Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: E kaluara dhe e tashmja, zhgënjim

| E merkure, 23.03.2016, 08:34 PM |


E kaluara dhe e tashmja, janë zhgënjimi i shqiptarëve

Nga Zenel Çeliku

Shqiptarët historikisht janë zhgënyer nga politika dhe qeveritë e saj. Le të mos ndalemi tek 5 dekadat e zymta, plot terror, varferi dhe krimet monstruoze të diktaturës, të cilat prodhuan shumë e shumë tragjedi. E kaluara e 24 viteve të fundit (1992-2016), ishte me shumë shpresa se Shqipëria I shpëtoi zgjedhës dhe diktaturës komuniste, dhe një fllad I ri me një demokraci të ëndëruar, po fryente për shqiptarët e shumë vuajtur. Por ndodhi e kundërta, shumë shpejt në Shqipërri u shfaqën celulat e para të krimit të lidhur me pushtetin, shumë shpejt u shfaq korrupsioni I shfrenuar I  cili u klasifikuar si më I madhi në Ballkan. Shpejt e në kohë rekord shqiptarët po përballeshin me situata që kurrë nuk I kishin menduar. Uzinat e fabrikat nën slloganin që cdo gjë nga regjimi komunist të shkojë në kuotën zero me të parim kriminal “terapia Shok”, bëri që shqiptarët të ishin të varur për cdo gjë nga prodhimet nga jasht Shqipërisë-pa u thelluar se ajo pasuri ishte e popullit dhe jo e regjimit që zhvati një popull. Varfëria filloi të ngrihej me shpejtësi, anafalbetizmi u ngjit me shifra alarmante, milionerët filluan shpejt të dalin në skenë, e kështu shqiptarët e shkretë dolen nga shiu dhe ranë në breshër. Mbas një katraure kriminale të pa parë në vëëdet e tjera të ish bllokut komunist, pa pritams u shfaqën firmat piramidale, të cilat zhvatën e zhvatën parat dhe gjithshka kishte ky popull fukara. Edhe pse u grabit Thesari I Shtetit-floriri dhe sendet e tjera me vlera të mëdhaja, si për çudinë e përrallave me Nastradinin, askush nuk mbajti përgjegjësi shtetari, por  fajtorët  tërhoqën me vehte detsabilitetin total të Shtetit Shqiptar më 1997, me qëllimin për të shmangur përgjegjësitë penale të tyre. Edhe pse shqiptarët dhe Shqipëria u bënë delja e zezë në Europë, edhe pse gjithshka u dogj, edhe pse u vranë me mijëra njerëz të  pa fajshëm, edhe pse u bastisën të gjitha bankat, askush nuk u përgjigj dhe asnjë fajtor nuk kishte në bankat e të akuzuarve-të paktën për opinion. Kush mundet të thotë se ku kane ndodhur këto situata të tilla tragjike në Europë ??? Kush mundet të thotë se në këto ngjarje kronologjike nuk ka përgjegjës konkret??? Përse ata që erdhën më pas në pushtet nuk hetuan të gjitha sa kanë ndodhur??? Mos ndoshta kjo ishte porta hyrëse për një shteti mafioz edhe më tej??? Përse drejtësia nuk bëri asnjë hap për të zbardhur sado pak këto ngjarje trishtuese??? Mos vallë krimi dhe korrupsioni kishte kapur edhe këtë pushtet shumë të rëndësishëm për cdo vënd???

Pa asnjë diskutim, të gjitha pyetjeve të sipërme, dhe shumë e shumë pyetjeve të tjra, përgjigjen e tyre do ta marim në botën tjetër, sepse në Shqipëri është ndërtuar një system shumë I sofistifikuar lidhur me çfarë kanë ndodhur në këtë vënd ku krimi I organizuar dhe korrupsioni janë kthyer në kancer për shoqërinë shqiptare fat keqe. Zhgënjimet e shqiptarëve për këtë periudhe të shkurtër 1992-1997, janë plot çudira por që akoma nuk ka përgjegjës. Më tej, shqiptarët menduan se do të ndërtohet një shtet ku ligji do të sundojë, por edhe ky ishte zhgënjim I radhës, sepse korrupsioni dhe krimi u rritën në përmasa të pa para, deri në maja të pushtet. Në tërë këto vite kemi dëgjuar me miliona herë reforma, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, integrimi I vëndit në strukturat Euro-Atlantike e të tjera e të tjera, por në fakt shqiptarët  shikojmë se vëndi ynë ka hecuar ma hapa të ngadalta, dhe zhgëjimi është të rritje. E tanishmja është akoma edhe më e pa përgjegjshme, politika majtas e djathtas lozin pinpong me njëra-tjetrën. Në 10 vitet e fundit kanë ndodhur gjëra të çuditshme, përpara në dritën e diellit kemi të freskët faljen e detit tek grekët, përpara kemi vrasjet e shekullit të cilat nuk kanë autor dhe nuk po zbardhen, përpara kemi ngjarjen e Gërdecit e cila mori jeten 23 njerëzve që punonin për bukën e gojës, nuk mundet të harrohet 21 Janari I cili mori jetën e 4 njerëzve të pa fajshëm, kemi të fresket vjedhjen e Bankes se Shqipërisë, e kështu me radhë. Po mirë, edhe këto nuk kanë fajtorë?!!! Duke dashur të largohemi nga ndodhitë tragjike në Shqipëri ku shqiptarët janë tej të zhgënjyer, një fjale e urtë popullore thotë “më mirë vonë se sa kurrë”. Shqipëria sot është anëtare në NATO dhe kandidate në BE, por përpara ka detyra shtëpie shumë të rëndësishme, dekriminalizimin, Reformën në Drejtësi, themelimin e Byros Kombëtare të Hetimit, reforma në fushën ekonomike e të tjera. Kjo do të thotë se këto detyra duhet pa tjetër të bëhen, që të mos kemi përpara zhgënjimin e më tejshëm. Në këto kërkesa të domosdoshme të kohës, vërejmë se politika shqiptare po luan pinpong me njëra-tjetrën, duke shpikur artifica dhe bariera artificial vetëm e vetëm për të zvarritur reformat. Dikush mundet të pyes, ky shkrim, kjo analizë a do të ishte më mirë që të evidentonte emra konkret ? Pa dyshim po, dhe ju siguroj se kurojo nuk më mungon, por janë aq shumë, sa që këtu nuk është mundësia të evidentohen, por populli I di shumë mire se kush janë shkaktarët e këtyre të këqiave ndaj Shqipërise.

Le të ndalemi tek dekriminalizimi dhe reforma në Drejtësi të cilat për momentin po kërkohen me këmbëngutlje nga ndërkombëtarët. Duhet të falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, që po I qëndrojnë mbi kokë kësaj politike të shthurur dhe të çoroditur, dhe deri këtu Shqipëria ka hecuar nën kërkesat shumë të çmuar këmbëngulëse të ndërkombëtarëve. Çfarë pret tani politika e cila tundet e shkundet dhe nuk merr asnjë hap konkret për dekriminalizim ? Çfarë pret prokuroria që të ndërmarrrin veprime konkrete për të ndëshkuar ata element pushtetarë të korruptuar dhe të lidhur me afera kriminale, apo është e kapur nga politika?!!! Përse politika hedh çashka si njëra dhe tjetra palë, dhe asnjë veprim konkret për reformën në Drejtësi?!!!

Të gjithë I madh  e I vogël e dinë se drejtësia ka shumë problem, ka mjaft nga ata që janë të korruptuar, por nuk janë të gjithë. Nuk janë të gjithë milionera, në kyçin e dorës nuk kanë të gjithë ora më të shtrejta se makina e Ambasadorit Amerikan. Jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kanë vetura luksoze dhe vila brënda dhe jashtë vëndit, por ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë më shumë integritet, me shumë kurajo dhe shumë profesinal, por këta I pengon politika duke u bërë presione nga më të ndryshmet. Ndaj, shoqëria shqiptare duhet të mos presë vetëm nga amerikanët, por me përkrahjen e tyre (amerikanëve), me këmbëngulje e të bashkuar pa dallime partiake, të kërkojnë drejt për drejt politikës shqiptare  (e cila ka 24 vjet që ka zhgënjyer shqiptarët), të ndalë pallavrat, të ndalë lojën e flliqur “ e ka kush e ka” fajin, por të distancohen nga korrupsioni, ta dënojnë krimin, të godasin elementët pushtetarë të omplikuar me afera kriminale, ta lejnë drejtësinë që të bëjë punën e sajë në mënyre të pa varur, dhe në fund të fundit, tani pas 24 vite zhgënjim, shqiptarët të shikojnë dritë jeshile në fund të tunelit, sepse brezat që do të vijnë, do ta dënojnë ashpër këtë klase politike e cila ka gjeneruar korrupsion dhe krim ne pushtet dhe jashtë pushtetit.

13 Mars 2016