E premte, 19.04.2024, 08:19 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Komunizmi dhe Demokracia

E merkure, 09.03.2016, 08:32 PM


Komunizmi dhe Demokracia, dy mashtrimet më të mëdha për shqiptarët

Nga Skënder S.KAPITI

Vazhdim i shkrimit të mëparshëm “A është apo nuk është kështu”, të cilin vendosa ta shkruaj i motivuar nga realiteti fals dhe mashtrues që i kanë ofruar shqiptarëve  edhe sot politika dhe politikanët shqiptarë kudo si në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni. Gënjeshtrat dhe mashtrimet, matrapazlliqet dhe korrupsioni “demokratik” e kanë shkelur dhe thyer ligjin e moralit të demokracisë duke kërcënuar kështu edhe sovranitetin kombëtar sepse demokracia pa moral dhe pa zbatimin e ligjeve që burojnë prej tij ajo nuk është demokraci por poliautokraci që gjeneron krim, korrupsion, hajni dhe tradhëti të cilat po kërcënojnë rëndë sovranitetin e individit, të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar.

Si komunizmi i djeshëm ashtu edhe demokracia e pas tij, shërbyen vetëm si mbulesa të “bukura” mashtruese ideologjike. Komunizmin e djeshëm nuk e shpëtuan dot dështimin e tij as orvajtjet dëshpëruese justifikuese të ideologjisë së vet për shkaqet e “shtrëmbërimeve” dhe të “devijancave” prej komunizmit “shkencor”, dhe dështimi i Komunizmit të Lindjes polli demokracinë autoritariste, ashtu si dhe po gjatë shekullit të 20-të dështimi i demokracisë polli si  komunizmin edhe fashizmin, po ashtu si dhe mizerja kapitaliste e shekullit të 19-të që polli marksizmin.Komunizmi tjetër gje premtoi dhe tjetër realizoi, realizoi despotizmin njëpartiak(dhunën), ndërsa demokracia e pas tij ka realizuar despotizmin shumëpartiak poliarkik (korrupsionin).

Mashtrimin ideologjik dhe politik të pushtetit e demaskon ajo se çfarë ai pretendon dhe premton se “çfarë është dhe do të bëj” me atë se çfarë realisht realizon dhe bën. Realiteti është prova më e saktë që e nxjerr fytyrën e vërtetë të mashtrimit, dhe reagimi popullor kundër tij e ndëshkon atë. Si Komunizmi ashtu dhe Demokracia praktike në Shqipëri janë dy mashtrimet më të mëdha për shqiptarët.Të dyja këto kanë në themele të tyre mashtimin politik e publik, si dy ideologjizma mashtruese me gënjeshtra fantastike me rezultate negative, si gënjeshtra të pranuara edhe pasi njerëzit e mesuan se ju sevirën si gënjeshtra. Të pranosh  gënjeshtrat dhe mashtrimet aq më keq edhe kur i di ato si të tilla, atëhere i meriton edhe vuajtjet dhe fatkeqësitë që vijnë prej tyre.  Të dyja, kush më shumë e kush më pak, si komunizmi dhe demokracia praktike kanë manipuluar me idealin e termit popullor: komunizmi me tautologjinë e Demokracisë popullore socialiste dhe me sloganin pushteti buron nga populli dhe i takon atij, gjë që kurrë populli as nuk qeverisi dhe as nuk e pa pushtetin me sy, por vetëm bëri “çfarë tha Partia” për 50 vite, dhe vetëm sa i bëri keq vetes së tij.

Edhe demokracia e tranzicionit dështimin e vet mundohet ta fshehë pas gjoja Tranzicionit , edhe ajo u soll si mashtruese e tautologjisë së trefishtë si: e popullit , nga populli dhe për popullin , nuk e di se sa  është e tillë, perveçse aspak. Demokracia komuniste e kishte të ligjëruar me ligj dhunën dhe ideologjinë: ndërsa demokracia e paskomunizmit e ka ligjëruar praktikisht dhe funksionalisht amoralitetin, antiligjin, trafikimin e të drejtës dhe të lirisë demokratike, tjetërsimin dhe grabitjen me krim, me vjedhje dhe me korrupsion të pronës, të ligjit, të së drejtës, të posteve e të detyrave të larta dhe të ulta politike, qeveritare, administrative dhe të drejtën shtetërore dhe publike.

Që komunizmi ishte  e pavërteta dhe gënjeshtra më e madhe që kishte parë njerëzimi kjo u vertetua më rrëzimin global të tij në mënyrën më të pabesueshme se si u vetëshëmb. Por, edhe Demokracia mënyra se si ajo keqmenaxhohet nga politika shqiptare dhe nga keqkuptimi popullor edhe ajo po dështon si një mashtrim tjetër i madh. Ajo realisht në Shqipëri është bërë një thashethem  si pasojë e asaj se çfarë ka realizuar deri më sot  si: liritë negative për të vjedhur e grabitur prona e pasuri të të tjerëve dhe të shtetit; si padrejtësi dhe si kërcënim jo vetëm prej shtetit të korruptuar mbi individët,  por edhe të individëve për njëri-tjetrin; si Demokraci për të zgjedhur të këqinjtë, të korruptuarit dhe më të pamerituarit; si liri për papërgjegjshmërinë dhe si liri për vetëgjyqësinë. Komunizmi bëri hatanë me dy gjëra kryesisht : me zhdukjen e traditës së mirë dhe me ateizmin, dhe nëse zhduket tradita dhe feja çfarë mbetet më? Ndërsa me Demokracinë pritej ringjallja e besimit dhe rilindja e traditës, pra vijueshmëria e normalitetit njerëzor. Mirëpo në këtë demokracinë shqiptare Rilindja apo ringritja duhet të fillonte me kthimin dhe kompesimin për padrejtësitë e së shkuarës në lidhje me pronën së pari; zgjidhjen e shumë problemeve sociale e politike; kthimin dhe rilindjen e trashëgimisë fisnike dhe patriotike, të besës ,të burrërisë dhe ndershmërisë. Mirëpo demokracia dhe tranzicioni vetëm sa premtoi dhe mashtroi për to, por edhe i shtoi dhe i perkeqësoi problemet  dhe krijoi konflikte sociale shtesë duke bërë reforma që përkeqësuan dhe jo se zgjidhën, por shtuan halle të tjera. Demokracia në Shqipëri u infektua edhe me veset dhe me të këqijat sociale demokratike. Pra, ajo premtoi  dhe vetëm sa mashtroi edhe duke ja kaluar me mashtrime edhe komunizmit, dhe se prandaj edhe ka dështuar konsolidimi i saj. Dhe vonesa e pengesa për të realizuar premtimet demokratike vetëm sa kanë perfeksionuar mashtrimet, korrupsionin dhe antidemokracinë. Pse ndodhi kështu? Këtë e kam argumentuar në një shkrim të pak kohë më parë me titull “Demokracia në Shqipëri metamorfozë e komunizmit”.

Komunizmi si gënjeshtra më e madhe që ishte, premtoi për ta bërë Shqipërinë Fanar ndriçues në botë, bahçe me lule, që premtoi parajsën por që bëri në realitet të kundërtën, bëri hatanë me traumat e rënda shoqërore aq sa më shumë se gjysma e popullsisë mezi ngopnin barkun me bukë misri. Edhe demokracia që u premtua shqiptarëve pas vetërënies së komunizmit në vitin 1990 doli të ishte mashtrim. Demokracia shqiptare me spekullimin me zgjedhjet e lira në fakt ka realizuar të përzgjedhë më të këqinjtë e shoqërisë në krye të saj, që bënë realitet  instalimin e korrupsionit institucional dhe të këqijat sociale. Shiko se kush na qeverisin në parlament, në pushtetin qëndror dhe në atë lokal, kush japin dhe bejnë drejtësinë. A nuk po qeverisemi kudo nga injorantët, të korruptuarit, të pabesët, hajdutët dhe nga ata me rekorde krimi?

A nuk vazhdon të vritet edhe prej kësaj demokracie morali, ligji, patriotizmi, ndershmëia, profesionalizmi dhe intelektualizmi; dhe se prej korrupsionit, krimit dhe prej papëgjegjshmërisë së tyre shqiptarët po largohen edhe sot pas 25 vitesh nga Shqipëria ashtu si dhe atëhere prej komunizmit, pra, prej pasigurisë për jetën e pronën; prej papunësisë dhe prej varfërisë dhe prej streseve dhe tensionit të rëndë politik që ua ka bërë jetën të mërzitshme dhë të pakëndshme e të pamirëqënë në Shqipëri këta mashtruesit dhe keqbërësit publik e politik që sundojnë sot në Shqipëri.

Tashmë është demaskuar si mashtrim i politikës dhe si vetmashtrim i popullit pretendimi se po qeveris populli me demokracinë në Shqipëri. Politika “demokratike” e ka përjashtuar realisht, popullin nga demokracia, dhe demokracia nuk po gjëndet në popull, atë e kanë privatizuar apo ajo është marrë me “koncesion” nga politika.Po e përdor këtë fjalën koncesion si një term që është bërë shumë publik këto kohët e fundit, pasi duket sikur jo vetëm demokracia e kanë marrë me koncesion disa kryetëparë dhe klane të ngushtë rreth tyre, po edhe shteti po jipet më koncesion.

Edhe në këtë paskomunizëm “demokratik” kemi parë qeverisje të gjithpushtetshme që kanë kapur çdonjëra prej tyre shtetin, institucionet e mediat e pavarura, shoqërinë civile dhe sidomos drejtësinë. Ky realitet real edhe filozofikisht njihet si sundim i regjimit despotik por i maskuar me termin demokraci ashtu si Diktatura e proletariatit  komunist që maskohej si demokraci socialiste. Në të dy rastet populli vetëm sa u mashtrua   duke u pajtuar me ngritjen e kulteve të injorancës,të pavërtetave, mashtrimeve dhe te paaftësisë së pushtetit i cili si dje ashtu edhe sot me mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij i ka bërë pusinë popullit kudo dhe i kanë ngarkuar atij vuajtjet dhe barrën e poshtërsive e të tradhëtive të pushtetit dhe të politikës.

Në mbyllje të këtij vëzhgimi të shkurtër pyes se, a nuk është një e vërtetë e madhe,  mashtrimi komunist dhe ai demokratik? Komunizmi edhe me dhunë po edhe me mashtrim ua mori tapitë shqiptarëve: edhe ato të pronave e pasurive, edhe ato intelektuale, morale si dhe trashëgiminë e virtyteve të patriotizmit,  nacionalizmit dhe atë humane; po edhe demokracia çfarë bëri përveç asaj se i tjetërsoi ato, dhe më shumë edhe i zhduku ato nga arkiva e kujtesës sa që është shumë e vështirë që në vorbullën pështjelluese e çoroditëse që bëri ajo, e ka bërë shumë të vështirë rilindjen e tyre.

Tani po pyes se a ka ndryshuar ndopak politika dhe pushteti në Shqipëri ? Jo. Pushteti dhe natyra e politikës së tij nuk kanë  ndryshuar. Ato kanë ndërruar maskën nga komuniste në demokratike, ndërsa në këtë demokracinë tonë ato vetëm sa ndërrohen në karrigen e pushtetit, pra vetëm sa zëvëndësojnë njëra-tjetrën. Pushteti, për popullin me të cilin spekullon dhe të cilin e ka mashtruar është shumë larg tij dhe indiferent ndaj halleve dhe interesave të tij. Si dje ashtu dhe sot pushteti është  demagogu dhe mashtruesi më i madh që maskohet me maskën e idealit dhe të moralit.

Dhe populli ynë që nuk e mohon dhe sidomos që nuk i ndëshkon ashpër mëkatet e politikës demagogjike dhe të mashtrimit, por  duke e falur atë dhe duke rënë vazhdimisht pre e joshjeve të tij dhe të mashtrimeve të tij, populli ka bërë të mundur  kështu vetëm dënimin e vetvetes duke vuajtur edhe prej gabimit të tij. Asnjë popull i Europës nuk e ka pësuar më shumë se sa populli shqiptar si prej diktaturës së dhunës komuniste dje, ashtu siç akoma po e pëson edhe sot prej kësaj demokracie të mashtrimit, të lirisë së krimit, të hajnisë, tradhëtisë dhe të korrupsionit. Demokracia e sotme shfrytëzon dhe justifikohet për ndonjë rezultat pozitiv që ka arritur ajo, por vetëm duke u vetkrahasuar me të kaluarën e diktaturës në Shqipëri; vetëlëvdohet për ndonjë përmirësim e ndryshim të vogël, por edhe për këto arritje nuk janë aspak meritë e politikës së mashtrimit por gjithcka është arritur falë vetëm sakrificës së vetë shqiptarëve, pasi shteti nuk ka bërë as minimumin për demokracinë, përvecse atë të montimit në sistem: të krimit, të hajdutërisë, të padrejtësisë, pasigurinë  për pronën, së investimit dhe atë ekonomike, dhe as stabilitetin politik akoma.

A nuk kemi mbetur të fundit në Europë në rrugën e qytetërimit, progresit dhe të mirëqënies: të fundit në ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor; të parët në papunësi, varfëri dhe në korrupsion e për pasojë dhe në mosintegrimin europian. Ne jemi të vegjël për të bërë  të mirat e mëdha por pse nuk po bëjmë dot as të dobishmet më të vogla ende? Dhe po pyes edhe në fund të këtij shkrimi të dytë: veten, Ju dhe ndonjërin që rastis ta lexojë dhe këtë shkrim se: A është apo nuk është kështu? ( Vazhdon...)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora