E enjte, 28.03.2024, 07:24 PM (GMT)

Mendime

Nuradin Imeraj: Mulla Sadri Uça- i fisit Gash

E merkure, 23.03.2016, 07:54 PM


Mulla Sadri Uça- i fisit Gash

Nga Nuradin Imeraj

Ka lindur ne vitin 1853 ne fshatin Uçë të Istogut,ka vdekur ne vitin 1948 ne Uçe. Rrjedh nga vellazeria SYLAJ. La pas 4 vajza dhe 5 djem.

Mulla Sadriu ishte, ne rend te parë, hoxhe-imam,prijës i fesë islame. Karieren si i tillë e ka filluar pas kryerjes se medresese në kohën e sundimit osman.

Jetoi një kohë të gjatë. Mbijetoi disa periudha historike: sundimin osman, austro- hungarez, Jugosllavinë monarkiste, italo- gjerman dhe sundimin komunist. Jeta në këto kohëra, nën kushte përmanente okupuese, nuk ishte e lehtë ! Zgjedha e huaj ishte e rëndë për popullaten shqiptare, e cila nuk kishte kurrfarë të drejtash,gjthmonë e pendjekur, e nençmuar, e eksploatuar deri në palcë: prapambetja, nençmimi, nepërkembja,ndrydhja fizike dhe shpirterore- situata gjenocidale! Për popullatën shqiptare nuk pati asnjëherë paqe, liri, rehati. Rezistencë e përhereshme kundër okupatorëve: përleshje, burgime, intemime, djegije, vrasje mizore.

Mulla Sadriu në këto kohëra të bujshme e me plot peripeci e sakrifica, kurrë nuk ishte jashtë ngjarjeve, ishte përherë në gjiun e popullit duke e ndarë me te “ të mirën e të keqen “. Duke ndejtur, duke kontaktuar sa ishte në Drenicë, në Kllodenicë e Runik- me njerëz të dalluar përkah mençuria e trimëria, u mishrua me popullatën.

Si njeri me diapazon te gjërë të dijës, si njeri i lidhur me të gjitha shtresat e popullit- arriti që të fitojë një rrespekt dhee autoritet të lartë, jo vetëm ne vendet ku jetonte dhe vepronte, por edhe në hapsira më të gjëra.

E gjithë kjo pasuri përvojash, fituar në bazë, bëri që tërë veprimtaria e tij të reflektojë,pos qështjes fetare, edhe në ate kombëtare dhe arsimore. Vellazerit, kusherijtë e afert dhe të largët, miqtë dhe farefisi ishin te involvuar ne (çeshtje të ndryshme kombëtare- ndaj edhe ky vete pa marrë parasysh misionin e tij fetar.

Rame Alia, Salih Idrizi ( babaj i Bajram Gashit), Mulla Sadriu , kishin te njejtin gjysh- Muzli Syla.

Babai i Rame Alise- Muzlia, përndryshe mixha i Mulla Sadriut, ne vitin 1912 u mbyt me dajak në Istog nga banda famkeqe e Miliq Kerstës. Ndër këta edhe 6 tjerë.Njeri nga ata djal i mixhës ( Abazi) kurse 5 tjerët të një trungu: Salih Hetemi, Shaban e Selim Bajrushi, Daut Arifi dhe Haxhi Cufa. Ne vitin 1921 po ajo bande vrau Kadri Imeraj (vellaun e Mulla Sadriut) dhe 4 tjere: Muje Kameri, Syle Alia, Selim Mustafa dhe Xheme Haxhia.

Ne çeten e Azem Bejtës ishin vëllazërit e Salih dhe Avdyl Idrizi- babai i te cilëve ishte vella me babain e Mulla Sadriut. Po në këtë çetë ishte edhe Kajtaz Abazi, kushëri i parë i Mulla Sadriut.

Pos Kadri Imeraj, vella i Mulla Sadriut që u vra ne vitin 192l,siq u tha më lartë, u vranë edhe dy nipa: Selman Imeraj ( 1945 ), Bajram Hoxha-Imeraj ( 1992 )bashk me kusherinjët e një trungu,Muharrem dhe Hasan Hysenaj ne përleshje me milicinë serbo-çetnike duke e mbrojtur shkollën shqipe mu në fshatin Uçë. Ne familjen e tij bejnë edhe ca të djegur, që do të pemenden në një shkrim tjeter.

Pati lidhje familjare me patriotët e njohur për të cilët kishte martuar vajzat: Mulla Iliaz Buroja që u vra me pushkë në dore në luftën  me partizano-çetniket në vitin 1946; Fejzë Runiku, një patriot i flakët gjyqi komunist e gjykoi 20 vjet burgim të rëndë.

Në kohën e austro-hungarisë u vra Nezir Idrizi,mixha i Bajram Gashit. Babai i Nezirit vëlla me babain e Mulla Sadriut.

Në vitin 1945 u vra Ramë Alia ( babai i tij dhe i Mulla Sadriut vëllazër). Po në këtë vit u vra edhe Salihu, djali 17 vjeq i Ramë Alisë-Muzlijaj  si dhe Bajram Gashi ( Gjyshi i tij dhe babai i Mulla Sadriut vëllazër).

TE DJEGUR NE ZJARR PËR SË GJALLI

Ne vitin 1921 kriminelet serb në një kullë te fshatit Kovragë,dogjën të ngujuar në kullë këta krerë te fshatit Uçë, Rakosh, Bollopoje:

LATIF KEÇA nga  Uça – të një trungu me mulla Sadri Imeri

HALIL MUSTAFA nga Uça

MURAT REXHEPI nga Uça te një stërgjyshi me mulla Sadri Imerin

HARADIN AHMETI-Haxhijaj, te një stërgjyshi me mulla Sadri Imerin

HAJZER BAJRAKTARI  nga Uça

ZENUN  MUSTAFA-Haxhijaj nga Rakoshi,te një stërgjyshi me mulla Sadri Imerin

KAJTAZ SALIHI- nga Rakoshi

FAZLI METI nga Rakoshi, te një trungu gjyshërit vëllazër me mulla Sadri Imerin

ZENUN SALIMUSAJ  nga  Bellopoja

ISHTE KJO NJË VDEKJE E TMERRSHME QË NUK HARROHET KURRË

Nga gjiri i MUZLI SYLA ( Gjyshi i Mulla Sadri Imerit I fisit Gashi) u martirizuan nga dora gjakatare serbe 21 njerëz të zgjedhur ( prej tyre 18-prej vitit , 1900-1990 ), kurse 3 pas ketyre viteve ranë në mbrojtje të shkollës shqipe në vitin 1992 në fshatin Uçë,Hasan Hysenaj,Bajram Hoxhaj dhe Muharrem Hysenaj kusherinj të një trungu,Bajram Hoxhaj nipi i mulla Sadri Imerit.

Vlen të theksohet se vetëm nga fshati Uçë prej luftërave ballkanike e këndej, u vranë mbi 80 burra të zgjedhur shumica dërmuese të një TRUNGU familjar.

Ndaj ky fshat ka qenë prore në shënjestrën sllave.


Mulla Sadriu pos detyrës si prijës feje, si hoxhë, padyshim ka dhënë fryte edhe në përhapjen e arsimit për këtë ishte shembëll për të tjerët. Në kohën e sundimit osman mësonte fëmijët në xhami, por më së shumti në shtëpinë e vet, e cila shtëpi dekada me radhë u quajt mejtep.

Më vonë në Jugosllavinë  monarkiste iu dha mësim feje nxënësve të fesë islame në shkollë plot 12 vjet. Ishte shumë pozitive që  mësimet fetare nga gjuha turke dhe arabe i spjegonte në gjuhën shqipe.

Sot shumë djem , nipa e sternipa te Mulla Sadri Imeraj kanë kryer fakultete, shkolla të larta e të mesme në profile të ndryshme.

Djalin e madh SADIKUN e shkolloi në medrese.Pasi e kreu medresenë me sukses u inkuadrua ne Bashkësine Islame në Skenderaj ku kreu punët zyrtare 4 vjet në kohën e Jugosllavisë monarkiste.Mulla Sadik Sadri Hoxha në kohën e sundimit italo-gjerman ishte sekretar i komunës në Rakosh kurse në kohën e komunizmit ishte nëpunës i Rrethit plot 3 vite ku u muar në pune si nëpunës i afte dhe i shkolluar.

Vlen për tu theksuar se gjatë sundimit komunist ka qenë në shenjestër të OZN-ës e UDB-es, i përndjekur dhe i burgosur. Gjatë kohës së akcionit te armëve  ka qenë i detyruar të largohet shumë kohë nga shtëpia nga se ishte i planifikuar te keqtrajtohet deri në likuidim ngaqë për UDB-enë ishte njeri i rrezikshëm .

Djali i dytë ABDURRAHIM IMERAJ që më vonë ngaqë mbiemri Imeraj ishte në sy të UDB-ës u detyru ta nderroj dhe ta bëjë  GASHI që të mund te regjistrohej në shkollë në Prishtinë. Në vitin 1942 hapi për herë të parë shkollën shqipe në këtë anë. Ishte ky i pari mësues i kësaj ane,i kësaj komune (vendas ); i pari inspektor i shkollave shqipe ne ish Rrethin e Istogut; drejtor i shkolles fillore ne Uqe dhe Istog; drejtor i paragjimnazit ( gjimnazit të ultë ) ne Istog, i pari drejtor i shkollës së mesme në Istog ; i pari pedagog i kësaj treve. I vetmi arsimtar i komunës së Istogut që mori pjesë në Simpoziumin e 500 vjetorit të vdekjës së heroit tonë kombëtar-Skenderbegut ( 1968 )dhe në hapjen e Universitetit të Prishtinës.

I vetmi arsimtar i kësaj ane që pergatiti kuadra arsimore në kurset pedagogjike.

I nderuar me shumë mirënjohje e diploma. Publicist nga sfera e arsimit-dega e pedagogjisë.

Prej vitit 1945-1999 i përndjekur dhe i dënuar nga OZN-na dhe UDB-eja që shihet nga dokumentat e shkruara ne libra.Perhere, ne çdo karakteristikë, është theksuar se është kushëri i Bajram Gash it dhe Ramë Alisë.

Djali i tretë SHAQIRI ushtronte detyrën e mësuesit në Selac të Shalës së Bajgorës,në Llukafc të Begut,në Uçë dhe sekretar i shkollës tetevjeçare në Rakosh.

Nipi ,NURADIN/ QAZIM / IMERAJ, arsimtar shumë vjeçar i gjuhës shqipe në shkollën fillore të Rakoshit në mësimdhënie plot 23 vjet ,drjtor shkolle prej vitit 2001 deri në vitin 2010 në shkollën 9 Vjeçare “ TRE DËSHMORËT E SHKOLLËS SHQIPE” Në Uqë aktualisht zyrtar administrate për tri shkollat e kësaj ane ne Rakosh.Shushicë dhe Uçë.

Nipi tjetër, NEXHMEDIN SADIK HOXHA, larg i njohur me veprimtarine e tij ne sferën fetare dhe kombëtare. Rrallekush i kesj moshe ka arritur nje autoritet kaq te madh.Shumë vite ishte kryetar Bashkësisë Islame në Pejë,hoxhë I dalluar dhe pajtues I shumë gjaqeve dhe konflikteve të ndryshme në Kosovë dhe jasht saj gjithkund ku kishte konflikte vëllazërore ishte me shpirt e me zemër që familjet në problem t’ia shtrijnë doren e pajtimit  njeri tjetrit.

Nipi tjeter,BAJRAMI, me dy kusheri të afërt, u vra nga ekspedita policore serbe kur keta martirë tentuan t i nxjerrin nga kthetrat çetniko-policore gjimnazistet te cilet ishin nisur për atë mëngjes të shkojnë në shkollë-shtëpi në punktin e Rakoshit.

Siq u tha edhe më lartë Mulla Sadri Imeri -Gashi pati bashkëpunim edhe kontakte me shumë njerëz të njohur të asaj kohe.Po përmendim vetëm disa: Xhemajl Abrija, Xhemajl Izbica,Halit Ahmeti,( Syriganë ),Rexhë Hyseni ( Shushicë e Ultë ),me kaçakët e Azem Bejtës dhe me vetë Azemin. ( Sali Idrizi,vëllazërit Bala ),Ali Ferizi ( Jabllanicë e Madhe),Ramadan Shabani ( Kijevë ), Brahim Salihi ( Tomoc )Rrustë Rugova ( Cerrcë )... Bashkëpunimi me këta njerëz të përmendur të kohës lidhur me çeshtje të ndryshme kombëtare ka qene i frytshëm. Të gjitha këto ndikuan që të zgjedhet anëtar i Islihatit  në kohën e pushtimit italo-gjerman.

Ishte i vetmi hoxhë në këtë Islihat dhe gëzonte autoritet meritor,duke pasur për kryetar Bardh Isufin. U njoft për se afërmi dhe bashkepunoi me përkushtim me Gjon Lleshin nga Zllakuqani, Rrustë Rugova, Smajl Lashi. Ishin këta pleqnarë të dalluar jo vetëm kur u formua Islihati por edhe pepara.

Eshte fakt i pamohueshëm se Islihati në atë kohë ka luajtur rol me rëndësi,rol, kombëtar ne pajtimin e konflikteve,hakmarrjeve e gjakmarrjeve. Janë shënuar asaj kohe suksese të mëdha në këtë drejtim falë mençurisë,dinjitetit,drejtësisë dhe vendosmerisë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora