E marte, 19.03.2024, 02:42 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Djali i Kasajve ra n'Gjakovë

E diele, 20.03.2016, 08:25 PM


DJALI I KASAJVE RA N´GJAKOVE

-Ekskluzive per ZemraShqiptare, nga Gjakova Dardane 19 Mars 2016-

Nga Zeqir Lushaj

Ska me bukur se e tha vet autori Hasan Selimi ne kete veprimtari promovuese per tre librat e tij te rinj se:

-E zgjodha pikrisht Gjakoven vec ne respekt e kujtim te babait tim Musli Selimi  e te krejt brezit te tij te burrave e grave te Tropojes te  cilet kane  vdekur me kete mall per Kosoven ne zemer e me emrin sidomos te Gjakoves ne goje… (Salla shperthen ne duartrokitje plot emocion…).

Ne 100 e nje menyra mund ta nissha kete reportash nga Gjakova historike por jo. Keshtu po me pelqen DJALI I KASAJVE RA N´GJAKOVE. E pse bash keshtu ka me pyet ndonje lexues merakli per tituj te qelluar? Se Gjakova sidomos per ne Malsine e Gjakoves (Tropojen) eshte nje  emer shume i dashur, shume i nderuar, shume jetik. Te tana fijet shekullore te jetes ne ato ane kane kahje kryesore Gjakoven.

Ata qe menduan qe na ndane ne fakt vec gabuan. Ndarje me dekada, malli i pashuar i prinderve tane vec e nguli me thelle ndashurine vallazerore te gjakut. Tana te zezat i ka ndarja po e paska edhe nje te mire. Malli u ktheka jo pak por fort ne dashuri. Kete po e perjetojme perdite Shqiperi e Kosove e vecanerisht zonat kufitare. Djali i Kasajve, juristi i njohur Hasan Musli Selimi u rrit bash ne piramide. Edhe kur ish i vogel e kulloste delet a dhite asaj ane porosia ish e tmerrshme: -kujdes kah kufini se mos dalin gjaja mat´ane.

Ska me bukur se e tha vet autori Hasan Selimi ne kete veprimtari promovuese per tre librat e tij te rinj se:

-E zgjodha pikrisht Gjakoven vec ne respekt e kujtim te babait tim Musli Selimi  e te krejt brezit te tij te burrave e grave te Tropojes te  cilet kane  vdekur me kete mall per Kosoven ne zemer e me emrin sidomos te Gjakoves ne goje…(Salla shperthen ne duartrokitje plot emocion…).

Pamje e pjesshme e salles se tejmbushur ne pallatin Don Nikolle Kazazi ku u be promovimi

Tre librat e autorit Hasan Selimi u prezentuan aq bukur me dashuri e kopetence profesionale nga te nderuarit Sadik Bejko, Sejdi Berisha e Islam Lauka. Poetika, Mistika e Diplomacia ne veprat e Hasanit, ndonese duken disi larg njera tjetres ne tematike, jepen me origjinalitet e bijen aq afer e afer cka perben jo vec arritje por edhe vecanti te autorit shipshgjane. E une nuk di ma shume por as nuk kam se cka u shtoj komenteve te te tre personaliteve te lartpermendur qe folen ne takim.

…Me ben shume pershtypje gjeografia e pjesmarresve ne salle. Ka nga Shkodra, nga Tirana, nga Lezha, nga Peja e Gjakova e sidomos me shume nga Tropoja. More edhe nga Permeti i Naim Frasherit takova miq aty. E nese tre referuesit kryesor ishin si te thuash ana zyrtare e takimit, aty folen edhe shume te tjere e shume e shume te tjereve ju mbeti merak.

Djemte e Kasajve Hamit Alia e Hasan Selimi

E kush mund te flasi me mire per Hasan Selimin se shoku e miku i femijerise poeti i mirenjohur Hamit Alia, Mjeshter i Madh. Po pse mbahet poeti gjakovar nipi i Malesise se Gjakoves gojeambli Tahir Bezhani pa fole e pa thane:

-I shikoni dajet e mi si vijne me libra midis Gjakove… E arritem kete dite e tani pergjithmone do te jemi bashke…

Jane fjale zemre, fjale shpirti qe shprehin edhe mallin e pashuar kurr te nanes se Tahirit e cila si shume e shume bija te asaj ane (si edhe halla e vetme e autorit te ketij shkrimi), vdiq e perzhitur nga malli per robt (gjinine) e vet ne Zogaj te Bytycit…

 Pershendet Tahir Bezhani…

Dekorata mirenjohje per krijuesin Selimi …

Dhe nje mesazh nga Presidenti i Republikes Bujar Nishani sjellur nga keshilletari i tij juridik, koleg e mik i Hasanit, i nderuari  Shaqir Hasani tregon respekt e miresi.

Pastaj sallen e shplodhe krijuesi humorist Azem Balia me disa perkushtime poetike satirike per mikun e tij sot autor i tre librave.

Drejtuesi i kesaj veprimtarie te bukur, masive e cilesore djali i Skifjanit, krjuesi Muharrem Kurti me zerin e qete por melodioz sikur na ndihmon ne kontrollin e emocioneve. Por salla shperthen prap ne duartrokitje kur poeti e aktori i shquar gjakovare Sylejman Loka reciton disa poezi nga librat qe u promovuan sot.

 Portreti e zeri i aktorit Sylejman Lokes te bejne per vete

Kujtim i bukur per mbesat e vogla te autorit pjesmarreset me te reja ne kete promovim kur i urojne gjyshit buqeta me lule dhe e pershendesin aq bukur me fjale zemre te moshes se tyre. Per Kejden e Kleonen kjo dite do jete perjete e paharruar dhe e vecante.

Pjesmarresit ndjekin me vemendje veprimtarine….. Jane ketu shume bashkpunetore te revistes sone ZemraShqiptare. L. Logu. Gj. Necaj, Ibrahim Kadria, H. Zllami,  Bezhani e Berisha, Buzhola e Zharo … i palodhuri R. Lushaj  etj etj. disave prej te cileve ju kerkoj ndjese per pamundesin e kohes per te ndenjur me gjate bashke.

…Mbas nje dreke ku vazhuan pershendetjet e urimet per autorin, per vellezerit kosovare, per miqte nga shume shume rrethe te Shqiperise (dhe jashte saj), menduam se u ndame e morem rruget nga kemi ardhur. Po ku te lem more Ilia Terpini i Televizjonit pa ti more dy fjale. Dhe ndalojme te ura e Drinit te Zi ne dalje te Kukesit. Nga nje kafe, dy fjale perballe Gjallices se Lumes, e nje foto te fundit per sot me krijuesin Hasan Selimi te cilin e falenderojme dhe e urojme qe te takohemi edhe me shpesh ne gezime e festa, ne perurime librash e arritje te reja.

Une i them mbeses se Hasanit, bukuroshes se vogel qe sivjet eshte ne klasen e pare se kete foto me xhaxhi Zeqirin e gjyshin Hasan do e shohi ne revisten ZemraShqiptare.

Perqafohemi e ndahemi me dashuri me bindjen se do takohemi shpejt e vec per gezim.

Qe pra. Per sa ju thash me siper me fjale e ju tregova me keto foto modeste, Djali i Kasajve ra ne Gjakove.

E kurr ma, nuk ka me u nxane ai shtek.



(Vota: 109 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora