E premte, 19.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Marrëveshja BE-Turqi

E enjte, 31.03.2016, 08:02 PM


Marrëveshja BE-Turqi, plani përballë realitetit

Nga Viktor Mërkuri

Në datën 18 mars, pas dy ditësh nën negociata intensive, Turqia dhe Bashkimi Europian kanë arritur në një marrëveshje kompromisi mbi një plan për të reduktuar fluksin e azilkërkuesve nga Lindja e Mesme drejt Europës. Në përmbyllje të samitit, krerët e 28 vendeve anëtare të BE-së dhe homologët e tyre turq miratuan planin i cili do të hyjë në fuqi në 20 mars 2016. Ndërkohë që marrëveshja mund të ndihmojë në uljen e numrit të azilkërkuesve që vijnë në Europë, pyetje vazhdojnë të mbeten për nënshkruesit e marrëveshjes mbi aftësitë dhe angazhimin e tyre për të zbatuar plotësisht planin e rënë dakort.

Me marrëveshjen e 18 marsit, Ankaraja ra dakortë që të gjithë azilkërkuesit që vijnë në Greqi nga Turqia do të kthehen në Turqi. Dhe për çdo azilkërkues sirian dërguar përsëri në Turqi, një siriani në Turqi do ti jepet azil në Bashkimin Europian. Në pjesën tjetër të marrëveshjes, BE-ja u zotua gjithashtu të përshpejtojë dhënien e kapitalit prej 3 miliardë euro (3.4 miliardë dollarë) në ndihmë financiare për të përballuar situatën të cilat i janë premtuar Turqis që vitin e kaluar, dhe për ti dhënë asaj një shtesë prej 3 miliardë eurosh në të ardhmen. Përveç kësaj, Bashkimi Europian premtoi se do tu japë qytetarëve turq mundësinë e lëvizjes pa viza në Europë deri në fund të qershorit, por Ankaraja duhet së pari të përmbushë një listë të gjatë të kërkesave të vendosura nga BE-ja.

Disa anëtarë të BE-së po ushtrojnë presione për një zbatim të shpejtë të marrëveshjes, nga frika se vonimi i hyrjes në fuqi do të inkurajojë azilkërkuesit të kalojnë nga Turqia në Greqi përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi. Por kjo mund të jetë problematike. Para se azilkërkuesit të mund të kthehen ligjërisht në Turqi, parlamenti grek duhet ta njohë Turqinë si një "vend të tretë të sigurt." Qeveria greke duhet të përmirësojë aftësitë e saj institucionale për të regjistruar azilkërkuesit e sapoardhur , dhe të përshpejtojë procet për shqyrtimin e kërkesave për azil. Që nga fillimi i krizës, Greqia është përpjekur të sigurojë strehim për një numër gjithnjë në rritje të azilkërkuesve dhe të reduktojë kohën e nevojshme për të përpunuar aplikimet e tyre. Ndërkohë disa anëtarë të BE-së paralajmërojnë se dëbimi i azilkërkuesve pa u analizuar rastet e tyre do të ishte i paligjshëm.

Njëkohësisht BE-ja planifikon të kryej  një shpërndarje të barabartë të azilkërkuesve të cilët aktualisht kanë ngecur brenda kufijve të Greqis dhe Italis. Fokusi mbi shtetasit siriane është i rëndësishëm për shkak se ata përfaqësojnë afërsisht gjysmën e azilkërkuesve që arrijnë në ishujt grekë. Në qoftë se BE arrin të kufizojnë rrjedhën qoftë edhe vetëm të atyre azilkërkuesve që vijnë nga Turqia drejt Europës, numri i azilkërkuesve do të përgjysmohet.

Megjithatë, ka pak baza për të besuar se ky plan do te funksionojë sic parashikohet. Bashkimi Europian është munduar për muaj me rradhë mbi futjen e procesit të një plani shpërndarjeje të azilkërkuesve në të gjithë kontinentin, por shumica e shteteve anëtare nuk kanë pranuar. Duke dështuar në shpërnarjen e azilkërkuesve të cilët aktualisht ndodhen në shtetin e Greqis dhe Italis, nuk ka gjasa që shtetet anëtare do të bien dakord për të pranuar edhe më shumë azilkërkues të ardhur nga Turqia. Disa azilkërkues madje mund të refuzojnë të dërgohen në vendet që ata ndjejnë se janë të padëshirueshëm. Maksimumi që Gjermania dhe BE-ja mund të shpresojnë në këtë pikë, është se një numër i vogël i anëtarëve të BE-së do të pranojë të strehojë më shumë azilkërkues.

Qëndrimi i ashpër negociuese i Turqisë është i lidhur gjithashtu me luftën në Siri. Ankaraja ka nxitur për vite me rradhë futjen e një zone ndalim-fluturimi në jug të kufirit të Turqis dhe krijimin e një zonë të sigurt në veri të Siris. Por ndërhyrja e vazhdueshme ushtarake e Rusis në Siri bën që krijimi i një zone ndalim-fluturimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian të jetë tepër i rrezikshëm pa pjesëmarrjen e Moskës. As Shtetet e Bashkuara e as Europa dëshiron të rrezikojë një luftë me Rusinë, e cila në mënyrë aktive ka mbështetur forcat besnike të regjimit Asad. Aktualisht, dhe në bazë të marveshjes së ditës së datës 18 mars, Turqia është duke përdorur krizën e azilkërkuesve për të ushtruar presion mbi BE-në për të arritur një marrëveshje me Rusinë. Megjithatë, Europa do ta ketë të vështirë të përmirësojë lidhjet e saj me Moskën. Ajo ka aplikuar sanksione ekonomike kundër Rusisë që nga fillimi i krizës në Ukrainë. Megjithëse disa anëtarë të BE-së janë shprehur kundër sanksioneve, Gjermania deri më tani ka arritur të mbajë bllokun europian të bashkuar, dhe paketat e ndryshme të sanksioneve janë zgjeruar çdo herë që të kaluarat kanë skaduar. Por ky sistem është duke u bërë cdo herë dhe më i vështirë për tu rruajtur. Grupi më kuptimplot i sanksioneve skadon në fund të korrikut, dhe unanimiteti është i nevojshme për ti zgjeruar ato. Kjo do të thotë se do të nevojitej vendosja e vetëm një vetoje  nga vetëm një shtet anëtar i BE-së për të parandaluar masat ndëshkuese nga të vazhduarit.

Qeveria gjermane ka ndikim kur bëhet fjalë për parandalimin e një “rebelimi” kundër sanksioneve. Kreditorët e Greqisë janë duke debatuar nëse do të jepet kësti i ardhshëm i programit të shpëtimit, dhe Athina i mba shpresat në mbështetjen e Gjermanisë për të marrë paratë, gjë e cila zvogëlon mundësinë e Greqisë të votojë kundër sanksioneve. Qeveria italiane është gati për të arritur një marrëveshje me Komisionin Europian për të toleruar një deficit më të lartë strukturor, dhe mbështetja gjermane do të jetë thelbësore. Hungaria nga ana tjetër, mund të vendosë që të mbrojë lidhjet e saj politike me Poloninë (e cili dëshiron të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë), dhe të mbështesin një raund të ri të masave ndëshkuese kundër Rusisë. Këta faktorë tregojnë se një tjetër zgjerimi i sanksioneve është i mundshëm.

Kjo i komplikon gjërat edhe më tepër për Gjermaninë. Berlini ka nevojë të mbajë BE-në të bashkuar, dhe të reduktojë ardhjen e azilkërkuesve. Nëse sanksionet kundër Rusisë bllokohen, shumë vende në Europën Qendrore dhe Lindore do të ndjehen të tradhtuar nga Bashkimi Europian dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Nga ana tjetër, në rastë se sanksionet vazhdojnë, Moska do të vonojë cdo lëvizje për të bashkëpunuar me Europën dhe Turqinë mbi Sirinë.

Ndërkohë që lufta në Siri vazhdon, azilkërkuesit do të vazhdojë të përpiqen të kalojnë në europë, edhe në qoftë se rruga e tyre është më e vështirë se më parë. Azilkëkuesit nga Siria dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, do të përpiqen të hyjnë në BE nëpërmjet rrugëve më të komplikuara, duke kaluar nga Shqipëria, Bullgari apo edhe Kaukazin. Përveç kësaj, ndërkohë që moti përmirësohet, refugjatët do të rifillojnë të kalojnë  në rrugën qendrore mesdhetare që lidhë Afrikën e Veriut me Italinë jugore. Kjo do të rrisë numrin e zilkërkuesve nga Afrika sub-Sahariane drejt Europës gjatë muajve të ardhshëm dhe si rrjedhojë, presioni i ripërtërirë i azilkërkuesve do të testojë stabilitetin e marrëveshjes BE-Turqi dhe do të sfidojë konsensusin e brishtë midis anëtarëve të BE-së.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora