E enjte, 25.04.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Shahu: Kujt i vjen turp për 22 Marsin

E enjte, 31.03.2016, 08:00 PM


KUJT I VJEN TURP PER 22 MARSIN E DEMOKRACISE 1992

Nga Rexhep SHAHU

Me 22 mars 1992, 24 vite me pare, ndodhi mrekullia. Populli shqiptar masivisht perkrahu Partine Demokratike dhe ia dha voten e pushtetin ne menyre plebishitare kesaj Partie. Ky 22 mars i sivjetem kaloi si dite krejt e rendomte sikur nuk ka ndodhe asgje ne kete dite, sikur nuk eshte dite e shenuar per shqiptaret e as per Partine Demokratike, sikur nuk eshte nje dite apo date me xixa per PD, sikur nuk eshte te pakten dite e date frymezuese, pasi asnjehere PD nuk ka fituar aq masivisht e nuk ia kane dhene voten shqiptaret me aq shumice e me aq dashuri.

Kujt i vjen turp prej 22 marsit te 24 viteve me pare? Kush eshte i penduar per madheshtine e asaj date qe ka hyre ne historine kombetare. Kush ka frike prej asaj date, kush ka frike ta kujtoje e perkujtoje ate date te lavdishme te historise kombetare, kur Partia Demokratike fitoi ne menyre plebishitare, kush turperohet per ate date kur shqiptaret mesivisht ndeshkuan me vote komunizmin dhe ia dhane voten po thuaj te gjithe shqiptaret Partise Demokratike. PO Partia Demokratike pse nuk e perkujtoi kete date qofte dhe me nje deklarate shtypi, me nje kokteil, me nje tubim te zyrtareve te saj minimalisht, me nje tubim ne oborrin e PD te dashamireve te saj qe nuk mungojne si per inat te strukturave.

Sali Berisha shkroi ne fb e tij por asnje politikan tjeter jo as ne fb as ne mediat e tjera. Por as perfituesit e medhej te kesaj date nuk folen dhe kaloi si dite e zakonshme kur eshte dite kulm.

Lexova Armir Shkurtin qe e ka ndjere kete dhimbje i pari dhe po pyes veten, kush u pendua valle per 22 marsin e 24 viteve me pare qe rrezoi ne toke diktaturen por ajo nuk e vdiq. Duket u ngjall dhe ajo tani don ta varrose 22 marsin e demokracise.

22 marsi 1992 nuk eshte prone vetem e PD, eshet e gjithe shqiptareve por kryesisht e PD.

Nese PD nuk mburret e nuk e kujton e feston kete dite, duhet ta festojne shqiptaret dhe te mos u vije turp pse votuan PD.

Cfare ka ndodhe?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora