E enjte, 25.04.2024, 12:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Julia Gjika: Cikël poetik

E marte, 12.08.2008, 06:46 PM


Julia Gjika
Julia Gjika

 
“FOLE E ZOGUT” NE PEKIN
 
“Fole zogu”  gjigande, brilante.
Cudite botën, kur derën hape.
Mijra krahë, mijra mendje,
miresevini  i thanë  globit
me buzëqeshje  zemre.
Sikur  këto duar,
të panumurta të njerëzimit,
pëllumba të lëshonin
drejt qiellit,
sikur krahët e planetit
trëndafila të rritin
dhe  të mbajnë
balancën e vështirë
të drejtpeshimit,
si në trarin e ekuilibrit
Medalioni  më i  cmuar
do t’i shkonte  gjoksit të Paqes.
Le të mos kish asgjë kjo botë,
vec Paqe!
Pak më parë
se “Foleja e Zogut”  celi derën
Një luftë e re filloi,
mbi glob, e egër.
Njeri, mos  rend  pas Adamit.
Kënaqu me  c’ke në duar sot
dhe falendero të madhin  Zot!..
Do të mjaftonin retë,
Lotët e botës të mblidhnin.
Pastaj të shkarkojnë gëzimin .
Me brohoritje të këndojnë  
Zemrat.
Per paqen e perbotshme
kampine mbi kampione
 
Gusht 11 , 2008
 
NUK I SHEH SI FLUTURAT VDESIN?
 
Mos i mbyll
dritaret qiellit.
Fluturat vdesin.
Nuk i sheh
si  fluturat vdesin?
Kur s’kanë ajër,
Krahët thahen.
Pa rrënkime,
pa nxjerrë zë,
ato mpaken.
Fluturat vdesin.
Mos i mbyll,
dritaret shpirtit.
Shpirti vdes.
Pa liri,
krahëthyer
s’fluturon.
I burgosur,
pa hapësirë,
nuk jeton.
 
STUHIA
 
Nuk duket këmbë zogu,
janë strukur në fole.
S’dëgjohet asnjë zhurmë,
bota  sikur  fle.
 
Një erë e lehtë fryn,
pastaj mërmëritje gjethesh,
së largu fërshëllima,
dëgjohen kërcitje degësh.
 
Në qiell shkrepëtima,
gjëmimet të shurdhojnë.
Errësohet dita, nxihet.
Stuhia ja fillon.
 
Cdo gjë që gjen përpara,
e shkul e flak e hedh.
Degët më të dobta,
i thyen i bën përshesh.
 
E lodhur, pa marrë frymë,
kur sheh cdo gjë përdhe,
tërhiqet duke lënë,
qetesi që të gënjen.
 
Me lotë curg, qan qielli,
derdh shiun papushim.
C’farë rafshoi  stuhia,
harron sakaq  njeriu.
 
29 Korrik 2008
 
TE NGUJUAR

 
Duhet ngritur zeri.
duhen bashkuar zerat
Per te  ngujuarit,
Ne veri te vendit tone.
per shkak te gjakmarrjes.
Edhe pse bie ne vesh te shurdher.
Diku do te degjohet zeri.
Per ata,
qe me ankth presin pas xhamit.
Ne prite, pertej xhamit gjakmarresit.
Mbremjet gelltitin lotet e grave
Dhe friken e femijve,
Qe pergjojne,
me koken mbeshtetur parvazit
Me henen, ndajne kupen e dhimbjes.
Mengjeset te zymta gdhihen.
Ata,  kane humbur kalendaret
Nuk dine c’muaj hyri
U duket vehtja pa emer
Jetojne, pa jete.
Trimeria   than lote
Nuk derdh lumenj gjaku.
Te Falim gjakun!
 
Korrik 2008
 
PRANVERA ESHTE KTHIM
 
Gjithmone   kendoj per nje cati
Ku dallendyshet perseri ngriten folete
mengjeset  zgjojne me cucuritje
Per ison llafazane  qe  ngrihet  lart  ne  rete.
Gjithmone  mendoj  kthimin tim.
Nje ze nga larg me peshperit ne vesh
Gjaku yt, eshte yni.
Eja,  pragu te therret  
Te pret, sic e ke lene.
Gjithmone   kendoj nje kenge
Qe  pikellimin  mund.
Eshte shpresa, nuk jam vetem,
Dhe syri nenes hapur  
Te lule  radhiqja e Marsit
era e perkund.
Pranvera eshte kthim,  
Gjithmone  na  therret.
 
AH!
 
Kujtimin e një dite e thërras.
Era e oqeanit e shtyn larg
edhe më larg,
Përtej ujrave, nën një qiell gri,
ku s’kishte diell,
Vetëm një palë sy.
Shpirti më pikonte lotë.
Një lamtumirë më ndjek,
si pulëbardhë
Më pyet:
-Sa larg është rrezja e mëngjezit?
më thotë,:-Mos shiko pas,
si gruaja e Lotit,
mos qaj kujtimin e ditës,
që pas mbeti.
Mbi ujra ahet  po vrapojnë
Shkojnë drejt një bregu,
ku thërmohet dhimbja.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora