtuesi osman, por edhe nga agresioni i pushtuesit serb për ta vërtetuar këtë po shkëpus një citat nga libri „Unser Conrad, 1916 faqe 61, ku Franz Conrad Freiherr von Hötzendorf thoshte :"Asnjë serb nuk duhet të dal në bregdetin e Adriatikut!Shqipëria duhet të jetë e lirë nga serbët! "Kështu shqiptarët kishin dhe kanë edhe sot dy popuj miq që mbrojn interesat e tyre dhe mbështesin në rrugëtimin e tyre drejt të ardhmes, e ato janë ShBA dhe Austria.

Por kush ishin dhe cfarë rëndësie kishin arbnorët më parë?

Ndërkaq se si ishte Shqipëria më parë dhe cfarë rëndësie kishte ajo këtë na dëshmojn fuqishëm shumë nga kronikat dhe kronistët e ndryshëm europian ku këtu më poshtë do vecoj disa nga shumë të tillaqë flasin për karakterin, heroizmin, lashtësinë dhe rëndësi e Shqipërisë.Shqipëria ishte një vend i etur për liri, një vend i sakrificave të mëdha për pavarësinë e saj, dhe se me të drejtë nënvizohet se „...Ky popull shqiptar deklaroi pavarësinë e tyre, i njohur për besimin katolik që kishte, dhe se ndryshe nga të tjerët shqiptarët ishin në një avantazh të madh nga parimet e moralit të gjallë; per gjithë këtë duhet falenderuar ndikimin që kishte kleri i virtytyshëm të cilët me fuqinë e tyre qëndronin në mes të barbarizmit(osman)...Nga gjiri i saj doli Kastrioti i famshëm i njohur edhe me emrin e Skënderbeut, për aq kohë sa ai jetoj ishte tmerri i Portës së Lartë.Kruja ishte vendlindja e tij. Shqiptarët e krishterë i këndojnë edhe sot për të bëmat e tij, të armëve të tij duke e quajtur në mënyrë të cuditshme edhe si dragoi shqiptar.“(Allgemeine Länder und Völkerkunde..., 1844 faqe 44)Pokështu më tej argumentohet se"ata e quajnë veten Shqiptar dhe banojnë që nga kohët më të hershme, shkëlqejn për kultivimin e të gjitha aktiviteteve të përshtatshme kulturore në Shqipërinë malore.Shqiptarët në përgjithësi janë një popull thelbësor(bazë) dhe jashtëzakonisht i fuqishëm.“(Völkerkunde, oder, Lebensweise, Sitten und Gebräuche der verschiedenen Völker der Erde, Hrsg, J.C.Reimers, 1844 )Ndërsa më pas nuk mbetet pa u dëshmuar edhe ajo se si arbnorët dhe gjuha e tyre ishte pjesë e interesit të shumë studiueseve e vecanërishtë atyre gjerman sic potencohet këtu:

"Shqiptarët kanë veçorit e karakterit të tyre, karakteristika kryesore e të cilit është trimëria heroike e provuar në mënyrë të përsëritur, dashurinë për pavarësinë, dhe zakonet e tyre si dhe gjuha e tyre, në të cilën të gjithë janë habitur me dallimin që ka kjo gjuhë nga fqinjët, prandaj i është kushtuar një vëmendje e gjatë në këtë shkallë, sidomos nga gjermanët.Leibniz tashmë ishte përkushtuar në gjuhën e tyre me një hulumtim të veçantë, Ku nga fondet e së cilës ai i përdori qindra fjalë shqipe..."(Kleinere Schriften, T. B, ?A. B., 1890 faqe 86 )Nga kjo shihet qartë se Shkodra ka luajtur gjithnjë rol të madh për kombin arbnor përgjatë historisë që nga mbretëria Ilire e deri më sot dhe me të drejtë thuhet këtu:„si ekonomikisht ashtu edhe intelektualisht.Pa Shkodër Shqipëria do të ishte një trup pa kokë."(Durch Albanien und Montenegro: Betrachtungen zur Völkerkunde, Politik und ëirtschaftsëelt der ëestlichen Balkanhalbinsel, Hugo Grothe M. Mörike, 1913 faqe 154) Ndërsa nuk është lënë pa u thënë edhe fjalët e mëdha edhe për heroin dhe mbrojtësin e civilizimit europian strategun Gjergj Kastrioti dhe luftën e tij kundër pushtuesit barbar osman sic shkruan August Joseph Ludwig von Wackerbarth në veprën e tij (Die früheste Geschichte der Türken bis zur Vernichtung des byzantinischen Kaiserthums, oder bis zur Eroberung von Constantinopel im Jahr 1453[...], të vitit 1821) me këto fjalë:"Këtu është e nevojshme të them një fjalë në lidhje me Skënderbeun e famshëm, lavdia e të cilit për 400 vjet jehoj në të gjitha pjesët e botës."



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora