E marte, 12.11.2019, 04:10 AM (GMT)

Komente

Aurel Dasareti: Arabët pushtojnë Evropën

E diele, 20.03.2016, 08:19 PM


Arabët pushtojnë Evropën

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Askush nuk ka të drejtë për azil në ndonjë vend. As refugjatët. Asnjë shtet sovran (as Shqipëria pra) nuk mund të detyrohet nga askush të zbatojë diçka që udhëheqësit e shtetit nuk duan. E drejta ndërkombëtare e azilit është një marrëveshje vullnetare. Dhe, detyrimi kryesor i qeverisë së çdo shteti është të kujdeset për qytetarët e saj. Evropianët nuk shqetësohen për një çështje azili për të cilën predikohet nga qeveritarët e tyre manipulues, por për një pushtim, edhe për shkak se këta emigrantë të paligjshëm nuk janë aspak të dëshiruar nga qytetarët e vendeve përkatëse. Për fat të keq Evropa nuk ka një ushtri që ka obligim të mbrojë territorin e vetë kur ka një pushtim.

***

Papa Françesku, duke komentuar “krizën e refugjatëve” në Evropë, tha:

Po ndodh një pushtim arab i Evropës. Ky është një fakt social.”

Fjalët e tij janë të pazakonta, edhe pse të qarta. Kështu citon gazeta Osservatore Romano.

***

Duke u dhënë 80 milion turqve qasje vizash në BE në këmbim për një marrëveshje shkëmbimi krye për krye të “refugjatëve” ndërmjet Greqisë dhe Turqisë që as ndalon imigracionin në Evropë as që parandalon terroristët, Evropa kryen një vetëvrasje. Marrëveshja nuk ka asnjë funksion tjetër përveç për të islamizuar dhe globalizuar Evropën, terrorizuar dhe zhdukur evropianët autokton.

Citoj Merkel-in e cila u gjunjëzua para kalifatit turk Erdogan: "Një pjesë e rëndësishme e këtij plani të veprimit do të jetë se si ne mund të zëvendësojmë migrimin ilegal me migracionin e ligjshëm.”

***

Brendësia e Afrikës kërcënon të gjithë Evropën

Emigracioni masiv nga brendësia e Afrikës do të çojë në zhdukjen e Evropës që ne e dimë. Kërcënimi i vërtetë për Evropën nuk e ka origjinën nga zonat e luftës aktuale në Siri por nga zemra e Afrikës. Imigracioni masiv në Evropë do të jetë një rrezik fatal për kontinentin.

Linja e mbrojtjes së Evropës është shembur. Më parë, vendet e Afrikës Veriore kanë shërbyer si një zonë të mbrojtjes për Evropën, duke thithur masat nga brendësia e Afrikës. Me tretjen e vendeve të Afrikës së Veriut (sidomos Libisë, Irakut, Sirisë) kjo linjë e mbrojtjes është shembur si një shfaqje spektakolare dhe Afrika e Veriut nuk është më në gjendje të na mbrojë kundër një përmbytje të njerëzve. Kjo e vë Evropën të ballafaqohet me probleme të një shkalle të paimagjinueshme.

Frika e zhdukjes së Evropës siç e njohim ne. Vala e migrimit masiv që ne tani shohim, është vetëm fillimi. Janë rreth 1.1 miliardë njerëz në Afrikë sot. Mbi gjysma e tyre janë nën 25 vjeç. Ata do të ndjekin gjurmët e emigrantëve të sotëm dhe do ta braktisin atdheun e tyre (do të largohen prej vendeve të tyre dhe akomodohen në Evropë).

Ajo çfarë është në rrezik masiv sot është Evropa dhe mënyra e jetesës evropiane, mbijetesa apo zhdukja (shfarosja totale) e vlerave dhe kombeve evropiane (edhe kombit shqiptar pra) - ose për të qenë më të saktë, një transformim përtej të gjithë kuptueshmërisë.

"Kriza e Refugjatëve" është krijuar nga politikanët steril neo-komunistë që për qëllime djallëzore lejojnë kufijtë të qëndrojnë hapur për emigracionin masiv, kjo është çështja!

Në qoftë se Bashkimi Evropian dhe Evropa kanë kufij, atëherë këto kufi duhet të mbrohen, dhe të mbrohen nuk do të thotë të dërgohen anije për të shpëtuar “refugjatët” e rrejshëm në detin Egje dhe pastaj t`i shkarkojë ata në Greqi dhe Itali, por t`i dërgojë prapa në Turqi dhe të mos i marrin kurrë në shtëpi.

Ne e dimë se çfarë burime të forta ushtarake detare kanë vendet e BE-së, kështu që është më shumë se e çuditshme se dështon në “dyllosjen” e një ngushtice të vogël në mes Turqisë dhe Greqisë / Evropës, në mënyrë që kjo çmenduri të përfundon. Ata që kanë "ikur" në Turqi pushojnë për të qenë refugjatë në momentin që ata vazhdojnë udhëtimin për në Evropë. A mund të jetë kjo aq e vështirë për ta kuptuar?

***

Po Shqipëria?

Refugjatët” nuk do të mbesin atje përkohësisht siç llomotitin mafiozët shqipfolës, por përgjithmonë; ashtu që numri tyre do ritet me shpejtësi dramatike dhe brenda pak muajsh do të shtohen me miliona, do të përmbytemi nga një luzmë e pashtershme. Domosdoshmërish të paralajmërojmë mafiozët shqipfolës që u dëshirojnë mirëseardhje gjuetarëve të lumturisë: “Ju kryelakra të pandërgjegjshëm, jeni të obliguar/paguar për ta ruajtur kufirin nga “mysafirët” e paftuar dhe të padëshiruar, nuk do ta shitni më Shqipërinë, nuk do ta shndërroni në një han astronomik arabik, në një vend me rrëmujë të madhe, ku hyn e nga ku del kush të dojë e kur të dojë. Jeni të lirë për të pranuar emigrantë por vetëm në familjet e juaja dhe vetëm brenda katër mureve të shtëpive të juaja, me shpenzimet e juaja. Pronën shoqërore nuk do ta trajtoni më si pronë të juaj private. Veproni sipas Ligjit dhe Kushtetutës së Shqipërisë, ose do të përballoheni me pasojat.”

Në mesin e emigrantëve të paligjshëm me histori dhe dokumente të rrejshme (98% prej tyre) ka shumë persona të kërkuar/kriminelë të rrezikshëm, terroristë të IS, vrasës, të cilët më pas do të vazhdojnë të ndjekin biznesin e tyre, duke terrorizuar popullatën vendase, dëmtuar sistemin tonë në Shqipëri etj. Ai që nuk ka asgjë për të fshehur, nuk vinë në Evropë pa letra identifikimi, pa pasaportë ose me pasaportë të rrejshëm të blerë në Anadolli. Ka një arsye pse shumica prej tyre nuk kanë dokumente të mirëfillta që tregojnë se kush janë ata, ka një arsye pse shumica prej tyre i hedhin dokumentet e tyre të identitetit duke rrejtur se “nuk kishin kohë” t`i marrin prej shtëpisë, ama për çudi, kishin kohë të paketojnë/marrin valixhet dhe telefonat.

Evropa mund të përmbytet së shpejti edhe me 80 milion turq përveç qindra milion “refugjatëve” që ne e dimë se do të vijnë. Ne duhet të marrim masa të ashpra sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të ndalojmë hyrjen e tyre në Shqipëri.



(Vota: 39 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT