Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Vjedhja e së kaluarës nga serbët

| E enjte, 17.03.2016, 09:25 PM |


Vjedhja e së kaluarës parahistorike shqiptare nga serbët - Shën Marku i Korishes

Nga Fahri Xharra

“Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.” Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(At Gjergj Fishta ,1939 në Konferencën e Paqes në Paris).

Përputhja e trojeve që flisnin dikur e që edhe sot flasin shqip me kufinjt etnikë të ilirëve të jugut e të epirotëve të lashtë mbrenda e jashtë Shqipërisë mund të shpjegohet vetëm me autoktoninë e shqiptarve në këto troje. “Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore.(Fxh. “ Jemi të vjetër sa stalaktitet e shpellave te maleve tona “

Shqiptarë u bënë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Pra dhe jemi !

“Nga krahinat serbe te cilat ishin edhe ne  shek. 19-të ndër Turqi , me rëndësi të posaçme për ne ( për serbët  pra .fxh) ishte edhe Kosova dhe Metohia. Pozita e saj gjeostrategjike i jepte këtyre anëve një rol të madh . Kjo luginë , e Kosovës dhe e Metohisë e kishte një rëndësi të madhe për lidhshmërinë e Adriatikut   me vendet e Evropës  Jugore dhe vendet tjera të Ballkanit” -shkruan në shkrimet kishtare serbe .” Ajo është  e rëndësishme sepse ishte çelësi i Luginës së Moravës dhe Vardarit por e kishin edhe rëndësinë e madhe për historinë e vjetër të Serbisë”

“Kosova  banohet me shqiptarë musliman dhe të krishterë që kishin zbritur nga Veriu i Shqipërisë ; ku

në fillim e pushtuan Dukagjinin që në shek. e 13-të e pastaj më vonë  fiset shqiptare e pushtuan edhe Kosovën, Rashkën e Vjetër ( Rasi ) e deri në Jablanicë , Toplicë , Kkosanicë , Moravicë të Preshevës si dhe krahinen e Vranjes Pomoravljes. Kolonistet shqiptar pastaj e vazhduan kolonizimin e tyre dhe arritën deri në Nish “- E shihni pra , ne  “ishim kolonizatorë “ të tokave “serbe”????

( Literatura për të interesuarit : “ ??????? ???????, ?????? ??????? ? ?????? ?????, ??????? 1914, 124?126. 14 ????????? ?????, ?? ?????? ?? ???? ????, ??????? 2005, 202?204. 15 ???? ???????????, ??????-????????? ?????? ???? ?????? ?? ???????? ??????? ?? ?????? ?????, ????????? 1983, 118?122. 16 ?????? ???????, ???????? ????, 19. 17 ????????? ??????????, ????? ? ??????, ??????? 1990, )

Nga këto pushtime dhe kolonizime ishte edhe Korisha e Prizrenit  në Kosovë; ku është Kisha e Shën Pjetrit ( shek.13 ). Kisha në shpellë përmendet shumë herët në dokumentet serbe.

(????? ????? ??????? ?? ???? ? ??????? ????????, ? ?????? ? ???? ?? ???????, ??? 1310. ??????, ????????? ??????????. ? ????? ?????????? ??? ????????? ?????? ???? ?? ?????? ????? ??????? ? ???????? ????? ????????? ???? ????, ??? ???????? - 1572. ? 1753. ??? ??, ???????, ?? ?? ???????? ??. ????? ???????? ???????? ??? ?? 1760. ??????. ????? ???????? ?????? ??????? ??????? ?? ??, ???????? ??????? ??????? III, ????????? ??????????? ????? ??????? ? ????? ????????? ?????? ????? ????????. )

Po kush ishte ky Shën Pjetri serb ? (????? ????? ??????? ) .

A nuk ka metoda  dhe ekspert të fushave relevante në nivelet botërore që do të na e zbërthenin këtë mashtrim serb ? Ky farë Sveti Petar i Korishës së Prizrenit qenka shenjtor i krishterë serb , i lindur në Korishë ?

Pra miq . edhe në shpellat e Kosovës , serbët ishin të parët që e filluan krishterimin .

Literatura , për te lexuar më shumë nga burimet serbe , të cilave duhet dhënë një përgjegje  shqiptare:

-???? ?????????? ?????????: ???????? ??. ?????, ? ???? ?????????? ?????????: ????? ??????, ?????? ????????? ?????????, ???????? XLI, ????? ??????, 36, ??????? 1904; ????: ?. ?. ?????????: ????? ??????, ??? "???? ????" - ??????? ? ?????????????? ??????????, ????????, 1995, ???. 158 - 166; -????? ????????: ??????? ????????? XIII - XX ????, ????????? ??????, ??????? – ???????, 1987, 462 - 463;  ??????? ??????????: ????? ????? ???????, ???????, ?????????, ????????, 25 – 26. ??? 1992, 8; ????: ??????????? ???????, ?????????, 2, 1993, 34 – 35; )

Gjakovë, 15.03.16