E enjte, 28.03.2024, 02:57 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Asllan Dibrani: Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

E marte, 15.03.2016, 06:48 PM


LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR RILINDJE E KOHËS PER KTHIMIN  E SHPRESËS

Shkruan  Asllan Dibrani

Motoja kryesore e LEASH-it është:Atë çka pretendoni ta bëni vetën për Atdheun, përmes ndonjë shoqate,asociacioni,të ndonjë klubi apo partie të tepruar, luteni që ta bëni përmes Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Vetëm një organizim i mirëfilltë do na vë në lëvizje që ecë më kohën. Mërgimtarët patriot, vullnetar më aspirata të larta,dashuri ndaj atdheut dhe me një kulturë bashkëpunuese perëndimore ,kanë arrtë ta gjejnë formën dhe tonin e  bashkimit  të tyre.

Pas themelimit “LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”me 20.02.2016 në qytetin Lorach të Gjermanisë , i thyen tabutë historike të shqiptarëve nëpër shekuj. Kjo ditë shënoj një shpresë të madhe për ndryshime në interesin kombëtar. Ditët në vazhdim në gjithë botën ka lëvizje të mobilizimit dhe formimit të degëve dhe nëndegëve të Lobit,pa dallim feje e vije politike. Tubimi i radhës për themelimin e degës së LEASH-it u caktuar  në Osllo të Norvegjisë, për datën 19.03.2016, ora 14:00, ndërsa ne  Austri mbeten pun edites per percaktimin  e dates se  themelimit të   “LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR” . Në të gjitha qendrat e frekuentuara me komunitetin shqiptar, dhe kontinentet, po debatohet për organizimin e mërgatës mbarë shqiptare dhe krijimin  e unitetit. Këtu po bëhet promovimi i bashkimit të mërgatës tonë për krijimin  e një klime bashkëpunimi në interesin e kombit. Lobi i shpresës po ngjallë shpirtin dhe vullnetin, për një bashkërendim të mërgatës, në s’paku këto nivele interesi:Ekonomi,punë,biznes,fusha sociale,të kohës së lirë,kulturë,shkencë,nivelin intelektual dhe të medias. Pas formimit të degëve dhe nëndegëve në të gjitha qendrat botërore me shqiptarë.Këshilli iniciues me kryesinë e përkohshme do thërrasë kuvendin e përgjithshëm, ku nga ai kuvend do të jenë këto miratime:         zgjedhjen e kryesisë dhe komisioneve të LEASH-it. Miratimin e platformës dhe statutit të punës. Zgjedhjen e selisë së LEASH-it. Miratimin e formës së vulës dhe Logos së LEASH-it etj.  Këshilli iniciues u zotua që së shpejti në të gjitha shtetet përkatëse ku jetojnë ata, t’i themelojnë qendrat e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar "LEASH". Ky këshill, ka hartuar kornizat e një platforme, rregulloren e punës, ftesë për thirrjen e mërgimtarëve në tubime, logon e LEASH-it, hapjen e Facebookut:”Lobi Euro-Atlantik Shqiptar”. Komisioni i LEASH-it për publik dhe media popergaditë  sensibilizimin dhe informimin,në mënyrë që informacioni të servohet tek çdo cep i botës ku ka shqiptarë. Lutemi që të gjithë të zgjoheni për ndihmë të unitetit, duke sfiduar EGON, gjumin e tepruar,molisjen dhe bajraktarizmin, ta fitojmë betejën ndaj vetës dhe të ecim më kohën e qytetërimit. Përpara kemi bjeshkën e lartë, pas kemi humnerën e asimilimit dhe grackat e ish  pushtuesve dhe pushtuesve aktual!Kushtrimi po na thërret për bashkimin tone  fizik e shpirtëror nga se historia tregon gjenezën tonë të një kombi,gjuhe e flamuri ,prandaj  mos hezitoni, nxitni dhe bëne hapin e sotshëm   mos e leni për nesër, se vonesat na u hakmorren gjatë historisë!!!

Asllan Dibrani - anëtar i komisionit për media nga LEASH-i



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora