E marte, 23.07.2019, 09:37 PM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Skraja politike

E premte, 01.04.2016, 08:44 PM


SKRAJA POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Politika është akull. Nëse, di të rrëshqasësh, rrëshqet edhe me opinga gome. Nëse nuk di, e thyen kokën edhe me sajë. Larg është të dish të rrëshqasësh me ski nëpër Bit - Pazar të Shkupit.

Shqiptarët, siç duket edhe sot e kësaj dite, nuk e dinë, se: politika është edhe kurvë. Grua kurtizane e salloneve, që shkon në shtrat edhe me armikun. Pak burra, arrinë ta rrëzojnë mes livadheve me lule, këmbët t’ia ngrejnë përpjetë në “hava”.

Historia e mbanë ende në mend, se: shumë luftëra janë shkaktuar shkaku grave. Shqiptarët për gra e kanë vrarë edhe vëllai - vëllanë. Zanat e Malit ende i kemi gjallë në letërsinë popullore duke shituar me bukuri mes maleve vëllezërit e një gjaku. Nëne. Dëshmi historike, sot janë në popull shumë këngë epike - lirike. Libra, që janë shkruar asaj kohe dhe shkruhen edhe sot e kësaj dite.

Armiku historik i shqiptarëve, haptas duket se e ka studjuar mirë shkencëtarisht nëpër institucione të shtetit mentalitetin shqiptar. Edhe, e lufton mu si dje edhe sot me të njëjtat metoda luftarake, si në kohën e Turqisë dhe Serbisë. Tinëzisht, shkatërron familje shqiptare. Shoqëri patritotike - atdhetare. Politikën e “rrezikshme” shqiptare.

Shqiptarët kanë pasur edhe Mbretëreshë grua, Teutën. Moti kohë kanë pasur edhe Shtet Etnik Shqiptar. Këngën popullore antologjike, sesi e vrau Rexhën në grazhd kali ditën e dasmës para martesës. E kam përsëritur shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike: me këto Teuta kuqezi e Mic Sokola të sotshëm me “armët” luftarake në brez, që i kanë sot shqiptarët nëpër parti politike e në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”, nuk bëhet Shtet Shqiptar. Aqmëpak, Shqipëri Etnike.

Shkak ky, që shqiptarëve ende vazhdon t’u përsëritet historia. Provokimet e montuara politike. Skandali “erotik” i përgjimit të fundit, ala “bomba politike” i “Shpëtimtarit” në opinionin publik, nuk ka lidhje me besën dhe moralin shqiptar, por me politikën e dalldisur shqiptare. Vardisjen dhe kapjen e peshkut madh vetëm me një skrajë në grep, hurdhën politike të “Shtetit përbashkët”...



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT