E premte, 29.03.2024, 10:32 AM (GMT)

Mendime

Dërmaku: Flet sekretari i Kryqit të Kuq Rexhep Morina

E diele, 20.03.2016, 08:15 PM


Intervistë me sekretarin e Kryqit të Kuq në Dardanë, humanistin e atdhetarin  Rexhep Morina.

Ju lutem fike dritën…, se nuk kemi pare me paguar rrymën?

- Njeriu shpirtin human nuk e fiton, ai lind shumë heret

Intervistoi: Ramiz DERMAKU

Njeriu shpirtin human nuk e fiton, ai lind shumë heret, këtë  ndjenj e fitova nga prindërit të cilët ndihmonin ( në kohën e tyre ) familje të tëra në fshat e më gjerë.

Bota sot: z. Rexhep Morina na tregoni për lexuesit e Gazetës Kombëtare "Bota sot" dhe portalin informativ "Zemra Shqiptare'', kush është Rexhep Morina ?

R.MORINA:    Historia e çdo populli ka data që i obligojnë gjeneratat e reja të ndalen dhe ti hedhin një sy të kaluarës , për të parë se nga erdhëm  ? , ku jemi dhe ? dhe ku  po shkojmë  ne ?  Ç’farë rrugë  kanë  bërë ata.., dhe ç’farë rruge duhet të bëjmë ne sot ? Populli ynë edhe pse ishte i ndarë (pa dëshirën e tij), i maltretuar, i rrahur, i shtypur, i burgosur e i vrarë .., ai nga gjiu i tij nxorri koka të  afta, intelektualë të denjë, atdhetar e patriotë, humanist.., të cilët i dualën – e po i dalin edhe sot,  zotë popullit dhe Atdheut, e disa prej tyre  për ta shpëtuar një pjesë të popullsisë  (nga skamja e cila i kishte kapluar) ata i vunë vetit detyrë që të sakrifikojnë çdo gjë pra edhe jetën Ata humanistë gjatë punës së tyre u ndeshën  me sfida të shumëta , e ca prej tyre e  paguan edhe me jetë. Në mesin e shumë aktivistëve, humanistëve padyshim se është veprimtari dhe humanisti, Rexhep Morina, nga fshati Topanicë Komuna e Dardanës. Rexhepi rrjedhë prej një familje të mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare shqiptare. Shkollën fillore ( 4 - klasë) e kreu në vendlindje, ndersa 4 -ra - të tjerat në fshatin Koretin Shkollën e mesme e kreu në Dardanë, e Shkollën e Lartë Ekonomiko Komerciale në Pejë. Që nga mosha e fëmijërisë Regjepi, e urrente regjimin serbosllavë, shumë i ri e kupëtoi gjendjen e vështirë ne të cilën jetonte populli shqiptarë, e kuptoi se gjendja politike dhe ekonomike keqësohej për çdo ditë. Sa ma tepër që rritej edhe më   tepër i shtohej urrejtja ndaj armikut. Që nga mosha rinore tek veprimtari e humanisti,  Rexhep Morina, vërehej një karakter i fortë shpirtërorë kryengritës dhe kurrë nuk u gjunjëzua para regjimit serbo-çetnikë. Në shkollë Rexhepi ngjalli admirimin e arsimtarëve patriotë e sfidoi ata që i shërbenin regjimit serbo slave, të cilët në vend se ti vlerësonin  aftësit e nxënësve, ata vlerësonin lojalitetin e nxënësve ndaj regjimit. Atdhetari Rexhep Morina, aktivitetin e tij humanitar e atdhetarë e filloi që nga bankat e shkollës së mesme (kl. 2-të). Ai tani e kishte kupëtuar mirë gjendjen e mjeruar ne të cilën jetonte populli shqiptarë në Kosovë dhe trojet tjera etnike. Ai së bashku me disa shokë filluan të grumbullojnë ndihma për ti ndihmuar të varfurit, mbanin  mbledhje në shtëpin e tij, bisedonin për shkeljen e lirisë dhe të drejtave të njeriut, për planprogramet shkollore te mbushra me sllavizëm, për padrejtësit në punësim që u bëheshin  shqiptarëve, për dhënjen e bursave dhe kredive nacionaliteteve tjera e jo shqiptarëve. Tani shtëpia e tij në Topanicë ishte shëndërruar në një depo ku tuboheshin gjërat ushqimore; mielli, vaji, kripa, sheqeri, veshëmbathje; Pallto, pantollane, këpucë ..,  detergjente, dru për djegëje, barëra ,mjete amvisnije..., etj. Mirëpo, nuk shkoi shumë kohë dhe UDB-ja ,serbo - slave (e ndihmuar nga shqiptarët i kishte ra në gjurmë Rexhepit, dhe e përcillte çdo lëvizje të tij ). E ftonin në biseda të shpeshta informative, e pyesnin e provokonin e dikur edhe ushtronin dhunë ndaj tij. Mirëpo ,sa më tepër që shtohej dhuna e presioni ndaj Rexhepit,  tak ai edhe më tepër shtohej urrejtja ndaj regjimit. Sulmet dhe përdorimii i forcës ndaj Rexhepit , në vend se ta largonin Rexhepin nga aktivitetet, tek Rexhepi shtohej vullneti për tu marrë me grumbullimin e ndihmave i përkushtohet çështjes sonë. Gjatë takimeve të mbajtura në shtëpin e tij në Topanicë, Rexhepi, me shokë bisedonin për  çështjen e punësimit të shqiptarëve  ku shkilej ne mënyrë drastike Konventa Ndërkombëtare e Punës dhe ajo e Organizatë së Kombeve të B    bashkuara për Refugjatë. Organet e sigurimit  duke e parë vendosmërin dhe kokëfortësin e Rexhepit,i shpeshtuan “bisedat informative” dhe përdorënin edhe forcën. Është interesantë se Rexhepi, gjatë marrjes në pyetje nga organet e sigurimit serb, jo që nuk frikësohej por ua thonte hapur të gjitha padrejtësit, që iu kiashin bërë e po i bëheshin edhe sot, popullit shqipëtarë. Ne ditët më të vështira kur shqipëtari për një fjalë goje rrahej burgosej e dënohej me vite, Rexhepi tubonte ndihma si bleta mjaltin.  Pasi e arrestuan.., organet e sigurimit serbë në Dardanë, ushtruan dhunë të shfrenuar ndaj tij, disa herë ishte në gjendje koma. Mirëpo dëshira dhe vullneti për ti ndihmuar çështjes kombëtare ishte gjëja më e fuqishme që rridhte që nga fëmijëria e tij, kur babai i tij - Xhaferi, i spjegonte atij për sakrificat që kishte përjetuar populli shqipëtarë gjatë historisë duke kërkuar zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare, për trimërin, guximin dhe heroizmin e popullit shqipëtarë gjatë historisë. Dëshira ndaj atdheut dhe Lirisë kishte hyrë në kokën dhe shpirtin e Rexhepit, siq kishte hyrë vetë jeta e tij.

Bota sot:  Vini nga një familje e mesme shqiptare, por e djegur për Lirinë dhe çështjen Kombëtare ?

R.Morina: Po prindërit e mi ishin të përndjekur nga regjimet serbo-sllave që nga lufta e dytë,  para se unë të vija ne këtë Botë. Nëna ime ishte marr nga ushtrija serbe(në atë kohë.., thonin se ishin Bullgarë..,por ne të vërtetë ata ishin serbë  të kamofluar) nga fshati Topanicë , ( i muarën  50 gra dhe i dërguan në fshatin Domorovc, fshatë i banuar me shki. Mirëpo, nëna ime me shoqet e veta ishin trimnesha, të forta dhe atdhetare kurrë nuk iu   nënështruan në asnji moment regjimit barbarë serbo çetnik. Pasë disa dite organet e sigurimit nënen time do ta arrestojn edhe më vonë Nëna do të lirohet. Gjatë marrjes së nënës ne pyetje ata kërkonin nga nëna tu tregoj se ku ndodhen kaqakët, ishte. Akuza ishte se ajo, me akuzën se po i mbronë patriotët, thënë shkurtë po i mbronë Kaqakët. Nëna ishte shumë punëtore, trimërershë dhe asnjiherë nuk pajtohej me regjimin  e atëhershëm. Cdo herë ishte nën përcjelljen e organe të sigurimit  serb, disa herë e kishin maltretuar dhe nga nëna ime kërkonion edhe armë. ., të cilat si posedonte. Si masë ndëshkuese ndaj saj familjes sonë disa herë na e morrën edhe grurin nga hamari, djathin nga fllaniku dhe prodhime tjera bujqësore ,me qëllim që ta nënshtronin, por ajo  kurrë nuk u gjunjëzua. Shumë shpeshë nëna na i tregonte. Ato fjalë të nënës i kamë të freskëta akoma edhe sot. Prandaj kur i kujtoj ato fjalë sikur unë gjejë forcë dhe energji që akoma më tepër të angazhohem ne mënyrë që amanetin e nënës dhe të   popullit ta realizoj me suksesë. Ato fjalë të arta kanë hyrë në zemrën time dhe mua nuk më lënë të qetë.

Bota sot:  Kur e filluat aktivitetin humanitarë dhe çka ju shtyri ?

R. Morina: Njeriu shpirtin human nuk e fiton, ai lind shumë heret, këtë ndjenjë humaniteti e bëmirësie e fitova (e trashigova) nga prindërit e mi.

e fitova nga Prindërit e mij gjatë asaj kohe ndihmonin shumë familje skamnore. Që nga shkolla e mesme kam filluar të merrem me humanitet ia fillova tu ndihmoja shokëve në shkollë, si dhe duke organizuar aksione humanitare,pastaj isha aktvisitë në komisionin solidar në fshtë, e më vonë në nivel komunl, ku i ndihmuam të gjitha familjet skamnore që kishin nevojë. Shih librin e Enver Ajvazit “SOLIDARITETI“ 1990-1999. Sfid e veqantë ishte kur  u themelua KRNE (Këshilli Republikan për ndihma Emerxhente) ku kryesia e LDK-se dega në Kamenicë me kryetar  Emin Krasniqin më zgjodhën sekretar për ndima emergjente. Gjatë kësaj kohe grumbullonim ndihma nga të gjitha fshatrat e komunës si dhe  qyteti, të cilat ndihma grumbulloheshin në shtëpin time dhe nga aty i shpërndanim në tërë teritorin e Kosovës ku kishte nevojë. Ndihmat shkonin në Drenicë në Suharekë në Prishtinë , Gjilan dhe në zonën e Karadakut. Po e tregoj vetum një rast; Unë me Sejdi Kurteshin nga Koretini, kishim mbushur një kamion përplot me ndihma të ndryshme të cilat ishin të dedikuara për në Prekaz, ne duhet të shkonim deri në Graboc. Në rrugën kryesore na ndaluan policia serbe ( ishin mbi 20 policë.., disa e hapen shatorin e kamionit dhe e pane se çka kishim në te, mirëpo ..,Zoti na ndihmoj dhe ata na liruan..,pa na maltretuar ! Kjo ishte e pa besushme dhe akoma edhe sot  s‘mund të besoj, po fati ishte në anën ton. Në Graboc, na pritën shumë mirë rinija e fshatit. Ndihmat duhet të dërgoheshin në Prekaz në rrugët e shkurta përmes maleve.

Bota sot:  Z. Rexhepi na tregoni diçka për historinë  e  Kryqit të Kuq në Dardanë; Kur filloi punën, në ç'farë kushte.., etj ?

R. Morina: Kryqi i Kuq dega në Kamenicë ka funksionuar edhe para lufte, deri në vitet e nëndhjeta është udhëhequr nga shqiptarët dhe serbët Në vitet e nëntëdhjeta regjimi serb i largoj të gjithë shqiptarët nga ky objekt, mbesin vetum sërbët të cilët punonin për largimin e shqiptarve nga trojet e veta. Me mbarimin e luftës në muajin Korrik kemi hyrë në objektin e Kryqit të Kuq në Kamenicë, me vendosmërin tonë dhe me ndihmen e KFORI-t Amerikan i kemi larguar udhëheqësit sërb nga ky objekt.  Objekti ka qen i shkatërruar  dhe i mbushur me materjale te ndryshme nga sërbët si dokumente të ushtrisë serbe etj. Ne ato dokumente ua kemi dorëzuar  arhivit të komunës. Punën ne e kemi fillu me 28 qershor në zyrën e Pensionistve të komunës të cilët na liruan falas një dhomë e cila ishte shumë e përshtatshme për neve, gjatë kësaj kohe kemi  konsuliduar stafin e degës, në fillim kemi punuar 4 veta të gjithë aktivist të Këshillit për ndima Emergjente; si Imer Ismajli, Ramadan Berisha dhe Agim Surdulli.  Menjihere kan fillu të na vizitojnë delegacione të ndryshme nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të cilët interesoheshin për gjendjen e popullësisë së Kamenicës. Ne me këmbëngulësi kërkonim nga Federata e Kryqit të Kuq, që të na ndihmoj në renovimin e objektit të Kryqit të Kuq. Dhe ne ia arritëm qëllimit. Pra fituam një donacion nga Federata e Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe në vlerë prej 22 Dm markave Gjermane dhe ne krijuam kushte  renovuam objektin ( ndërruam çatin e objektit, betonuam dyshemet i lyem  muret vendosëm oriendi të reja dhe krijuam kushte të mira për punë. Pas këti momenti filluan dhe të na vijn ndihma të ndryshme nga donator të ndryshëm të cilat ishin të mirëseardhura për popullaten e komunës tonë.

Bota sot:  Qe sa vite ju punoni  ne këtë  vend gjatë kësaj kohe keni patur  momente të hidhura por edhe të mira ?

R. Morina: Ne në degën e Kryqit të Kuq në Kamenicë punojm që nga mbarimi i luftës, kemi fillur me 28 - qershor,  ishte nji vazhdimsi e punës sime që kisha në Këshillin Emergjent Republikan ,se të gjithë udhëheqësit e Këshillit Republikan ishin edhe aktivist apo punëtor të Kryqit të Kuq të Kosovës. Kështu me kryetarin e Kryqit Kuq të Kosovës  z.Jusuf Dedushaj  edhe gjatë luftës kishim takime, ndihmat që i grumbullonim në komunën tonë i dorëzonim në Prishtinë dhe vende të ndryshme të Kosovës ku kishte nevoj.

Në fillim kishim vështirësi deri sa i identifikuam familjet e vërteta skamnore, sepse të gjithë shprehnin  dëshirën që të marrin ndihma. por për të gjithë nuk kishte.

Momente shumë të mira ishin atëhere kur na vinin ndihma nga donatorë të ndryshëm sepse ne na shtoheshin  shpresat sepse kishim me çka ti ndihmonim familjet e varfura skamnore .

Momente shumë të vështira ishin  dhe mbeten për ne kur nuk kemi mundsi që ti ndihmojm njerzit në nevojë e ata jan të shumët edhe pse jo sa mbas luftes.

Bota Sot:  Si e ndieni vehten, apo thënë shkurt si i përjetonit momentet, kur me syt (shihnin) e veshët tuaj, dëgjon se disa familje shumë shpeshë ndodh të mos të kenë  bukë për të  ngrën  ?

R.Morina Kjo është e tmerrshme dhe e pa përballushme për mua, nuk isha i mësuar që të shoh  skena të rënda dhe u shqetsosha mjaft edhe në shtëpi nuk mundesha të fleja I qetë.

Mirëpo ne kemi bërë e po bëjmë edhe sot përpjkje maksimale  që ti evitojm këto skena trishtuese e rënqethëse. Shumë here kam marr miell dhe gjëra tjera ushqimore nga familja ime  dhe ia kamë dhuruar familjeve të varfura .

Njiherit kam bër të pa munderën  që të gjejmë donator të ndryshëm me qëllim që këto familje të jetojnë apo edhe të ken në sofren e tyre së paku gjërat elementare për jetë.

Bota sot: Me sa unë jam i informuar , ju para lufte, gjatë saj, por akoma edhe sot, ju i ndihmoni familjet e  v: arfura  ?

R.Morina: Po kjo është e saktë. Ne edhe më heret si familje kemi ndihmuar si në fshtë pnjashtu edhe në komunë. Në vitet e hershme të rinis sime u  kyqa në aktivitete të ndryshme rinore ku pata mundsi të ndihmoj në forma të ndryshme familjet që kishin nevojë, që nga vitet e tetëdhjeta, jam angazhuar përmes grupeve rinore në atë kohë pastaj,  u kyqa në   Këshillni e   Solidaritetit që në fillim isha anëtarë e më vonë edhe anëtar I kryesisë, së këshillit ku kemi kontribuar jashtzakonisht shumë në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave. Gjatë luftës u themelua  këshilli Emergjent i cili mori si obligim që të grumbulloj ndihma për luftën, fillimisht në Drenicë e më von edhe në vende tjera të Kosovës. Pas lufte më angazhuan në Kryqin e Kuq ku jam edhe sot dhe po mundohemi maksimalisht që ti ndihmojm familjet në nevojë.

Tani për momentin kemi nji evidencë shumë të sakt për të gjitha familjet skamnore në komunë dhe vazhdimisht e përcjellim gjendjen e këtyre familjeve, duke I falenderuar donatorve vendor (donatorët e jashtëm kan shkuar dhe nuk kemi ndihma nga ata) po arrim disi që ti mbajm kto familje sa për të mbetur gjall  dhe jo ma shumë.

Gjatë vitit kemi dy aksione te evidentuar në ligjin e Kryqit të Kuq, njeni është në maj dhe tjeti në muajin tetor. Gjatë këtyre muajve ne i angazhojm të gjithë vullnetarët e Kryqit të Kuq, në teren dhe i vizitojmë pasanikë e biznismenët me qëllim të grumbullimit të mirave materiale. Duhet ta potencoj se disa biznese si „Haliti SM‘ Hotel Jehona, NTP Brickosi, hotel Lioni, Besa Elmak e biznese tjera që na ndihmojnë vazhdimisht me qëllim që ti dalim në ndimë familjeve skamnore.

Bota sot: Ju  për punën që keni bërë dhe po bëni tani, keni qenë i  maltretuar i ofenduar por edhe i rrahur nga ish, regjimi serb. ?

R.Morina: Po regjimi sërb e ka patur mision që aktivistët, humanistët, patriotët, të pa dëgjushmit ti përgjoj… Ju e dini edhe më mirë se unë, pasi po nga ai regjim kriminel e barbarë jeni dënuar e dhe ju. Të gjithë aktivistët shqipëtarë sigurimi serbo-cetnikë jo që i përgjonte por edhe ua përgatiste  kurthet e i dënonte. Përkundër të gjithave këtyre masave represive, rrahjes, burgosjeve, helmimeve, dhe vrasjeve kurrë nuk mundi tua thej mendjen dhe ndryshoj bindjen atyre. Kur ai nuk mundi   dhe nuk do mund edhe sot e njëmijë vjet ta realizoj ëndërren e tyre për një Serbi të madhe, sepse i  trojet tona etnike ne do ti mbrojme edhe me jetë. Kur armiku ynë shekullor serbo-cetnikë e pa se nuk po mundet me ia arrit qëllimit të tijë filloi të përdorë; dhunë, presion, largim nga puna, helmin e nxënësve, largimin nga konviktet, brgosjet, vrasjet..,pra ai përdori të gjitha masat më të vrazhda, vetëm e vetëm që të shpërngulen shqipëtarët nga trojet e veta.

Bota sot: z: R. Morina, në mesin e shumë të maltretuarve në Kosovë ishit  edhe ju ?

R.Morina: Ndaj meje sigurimi serb ka fillu që nga demostratat e Marsit  e Prillit ( 11, 26, 1 e 2 Prill të vitit  1981. Në demostratat e vitit 1981, unë isha mjaftë aktiv. Në vitin 1981 familjen time e vizitoi i pa ftuar punëtori i sigurimit shtetërorë, Selim Brosha, i cili kërkoi nga babai im që mua  të ma  tërheq vërejtjen., duke i thënë se djali i juaj nuk është i rahatshëm po mirret me aktivitete nacionaliste. Unë nuk u lajmrova te ai dhe pas nji kohe ai ( me shokë)më ftuan në bisedë informative në Gjilan. Në pyetje më mori inspektori i sigurimit  Daut Morina. Edhe këtë sfid duke e parë rrezikun që më kanosej mua,u detyrova të largohem nga shtëpia dhe të emigroj në Zvicër pasi atje e kisha edhe vëllaun shkova  në Zvicër, dhe atje e  fillova aktivitetin tim deri  ne vitet e nëndhjeta.Atje unë iu bashkangjita Lëvizjes, dhe si detyrë mora shpërndarjen e pamfleteve, trakteve, merrja pjesë aktive në protesta  e demostrata që mbaheshin në diasporë.

Bota sot:z.R:Morina, na tregoni kur u kthyet në Kosovë, ç´farë detyra more nga Ilegalja ?

R. Morina: Unë fillova të shpërndaj pamflete edhe në Kosovë pikërisht në Kamenicë me nji shokë timin ( i cili dëshiron që mos tia përmendi emrin. Ne s’bashku udhëtuam nga Zvicra, dhe pasi u çlodhëm  i shpërndam pamfletet në tërë qytetin dhe u kthyem për në Zvicër. Këto janë ndoshta cikrrima  cikrrima (është hera e parë që po i publikoj), në vitet e 90-ta,u ktheva nga Zvicra dhe duke e parë qytetarët angazhimin tim më kyqen në kryesi të LDK-së dhe menjihere më zgjodhën kryetar të nëndegës së LDK-së në Topanicë. Të nesërmit më thirren në bised informative ispektori Moma dhe Naser Shevelli, duke mu kërcnuar se pse jamë zgjedhur kryetar.., a nuk pat ma të mirë se ti.., a e din ti, se ke përgjegjësi, e ofendime të llojeve të ndryshme. Ju thash se këtu jamë nuk jemi duke punuar ilegalisht gjithqka po shihet dhe do të punojmë deri në fund kështu.Kurrë nuk u ndalën bisedat informative  Nuk u ndërpren kurrë bisedat informative k ( mbi 23 here vetëm ato që i kamë të shënuara. qennë biseda informative sa i mbaj mend une shpeshëhere edhe maltretime ka pasur, po Në vitin 1996 ( muaji qershor) më muarën me preteks se kam armë në Gjilanë, inspektori Ramadan Sermaxha me Sashen  dhe më maltretuan deri në alivanosje. Në shtëpi posa erdha shokët e mi flijuan nji dash me qëllim që trupi im  të futet në lëkuren e Dashit se isha jashtzakonisht i rrahur e sidomos këmbët dhe duart ishin  ajura te mavijosura nga mshuarjet e pa numërta të qetnikve sërb. Krimineli  Moma Trajkoviq dhe Naser Shevelli  më ndiqnin hap pas hapi.., dhe në çdo aktivitet që zhvillonim në fshat apo e komunë.., më ftonin dhe më ofendonin  por nuk hezitonin edhe më maltretonin, ofendonin.., por unë vazhdoja punën edhe pse  maltretohesha, ne e  kryenim  punën  tonë. Gjatë viteve të 97-98 ishim në vlugun e aktiviteteve  për grumbullimin e ndihmave për zonat e rrezikuara si dhe për nevojat tona në komunë humaniteti i qytetarëve ishte i jashtzakonshëm. Fshatarët dhe qytetarët sikur bënin gara se kush po jepë më shumë ata nuk pyesnin.., sa duhet me dhënë.., por bënin gara se cili po jep më shumë. Në shtëpin time vazhdimisht mbanim takime dhe i kordinonim punët me qytetar  dhe fshatar për grumbullimin e  ndihmave nga tereni, të gjithë aktivistët e fshatrave u angazhonin për grumbullim dhe i dorzonin e ndimave në depo tek unë, të cilat ndihma menjiherë shpërndaheshin në zonat e luftës. Me 1o.05.1999 tërë  qyteti dhe të gjitha fshatrat ishin të rrethuara me paramilitarë dhe ushtar serb, të cilët e pritnin momentin që ti sulmonin fshtarat shqiptare. Me  11- maj, çdo fshat ose u bastis detalisht ose i larguan qytetarët nga fshati..,  që serbët, paramilitarët serbë më leht të vjedhnin gjithçka që shinin përpara. Planet sërbe nuk u realizuan se intervenimi i NATO-s ishte i ashper, deshti zoti dhe ne  shpëtuam nga likuidimet. Nji ditë më von dëgjuam se shokët tanë që punonin me neve në Këshillin Emergjent jan vrarë; si Ismail Ismaili, Ramadan Kastrati, Asllan Kastrati, ( Këta dy Ramadan Latifaj, dhe Nevzad Kryeziu nuk ishin antarë të këshillit  emergjentë, por ishin aktivistë të mire. Këta dy pra Nevzad kryeziu si dhe Ramadan Latifaj kishin tubuar ndihma . Ndihmat e tubuara Ramadan Latifi I kishte derguar vetë në Mitrovicë tek minatorët ). si dhe shumë tjer po këta ishin anëtarë të kryesis së Këshillit. Me 17.05.1999 eskorta e policis sërbe e sulmoj shtëpin time , ata i thyen  dyert e shtëpisë u hynë mbrenda dhe më kërkonin mua, unë për momentin nuk isha aty më takuan në rrugën kryesore dhe pa më pytur në prani të disa qytetarve filluan të më maltretojn pa më treguar arësyen.., më futen në automjetin e tyre dhe vazhdimisht më maltretonin me mjete të forta deri në stacionin policor në Kamenicë. Atje më futen në nji birucë më mëshonin dhe më thonin: Se ti i ke organizuar të gjitha aksionet humanitare për  tubimin e ndihmave, dhe ato ia keni dërguar  ndimat që keni grumbulluar për UÇK-në,i ke dorëzur në Marec. Ju  keni   marrë pjesë në luftë, në shum vende tjera të Kosovës për UÇK-në. Pytja ma e shpeshta ka qenë: Pse  nuk keni ikur nga Kosova,  [D1]  kjo është Sërbi.., etj. Pasi më rrahën deri në alivanosje.., më hudhen ujë  duke të rrahur e të rraskapitur më hypen në automjet dhe më dërguan në fshatin Roganë, gjatë gjithë rrugës më kërcnonin se do të më vrasin, atje u takuan me policin kufitare që vepronte atje biseduan diçka, për fat timin , polici tha se nuk e njoh, menjihere Më futen në kthinat e shkollës së Hodonocit dhe filluan të më maltretonin duke më mshuar më së shumti në kokë me shkop gome,pastaj filluan rrugën dhe mua më  kërcnoheshin dhe thonin: Se ju do ju dërgojmë në Serbi.  uar së do të shkojm në Serbi, më kthyen edhe njiherë në lokalet e stacionit policor në Dardanë. Edhe në Dardanë nuk mungoi dhuna por ishte më e vogel. Më mbajtën deri ora 17.00 dhe më liruan në qytet ashtu të maltretuar dhe të rraskapitur, qëllimi I tyre ishte, që mua të përgjakur të më shohin qytetarët dhe tua shtien frikën. Kush me mua fliste e maltretonin dhe e pytnin se si e njeh këtë përson. Menzi arrita në shtëpi i gjakosur erdhen familjar dhe koleg më dhan ndimen e parë mi  pastruan plagët dhe pushova dy javë në shtrat  në shtëpi. Herë pas here më vizitonin policia- Përzha, me shokë ( por jo në shtëpi por në rrugë i pytnin qytetarët.

Bota sot: Kryqi i Kuq, dega në  në Dardanë, çfarë mardhanje ka me qendrat tjera të Kryqit të Kuq, në Kosovë dhe jashtë saj ?

R. Morina: Kryqi i Kuq i Kosovës ka 26 degë në tër teritorin e Kosovës.

Me degët  tjera kemi komunikim shumë të ngusht me të gjitha degët e Kryqit Kuq, i japin logari Zyrës Kryesore në Prishtinë, nga aty marim instruksionet planet dhe projektet të cilat inplementohen në teren. Zyrja Kryesore ka kordinatorët e programeve, të cilat na furnizojn me projekte të ndryshme të cilat inplementohen në teren. Ne bashkpunojm edhe me shoqata tjera si vendore dhe ndërkombtare, mirpo është e rregulluar me ligj se qdo donacion i jashtit që vjen nga Kryqi i Kuq Ndërkombtar shkon përmes zyres kryesore në Prishtinë, Kemi donator  vendor e sidomos nga diaspora shumë qytetar na vizitojn dhe japin ndima financiare  si (zeqat) dhe donacione tjera.

Bota sot: Kur e keni ndier vehten më së keqi, ju lutem na tregoni ?

R.Morina:  Nëse mendon gjatë punës në Kryqin e Kuq, mund të them se shumë herë e kam ndi veten keq, sepse  ka raste të rënda sociale, kemi familje të varfura tej mase, familje të hendikepuara me aftësi të kufizuara, familje që vështir mundet njeriu ti përshkruaj gjendjen e tyre sociale e shpirtrore në letër.  Do ta përshkruaj nji rast në fshatin Gmicë, këtë familje e kemi vizituar edhe më heret ishte kryefamiljari ishte shëndosh po jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike edhe pse fëmijët ju rriten ai nuk mundi të përparoj apo ta përmirsoj gjendjen e tij sociale nga varfërija nga brengat dhe streset e përditshme. Ai tani lëngon nga sëmundja e sheqrit  mjekët ja amputojn këmben dhe mbetet i shtrirë në shtrat (shtrat me një syngjer dhe me nji qershafë mbi, të  nji batanije e cila ishte  e pa paster)shtëpija në gjendje shumë të mjerë e pa lejuar për banim, unë hyra  mbrenda po ishte shumë errësir s‘kishte dritë memxi e shihnim të sëmuarin, ai gjindej i shtrier në shtrat, e ndeza dritën, kurë më pa u gruaja e tij: Mu drejtua mua e tha: fike rrymen se s‘kemi t‘ holla me e paguar rrymën. U ndala dhe mendova pak.., po thashë jeta në burgë qenka më e mirë se sa këtu. Në burg jetohet njerëzishëm me dritë të bollshme dhe ushqim të mjaftueshëm .., e këtu.., në këtë shtëpi a, është jetë kjo…,arriti bashkëshortja e tij dhe filloi rrëfimin për jetën e vështirë erdhi shoqja e ti e cila nga brengat e nji kryefamiljari tregonte sikur të ishte 80 vjeqare më pershendeti dhe shtoi.., JU lutëm fike dritën…, se nuk kemi pare me pagur rrymën. nuk kemi pare as të blejm barna për burrin nuk munda të përbahem, edhe tash duke rrefyar këtë rast kam emocione. Dhoma kishte vetum nji dritare 80X80 cm e pa shtruar fare as ne drrasa me nji tepi shumë të ndotur me  një kthin ku u pastronin familjaret dhe njëkosisht e përdornin edhe si banjo, ne raste të tilla kemi mjaft në komunën tonë, po njerzit nuk I din shumë pak I jipet hapsirë në mjetet e informimit të shkruara dhe elektronike.

Bota sot: Sa punëtorë numëron Kryqi i Kuq në Dardanë ?

R. Morina: Rexhepi.., dega e jonë ka dy (2) punëtor të rregullt unë jam Sekretar (menagjer) dhe Fazile Osmani –Shkodra  është zyrtare regjionale e komunikimit për Gjilan, Viti, Kaqanik, Artan (Novoberd) kemi edhe punëtorë me kontratë në progarame tjera si traner të Ndimës së Parë tre (3 ) veta trajnere të Edukimit Shëndetsor pes veta trajner për adoleshent të edukimit shëndetsor, edhe këta paguhen për punën që e kryejn në teren me qytetarë. Kemi me qindra vullnetar të anëtarësuar e të pa anëtarsuar në shokolla në institucione dhe nga qytetarët.

Bota sot: A jeni të  paisur me mjetet e nevojshme , dhe a jeni të gatshëm që në çdo momentë të ju epni ndihmë atyre që kërkojnë ndihmën tuaj, a keni rezerva ?

R.Morina: Po ne kemi objektin e Kryqit Kuq, i cili posedon dy zyre për punë, dy depo për ushqim dhe rroba, kuzhinen, banjot, sallen për ligjerime dhe disa këthina në kulm , objekti ka nxemjen qendrore, posedojm automjetin mjaft modern I dhuruar nga EULEKSi, posedojm kompjuteret në zyra dhe paisje tjera të nevojshme.

Ne jemi të gatshëm për qdo moment që të ju ofrojm ndihma të gjithë atyre që kanë nevojë po që se na afrohet ndoj donator serioz. Ne e kemi dëshmuar  edhe më heret kur ishte bora shumë e madhe në komunë dhe Kosovë. Ndihmat që na afroj Kryqi i Kuq Ndërkombtar për 350 familje i kena shpërnda pa asnji problem dhe shumë shpejt. Kur kishte vërshime kemi shpërnda ndima me shumicë, gjat erërave të forta në komunë si dhe raste tjera emergjente

Bota sot : Sa herë në vit ju mbani ligjerata; qytetarëve për ti njohtuar me gjendjen reale dhe kushtet e vështira ne të cilat punoni ju, pastaj të mbani ligjerata nepër shkolla fillore dhe ato të mesme; tu flisni për detyrat e kryqit të Kuq.

R.Morina: Në programet tona rëndësi të madhe i  kushtojmë programit të Komunikimit

Me këtë program na mundsohet që të jemi në teren me nxënës qytetar dhe grupe të garave. Këtë vitë 2015 kemi mbajtur ligjerata me  680 kandidat të  Ndihmës së Parë kemi mbajtur 18 grupe te grave me nga 15 deri në 30 veta ku është ligjeruar për  Edukim Shendetsor grupe të tilla  gadi në qdo fshat kemi mbajtur., Në qdo shkollë te komunes kena mbajtur ligjerata për dukurit negative në shoqri, në 5 shkolla kemi mbajtur ligjerata për demonstrimin dhe dhënjen e Ndihës së Parë, kemi  mbajtur shumë takime me vullnetarë të kryqit të Kuq.

Bota sot: Në Dardanë jetojnë së bashku; shqiptarët, serbët, romët, egjiptasit etj.., si kanë qenë sjelljet e qytetarëve ndaj Kryqit të Kuq.?

R. Morina: Sjelljet e qytetarëve ndaj Kryqit të Kuq kan qen korrekte qdo here, në fillim sërbët kan hezituar që të kyqen në programet e Kryqit Kuq për arësye se ne Dardan ka funksionuar edhe Kryqi I  Sërbis I cili edhe ka shpërndar mjaft ndima për popullaten sërbe e jo për popullaten shqiptare, popullata Rome qdo here ka qen aktive dhe e kyqur duke kërkuar ndihma.

Ne kemi të regjistruar 686 familje që here pasë here kërkojn ndihma. Për tu regjistruar nji familje në Kryqin e Kuq duhet të posedoj një vërtetim nga Këshilli Lokal i ati fshati, pasi ta sjellin vërtetimin ne dalim dhe e vizitojmë atë familje, e shohim se a i plotëson kriteret për me marr ndihma. Nëse PO e furnizojm me ndihma që I posedojm për momentin. Kjo procedur ishe në fillim se tani i njohim të gjitha familjet dhe i kemi në evidencen tonë.

Bota sot: Zoti Morina ju lutem na  tregoni disa suksese te Kryqit të Kuq në Dardanë ?

R. Morina: Sukseset janë shumë të dukshme, në fillim kemi renovuar objektin e vjetër dhe kemi punuar 8 vite pa probleme, vlera e donacionit ka qen 22 marka gjermane, ne nuk jemi knaqur me kaq vazhdimisht kemi kërkuar ndërtes të re dhe kushte më të mira, në fund ja kemi arritur që ta kemi ndërtesen e re me donacion nga Kryqi I Kuq Gjerman, ne vlerë prej 65 mi erove. Jemi të shpërblyer me nji xhip të ri Nisan 4x4,i cili i plotëson të gjitha nevojat për terenet tona.

Sukseset tona në furnizimin e qytetarve me ndima jan relative varësisht prej donatorve, po  nëse kemi raste emergjente si Vershime, termete, erëra të forta, Borë të madhe dhe fatkeqsi tjera natyrore jemi të gatshëm që mbrenda javës ti furnizojm mbi 3oo familje. Kemi patur shumë suksese të cilat është e pa mundur që ti shënojm në lëter.

Bota sot: Si funksionon dega e Kryqit të Kuq në Dardanë ?

R.Morina:Kryqi i Kuq dega në Dardanë ka Kryesin e Kryqit të Kuq të cilen e përfaqson Kryetari, kryesin e zgjedh organi më i lartë Kuvendi i Kryqit të Kuq i cili përbëhet nga vullnetar të strukturave të ndryshme në shoqëri. Kryesia e vlerëson punën e Sekretarit dhe jep propozime për emrim apo vazhdimin e punës për 4 vitet e ardhshme. Vullnetari i Kryqit Kuq mundet me qen aktiv dhe pasiv:Vullnetari[D2]  aktiv merr pjesë në seminare , trajnime dhe aktivitete tjera  të Kryqit Kuq, jep edhe kontribute tjera në humanitet me punë vullnetare, ndersa aj pasiv mundet të jet vullnetar po nuk ka koh me mar pjesë në të gjitha aktivitetet ,

Bota sot: Porosia për qytetarët, fshatarët e tërë  Dardanës ?

R. MORINA : Qytetar të dashur familjet e varfura, janë  sfid për familjet e pasura ? Zoti na ka krijuar të gjithëve të barabartë, po familjet e varfura janë provim për të pasurit, e të pasurit duhet ta japin provimin duke i ndihmuar të varfurit që të kemi mundsi ta zbusim varfërin në komunën ton.

Kryqi i Kuq i Kosovës është e vetmja organizat jo Qeveritare nacionale e afërt me Qeverin.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora