E marte, 12.11.2019, 04:56 PM (GMT)

Komente

Shemsi Bunjaku: Ushtarët e zemëruar

E merkure, 23.03.2016, 07:38 PM


Ushtarët e zemruar

Nga Shemsi Bunjaku - Gazetar TV publik Norvegjez NRK.

...Britma të stërzgjatura.Thirrje aq këmbuese sa që shurdhova vetën.

Po, krejt koti. Këta thonë se nuk dëgjohet, thon se ky zë shkon vetëm në veshët e budallenjve, po po budallenjëve.

Ama si është e mundur more, zëri që nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më shumë se dashurin dhe frigën për kopen e rrethuar, nga ujqër të tërbuar, tinzar,grabitqar e shumë të zemruar të mos dëgjohet. Ironike a, hëë...

Dridhem i tëri kur vrej urrejtjen,  zemrimin, ligsin, egoizmin,banalitetet. Nuk mund të kap asgjë të prekshme. Gjithqka është vetëm amulli, tym, zvarritje, humor i zi, ndjenjën ne kundër atyre, edhe që të gjithë kemi vetëm një burim ku pim ujë, vetëm një malë, një fushë, një diell, një atëdhe.

Aq e turpshme sa për një moment më fyen dinjitetin, identitetin dhe integritetin, por nga friga për kopen e harroj krenarin.

E di që këta pasi ti kenë zënë frymën gjithë kopes do e hajn edhe njëri tjetrin dhe nuk do ketë më as dele, as kope e as ujq.

Më vije të qaj nga pa mundsia e ndryshimit sepse nuk ka këtu më logjik, nuk ka më as etik, këtu ka vetëm mbrehje dhëmbësh dhe zbrazje eforish famkeqe.

Të till ujq kan hipnotizuar kopen,po frigohem mos po hipnotizhem edhe unë. Apo ndoshta vetëm unë jam i hipnotizuar e gjithë rreth meje po qeshin nga unë që thërras  krejt koti.

Përndryshe këta do më thonin, mjaft, mjaft më, mjaft se rendi është i yti.

E keqja më e rezikshme është kur ajo të bën për veti. Kur i smuri mendor të detyron të reagosh c'mendurisht përball ti.

Unë e pyes vetën si do bëhet do hanë këta njeri tjetrin në fillim apo do fillojn me ne, se kështu siq ulurin egër, këtu nuk ka shpëtim.

Edhe evulicjoni siq shifet  ka ndryshu, se një ditë këta kishin një misjon,edhe nëse kishin kundërshtime kopen mbronin të gjithë, s'paku ashtu dukej, po tash me kalimin e kohës vetëm sa rritet egërsia dhe ulurimat e cmenduris dhe epsheve  humbin edhe fijen. Evulicjoni hec pra në drejtim të kundërt. Nga roje kopesh u transformuan në ujqër dhe këtu nuk ka më afrim ndasish në interes të përmisimit. Ka vetëm rrebelim.

Të zemrurit janë zanë në zënkat e ngushta thujse boshe dhe unë vazhdoi në vazhdimsi të thërras me shpresen se do zgjërojn shiqimin duke kuptuar se bota është e madhe shumë më e madhe se zankat e tyre që lidhen kry kput për disa kolltuqe. A nuk e kan lexuar këta asnjëher që edhe frymarrjen që e marrim e kthejmë prapa, asgjë nuk mbetet vetëm e jona.

Jo, jo zëri shkon në veshët e budallenjëve. Të menqurit tërbohen nga ky zë edhe më shumë, thon, kush është ky që  thërret, kujt i drejtohet ky dikushi. A ta shqyejm apo të vazhdojm kështu ta injorojm këtë qorollaz.

E unë vazhdoj, nuk hiqem si dikushi se nuk jam askushi po jam vetëm populli që mban mbi supet e veta krenarit dhe turpet që i shkoktojn ushtarët e  zemruar....



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT