E enjte, 25.04.2024, 12:28 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Xharra: Pse Turqia nuk e zbardhë të vërtetën tonë?

E premte, 01.04.2016, 08:56 PM


Pse Turqia nuk e zbardhë të vërtetën tonë ?

Nga Fahri Xharra

Turqia i ka hapur disa nga arkivat e saja , Serbët në mënyrë të organizuar ia kanë mësye arkivave të saja ; dhe flitet për miliona dokumente sipas së cilave mundet të përpunohet çdo temë. Dokumentet ,deri në imtësi e shkruajnë atë për çka lexohet Futja e  hulumtuesve serbë në arkivat turke vjen pas nënshkrimit të protokollit turko-serb për hulumtime dhe bashkëpunim ndër shtetëror të arkivave; i cili bashkëpunim sipas  serbëve do i qartëson një mori paragjykimesh e më e madhja të hiqet bindja se serbët kanë vuajtur gjatë 500 vjetëve të okupimit turk (možda ?e razbiti neke predrasude, pa i onu da je srpski narod 500 godina živeo teško pod turskom vlaš?u )

Miq të nderuar , hapja e arkivave turke për serbët do të ketë një pasojë për ne: “Territoret etnike serbe ishin më të gjëra se sa thuhej, sepse serbët e kishin një rol të madh në jetë e perandorisë Otomane - kështu komentohet në mediumet serbe  .( Srpski etni?ki prostori bili znatno širi nego što se pretpostavlja. Kroz vekove smo imali važnu ulogu u životu Osmanskog carstva )

 “Një gjendje krejt ndryshe nga ajo që e dimë , ishte gjatë shekujve 15,16 dhe 17-të sepse Osmanija ishte mirë e organizuar dhe sulltani ishte mbrojtës i të gjithëve që ishin ndër te. Në atë kohë një numër i madh i serbëve i shërbenin ushtrisë otomane- deklarohet dr Sr?an Kati? , historian dhe bashkëpunëtor i lartë i Institutit historik serb. ( Ky njeri që dy vjet është në Turqi , i dërguar special i cili aty e ka mësuar osmanishten )

Sipas tij , “ne në Ballkan jemi shumë kontraverz rreth strukturës etnike dhe fetare” dhe sipas tij  mu për ate edhe grindemi ndërveti rreth trashëgimisë tokësore.” “ Në burimet e dorës së parë ( mendohet në arkivat turke) mundet të vërtetohet se çka kujt i takon.”

Diçka po zihet ;  po zihet nga jo syçeltësia shqiptare për të kaluarën ( kërkesa për njohje të së kaluarës sonë po kritikohet në shumë mediume ) , nga mos interesimi institucional në të dy shtetet shqiptare për një të kaluar ( në këtë rast një periudhë  500 vjeçare ) , njohja e së cilës dhe dokumentimi i saj i kishte ndryshuar gjërat. Është një fatkeqësi se si notojmë në ujëra të turbullta , po e parë fundin e lumit dhe rërën e bardhë.

Çka thonë serbët tani “ Pse pas Betejës së Kosovës ( 1389 ) për një kohë të gjatë nuk kishte okupim të Serbisë ?” Kurse neve nuk na intereson fare se në atë kohë a kishte Serbi ?  Shikoni , serbët janë bindur se gati një shekull pas kësaj Beteje  osmanët nuk kishin ardhur këndej pari . Ku është loja  e historiografisë serbe me këto pyetje dhe ndoshta nesër edhe me përgjigjet  e tyre të “dokumentuara “ nga arkivat osmane ? Ne flemë . kënaqemi me këmbim të varur tregtar; kënaqemi me përfitime individuale e edhe grupore nga tregtia  me Turqinë. Kënaqemi edhe me restaurimet e TIKA-s se dikuj i mbet diçka dhe kështu e vazhdojmë lojën  tonë  “me sy kah e ardhmja”

Derisa Turqia i ka hapur arkivat , pse ne nuk e kërkojmë të vërtetën tonë në ato defterë turke të cilat janë të njohura për pedanterinë dhe saktësinë e tyre.

Një gjë që më intereson është se pse turqit heshtin mbi Betejën e Kosovës ; pse aq shumë flitet në Ballkan për këtë kthesë historike e nga turqit nuk del asgjë ? Pse “ vrasja “ e Sulltan Muratit nga ana turke është sekret i madh?  Athua çka me të vërtetë ka ndodhur në atë  kohë që turqit me aq kujdes e fshehin?

Sa i përket Betejës së Kosovës , historiani Marvo Obin  thotë: Turqit janë shumë të qëndrueshëm në heshtje dhe në ruetjen e të fshehtave të tyre ,kur ato nuk janë të lakmueshme për ta, dhe është e pamundur që nga ata të nxjerrësh ndonjë gjë qoftë me frikësime apo  me premtime për ato që sulltanët e tyre e donin të mbetet  në fshehtësi ‘(U kontekstu Kosovske bitke, poznati istori?ar Marvo Orbin o Turcima kaže slede?e: „Ovaj narod je veoma postojan u ?utanju i ?uvanju tajni koje su za njih nepovoljne, te im je nemogu?e ni zastrašivanjem ni obe?anjima izvu?i iz usta re? kojom bi nagovestili ono što njihovi gospodari žele da ostane u tajnosti.“ /Hriš?anska misao – Živorad Jankovi?, Prilog srpskom crtoslovu, 6. godina 5/5 – 8/97, str. 41/.)

Nëse ne nuk hyjmë në arkivat turke , ata nuk do të na e zbardhin historinë tone.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora