E enjte, 28.03.2024, 10:46 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: 7 Marsi - shenjtërim moteve

E diele, 13.03.2016, 08:02 PM


7 Marsi - shenjtërim moteve

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Shpirt Rilindësi shndriti në vargun e mijërave, dje e sot. “Vramëni, po mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve për të shkruar gjuhën shqipe” Negovani i Madh u shenjtërua në qenien tonë Kuq e Zi deri në Mosvdekje.

Bashkë me shqipen në luftën kohëve për ruajtën e  kombit të lashtë sa vet Gadishulli Ilirik.

Shkronjat flasin për sot e nesër, me rrënjë Lirie, rrënjë Epike e Legjendare. Liri! Që s’ka mbarim, s’ka çmim, ka vetëm shenjtërim.

Legjendat jetuan deri në Fjalën e Gurit, gju më gju me gjarprin në vatrën e djegur e të etur lirie.

Dhe, sërish vjen Marsi,  Kuq e Zi  me Gjuhën e Besimit në Komb e Abetare të Fishtës, Naimit, At Pyllit,  të rilulëzuar  gjithë shqiptarisë.

Dhe, sërish vjen Marsi i Ushtrisë Çlirimtare, sërish  Prekazi Legjendar. Aty Adem Jashari mbi abetaren e të et: Detyrat, vëllezër, nesër është vonë!

Kreshnikët  gurapesh nga Bjeshkëqyeqja në themele të Dardanisë roje moteve mbi përplasjet tona hileqare.

Mësuesit mbëltojnë shkronja gjithandej globit, dhe atje ku abetarja është copë Atdheu. Mërgata e halleve, e  mallit të Madh për Atdhe e brengës për te “Jam mirë, kur është mirë Shipnija”.

Shkronjat e arta, shkronjat e kuqe gjak, porosi kohe gjeneratave kudo në Globin Shqiptar.     Fjalët gurkyç Epokë e Rilindësve aktuale gjithmonë “ç’e bukur dhe e lirë, si gjuhë perëndie”. Dhe mallkimi i Homeri Shqiptar bie mbi injorantët e gjuhës së shenjtë shqipe kudo në botë. “Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis”.

Rilindësit e Kohës dhe sot flasin auditorëve me Abetaren e shenjtë sa vetë jeta jonë.

Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!

Shenjtëri moteve shqiptare!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora