E marte, 16.04.2024, 07:37 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Më të varfërit dhe më të copëtuarit në botë

E marte, 22.03.2016, 08:25 PM


NË DO TË MBETEMI POPULLI MË I VARFËR DHE MË I COPTUAR NË BOTË

Nga Afrim Caka

Shqiptarët janë trashigimtarët e drejtpërdrejtë e Dradanisë, hapsira e së vcilëës është rudhur dhe po rrudhet vaisht nga DY MONSTRAT qeveritare. Kështu, Dardania do t’i nënshtrohet procesit të migrimit e shkombëtarizimit sistematik dhe kolonizimit të tokave tona me shkja e shkina. Kjo është duke ndodhur me vetëdijen tonë me dashje e në heshtje…!

Kriteri themelor i shndrrimit të një populli në komb të caktuar vlerësohet konstituimi i tij në subjekt të historisë së vet. Konstituimi i popullit në subjekt historik, domethënës vetëdijësimi i tij masiv për integrim e bashkim, për të qenë zotërues i vetvetës dhe i të drejtave e lirive natyrore në vendin e vet, në esencë është i pandashëm nga vetëdija kombëtare. Tërësia e vlerave ekonomike, sociale e morale të etnisë në fazën e shndërrimit të popullit në subjekt të zhvillimit të vet historik arrin shkallën e lartë të zhvillimit në kohën e formimit të vetëdijes kombëtare. Zakonisht shndërrimi i popullit në subjekt historik, përkatësisht në komb, lidhet me formimin e shtetit në truallin e tij. Deri në formimin e subjektivitetit historik të një populli, gjuha e përbashkët, shkalla e zhvillimit të përafërt ekonomik e viseve të ndryshme, vlerat sociale dhe sistemi i tyre i ngjashëm të pjesëtarë e viseve të ndryshme, si dhe vetëdija për këtë e lidhur ngushtë me vetëdijën për prejardhjen e përbashkët, arrijnë në shkallën e nevojës së pavarësimit politik, ekonomik, social e kulturor.

Populli shqiptar formimin e këtillë e pat arritur qysh në vitet ‘50, ’60, '70, ’80, atëherë kishte vetëm zgjimë kombëtar, kur vetëdija kombëtare u bë konstituent i kombit shqiptar. Në kuadrin e një vetëdije të këtillë inviduale e kombëtare flamuri, historia e gjuha shqipe ka qenë tipar kryesor i individualitetit të pjesëtarëve të kombit shqiptar. Kështu, zhvillimi kulturor-historik, së bashku me zhvillimin natyror etnik të shqiptarëve në truallin e tyre, u bënë shkak i zhvillimit të vetëdijes kombëtare dhe pasojë e saj. Zhvillimi i tërësishëm ekonimik e socail i shqiptarëve ishte tepër i vonuar, sikurse edhe zhvillimi i vetëdijes së tyre për përbashkësinë, intergrimin dhe bashkrimin e tyre. Zhvillimi i vetëdijës së shqiptarëve deri në fromimin e subjektivitetit të tyre, historik përkatësisht të vetëdijës kombëtare, kishte rrjedhë paralele e ndërvepruese të zhvillimit te përbashkët. Madje, nga vetë përmbajtja ka gjasë që dija e sistemi i dijeve, i ndërthurur me ndjenja dhe me vlera kombëtare, sociale e morale ndaj së kalurës, ekonomike, sociale e shqiptarëve, kishte arritur shkallën harmonike të lidhëshmërisë së tyre me veprimin konkret të drejtuar nga pavarësia ekonomike, sociale e politike.

Mirëpo, nga pikëpamja e cilësisë, sidomos ajo vepruese, tipare të tjera ka vetëdija për përkatësin e një individi kombit të vet deri në formimin e subjekteve e subjektivitetit kombëtar dhe tjetër cilësi vetëdija kombëtare tashmë e formuar. Kjo cilësi zhvilluese integrale shquhet posaçërisht ndër shqiptarët e Dardanisë dhe ndër shqiptarët që mbetën jashtë kufijve të shtetit të tyre.

Sot, duke shtruar çështjën tonë kështu, ne nuk kemi përvetësuar masën e Rilindasve tanë në masën e cilësin e duhur mësimet historike mbi Skënderbeun, Sylejman Vokshin etj., sepse duke u sjellë siç po sillemi me figurat tona historike, duke i quajtur këta “antikombëtar” nga spiunët gjak prishur mjekërzinj, kemi drojën se mos po pranojmë përseri që populli shqiptar t’i shkaktohen edhe më tutje përçarje kombëtare, përbërje shpirtërore, rënia e morale, dhe kufizime deri në ndryshimin e kufijve, historis dhe kultutës Dardane nga shqiptaret e shitur e të shitblerë. Një pozicion i tillë që përligjën atomatizimin e çështjes sonë kombëtare, që arsyton trajtimin e shqiptarëve në trojet e tyre deri në asimilimin e plotë të tyre, siç po ndodhe në Mal të Zi e Maqedoni. Nuk do të shkoj gjatë edhe shqiptarët që i la Thaçi e Mustafa në Veri do të asmimilohen shumë shpejtë.

Të gjitha këto sjellje qeveritare, që e çintegruan dhe dobësuan në masë të të konsiderueshme të entitetit tonë kombëtar deri në një luftë vëlla vrasëse dhe duke e dënuar këtë popull kështu, që edhe më tej do të mbetemi populli më i varfëri dhe më copëtuari në Botë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora