E shtune, 20.04.2024, 09:42 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

U formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë

E diele, 03.04.2016, 08:27 AM


N J O F T I M

Në Dortmund të Gjermanisë, u formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, Kryetar u zgjogj, Qemal Kryeziu, mësues me banim në Hagen, dhe këshilltar, Rrustem Geci, shkrimtar me banim në Dortmund. Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, në Dortmund, do merret me Bashkimin e Shqiptarëve në Gjermani për çlirimin e Çamërisë. Veprimtaria e këshillit do të jetë në kordinim të plotë me Shoqatën Demokratike “Çamëria“ në Hollandë. Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë në Dortmund, përkrahë Dosjen Çame kundër Gjenocidit Grek, të dorëzuar nga Shoqata Demokratike „Çamëria“ në Hollandë, dhe të pranuar nga Prokuroria Ndërkombëtare, në Den Hagë. Këshillat Ndërkombëtare të Çamërisë së shpejti do të formohen në shumë qendra të qyteteve në Gjermani. Dobia historike e rikthimit të çamëve në trojet e tyre, dhe Bashkimit i Trojeve Shqiptare, u tha me këtë rast, krijon paqen afatgjatë në Ballkan. Në Këshill, u tha se, shqiptarët janë popull gjysh në Evropë, dhe popull qytetërues në të gjitha kalimet historike. Greqia e di mirë s´e si është krijuar kombi grek. Prandaj, shqiptarët në mërgim do të punojnë shumë, ( pa ndikim besimesh, dhe partish ), për rikthimin e çamëve, dhe Çlirimin e Çamërisë. Nuk duami asnjë pëllëmbë toke të huaj, por, tokën tonë 13 mijë vjeçare çame dhe arbanite s´mund ta falim! Rroftë Çamëria! Rroftë Populli Shqiptar!

02.04.2016 / Dortmund kryetar, Qemal Kryeziu, Rrustem Geci



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora