E merkure, 17.07.2019, 07:44 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Poezinë nuk e shes për një kafe

E marte, 29.03.2016, 08:09 PM


POEZINË TIME REBELE SHQIPE

NUK E SHES PËR NJË KAFE

NGA KALOSH ÇELIKU

Mjerë ajo poezi që shitet një kafe turke ose maqedonase! Edhe, vajtoeni nateditë atë “poet” me gra Zajazi që dalldiset për një kafe në Ditën e Poezisë Botërore. Edhe, në organizimet e arnuara poetike frankofone dhe maqedonase. “Vaj Vatani e mjerë mileti”, do ta ngrente zërin sot, po të ishte gjallë Noli i Madh. Poezinë shqipe e përfaqsojnë askushët. Poetë anonimë, që nuk i njeh nëna e tyre e ku më Katundi i Madh, I çuditshëm është fakti, sesi këto “poetë” katundi, marrin guximin të lexojnë poezi dhe prezentojnë poezinë shqipe me poetët e salloneve arstiokrate të shteteve ballkanike.

Vetëm, hidhnju një sy artistëve botëror dhe atyre shqiptarë Rilindas: shumica kanë qenë aristokratë e bejlerë. E kanë shkrirë gjithë pasurinë e trashëguar në shërbim të artit dhe popullit. Krijimtaria kulmore artistike nuk krijohet ma bark të zbrazët, kur mendjen nateditë e ke te buka e përditshme. Jorastësisht, shumica e poetëve kanë qenë edhe poetë të Oborreve Mbretërore. Vite më vonë, edhe krijuesë të përkrahur nga Shteti i “përbashkët” komunist e neokomunist. Megjithatë, pak vetë kanë hipur majeve, në Baba Tomorr. Malin e Perëndive, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri. I kanë hapur krah më krah dyert e fantazisë. Driteret, po edhe oxhakun mbi çati.

Rasti më i freskët: Fatkeqësisht,  “poezitë” e poetëve askush u shiten për një kafe në Shkup, Kërçovë e Tetovë. Problem tjetër më vete është, ajo, se: Poetët pjesmarrës të këtyre netëve poetike, shumica janë emra të hurit, litarit, kallirit dhe Kandarit të Çajupit. Bythekrye, përfundojnë në një thes me arna politike. Mallëra me afat të skaduar përdorimi, gjithë jetën të shitur për një kafe. E ju prisni me këto “zarzavate” Kopështi të arrini majat e poezisë botërore?! Kurrë!!! Poezi, të cilën nuk e shitën për një kafe: Uolt Uitmen, Hajne, Safo, Jesenin, Zhak Prever, Pushkini, Ana Ahmatova, Lasgush Poradeci, Frederik Rreshpja...  Jo, e them Unë me plot gojën! Poezia, që shitet për një kafe, nuk meriton as një pordhë artistike, e ku më një duartrokitje frenetike.

Edhe nëse, blerësit e zakonshëm janë partizanët e partive politike. Askushët, që bëjnë biznes me poezinë shqipe, janë viça të palëpi të Koperativave bujqësore. Mund, poezinë t’ua fal miqve, mikeve edhe t’ua shes armiqve.

Vetëmse, jo edhe aq lirë ta shes poezinë time rebele shqipe për një kafe…



(Vota: 63 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT