E marte, 16.04.2024, 07:20 PM (GMT+1)

Mendime

Manxhar Taka: Greket, edhe kostumin e tyre kombtar e kane prej nesh

E marte, 12.08.2008, 06:31 PM


GREKET, EDHE  KOSTUMIN E TYRE KOMBTAR E KANE PREJ NESH

Nga  Manxhar Taka

Greko-Kanadezi Andre Gerolymatos, professor ne Universitetin Kanadez “Simon Fraser University”, eshte i specializuar ne historine klasike e moderne, ne ate te luftrave e diplomatike dhe drejton kerkimet historike per Evropen Jugore ne kete universitet.
 Ne mes disa veprave te tij, eshte edhe libri  Luftrat e Ballkanit ( The Balkan wars).Nuk kam ndermend te bej nje vleresim kritik per kete veper te mirefillte shkencore sepse as nuk mundem ta bej nje gje te tille por vetem dua te them se krijova bindjen se Gerolymatos  ne kete liber e bie me vertetesi historine e Ballkanit , ashtu sic ka qene e mbushur plot me luftra pushtuese,armiqesi, kryengritje, nacionalizma e shovinizma , me krime te perbindeshme e martirizime, me legjenda e heronj te vertete dhe te gjitha keto te nxitura e te shfrytezuara nga fuqite e medha te koheve.
 Autori ne kete liber pershkruan me shume hollesi luftrat dhe historine  e serbeve, grekeve , bullgareve e natyrisht te perandorise Turke dhe shkarazi jep ngjarjet e lidhura me shqiptaret, pervec historise se Ali Pashe Tepelenes e sundimit te tij  te cilat i jep me hollesi. Megjitheate  ato fakte qe jep autori  lidhur me Shqiprine dhe shqiptaret, i nxjerr ata protagoniste shume te rendesishem te historise se Ballkanit. Autori evidenton ca te verteta historike per shqiptaret qe shume historiane sidomos ata greke e serbe   ose i mohojne ose i shtremberojne ato. Megjithese  lidhur me keto fakte historike  nuk thuhet ndonje gje e re, sepse keto jane thene nga te tjere historiane, qe nga i lashti Herodoti e deri nga historiane te diteve tona, por fakti qe keto te verteta i thote nje historian Grek, i bejne ato me te besueshme gje e cila edhe me nxiti per kete shkrim.
 Ai e nis historine e luftrave te ballkanit me betejen e Fushe Kosoves te 28 Qershorit 1389 duke konfirmuar se ne kete lufte vec serbeve, moren pjese edhe popujt e tjere te Ballkanit dhe vecanerisht shqiptaret e boshnjaket qe perbenin detashmentin e trete. (Lazar’s army dependent on three distinct detachments of serbs Bosnians and Albanians. Pg 23). Serbet kete beteje te humbur kundra turqeve, e quajne vetem te tyre, e kane ngritur ate ne simbol dhe e kane mitizuar aqe sa cdo gje e lidhin me kete ngjarje. Keshtu beteja e Fushe Kosoves u zhvillua me 28 Qershor , po keshtu edhe Gavrilo Princip e vrau Duken Ferdinant te Austrise me 28 Qershor 1914 dhe une po shtoj se edhe serbet e Kosoves e krijuan Parlamentin e tyre po me 28 Qershor te ketij viti.
 Gerolymatos pohon ne kete liber se shqiptaret dallohen ne mes gjithe popujve te Ballkanit si luftetare te forte e trima dhe se Shqiperia ka nje trashegimi luftarake te fuqishme.(Albania has a powerful military legacy. Pg.113). Ai e argumenton kete me perjudhen e lavdishme te Skenderbeut te cilen e jep shume shkurt, por qe keto veti te ketij populli  jane cfaqur per gjate gjithe historise dhe shton se per kete aresye edhe garda  perandorake qe mbronte Kryeqytetin e Perandorise Turke si dhe korpusi i pare i ushtrise perbehej prej shqiptareve.( The Albanians were the hardiest and toughest recruits. Pg.116). Autori ne fjale  per te argumentuar me tej kete cilesi te shqiptareve shton me tej  se kacaket shqiptare u bene shembelltyra dhe modeli i luftetarit  per kleftet greke dhe per armatolet  por dhe per te gjithe ballkanasit.(The legend of the bravery and success of the Albanian bandit created a model for other Balkan brigands.Pg 118.). Aqe shume admiroheshin shqiptaret per guximin e trimerine e tyre sa qe jo vetem imitoheshin ne veprimtarine e tyre si luftetare, por filloi  edhe imitimi i veshjes se tyre  me fustanellen  e bardhe te toskeve te Shqiperise. Ne shekujt e 18-te e 19-te Kacaket  shqiptare, hayduks sllave dhe uskos serbe u bene njeres qe nderoheshin e respektoheshin  dhe u thureshin kenge e poezi jo vetem si trima e si mbrojtes te bashkombasve por edhe si patriote meqenese ata  prisnin e grabisnin  karvanet  e ushtrise Turke dhe autori thote se rrenjet e ketij fenomeni ishin ne Shqiperi.( …it had its roots in Albania. Pg 112). Keshtu kleftet greke dhe armatolet filluan te vishen me fustanellen e kacakeve toske te Shqiperise por shpejt kjo veshje u perhap dhe e veshen ate masivisht edhe luftetaret e revolucionit Grek  dhe me vone ajo u be kostumi kombetar Grek.( The Albanians even set fashion for Balkan warriors with their kilts. Pg 112) .Sot, thote historiani Grek, ky model Shqiptar i veshjes, njihet si kostumi kombetar Grek dhe me krenari ai vishet sot nga rojet qe ruajne Parlamentin Grek. (Today this Albanian fashion….is instantly recognizable as the Greek national costume and it’s proudly worn by the men guarding Greek Parliament. Pg 113).
 Gerolymatos nuk flet drejt per drejt per pranine e shqiptareve ne hapsirat greke dhe kontributin e tyre  ne fatet e ketij shteti por me faktet qe bie ai ne kete veper zbulon dhe verteton fare qarte nje gje te tille. Ai konfirmon se ka pase disa migrime shqiptaresh ne perjudha te ndryshme historike te cilet jane vendosur ne rrethinat e Athines, Peloponez dhe ne ishuj, gjithashtu ai pohon se Suljotet jane nje dege e toskeve shqiptare.(The suljots were a branch of southern Albanian Tosks.Pg. 137) dhe se popullata e Greqise ne shekullin e 18-te ishte nje perzjerje greke, shqiptare, serbe, velleh etj. Me faktet qe bie autori, del roli i madh qe kane luajtur shqiptaret ne fitoren e revolucionit Grek. Ishte Ali Pashe Tepelena qe i hapi  dhe i shtroi rrugen,pergatiti kushtet dhe u be katalizatori i revolucionit  Grek. Me perpjekjet qe ai beri per tu shkeputur nga Turqia, krijoi strukturat luftarake te revolucionit, pergatiti kapedanet qe udhehoqen revolucionin dhe u dha besim e kurajo grekeve  se mund te shkeputeshin nga Perandoria Turke.( Ali’s machinations had made him the unlikely catalyst for the Greek revolution. Pg 136). Ne pjesen ku flitet  per luften e grekeve per pamvaresi, nenekuptohet pjesemarria massive e shqiptareve ne kete lufte megjitheqe autori nuk e thote  ate drejt per drejt. Ai psh. thote se kostumi Shqiptar me fustanelle u be shume i perhapur midis luftetareve te revolucionit Grek (The popularity of the  Albanian  costume was enhanced during the Greek war of  liberation. Pg 112). Eshte e vertete, ashtu sic thame me lart se fustanella Toske e Shqiperise  u kopjua dhe u be kostumi  kombetar Grek prej virtytit Shqiptar te trimerise por sic e kane konfirmuar edhe burime te tjera historike, ky fakt me se shumti tregon se luftetaret e revolucionit Grek  por edhe udheheqesit e tyre  , ishin ne mase shqiptare dhe ata luajten nje rol  vendimtar ne fitoren e pamvaresise se Greqise. Me posht Gerolymatos bie nje fakt tjeter qe verteton per sa thame me lart. Ai duke cituar George Finlay thote se  udheheqesit e shoqerise revolucionare “ Philiki Hetairia” qe ishin kryesisht tregetare te medhej, masen e kesaj organizate qe ishin luftetaret e thjeshte te revolucionit Grek i quanin “ Vellazeria” dhe keta te fundit keshtu e quanin vetvehten Vellazeria, nje fjale barbare shqipe thote ai.( The traders who framed its organization, called members of  Hetairia by the barbarous appellation of Vlamides from the Albanian word” Velameria “,signifying brotherhood. Pg 128). Kushdo qe e lexon kete fakt , nuk e ka te veshtire  dhe nuk mund te mos mendoje qe ata qe perdornin kete fjale jo barbare por te ngrohte dhe paqsore VELLAZERIA  te ishin puro shqiptare.
 Pamvaresisht se historiani Grek Gerolymatos  ne kete liber eshte treguar i kursyer per te fole me shume per  Shqiperine  dhe  luftrat e shqiptareve ne shekuj, ndryshe nga disa historiane bashkombas te tij,per ato qe ka thene, eshte treguar mjaft objektiv.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora