E enjte, 25.04.2024, 09:13 PM (GMT+1)

Mendime

Jahja Drançolli: 8 Marsi një datë e rëndësishme historike

E marte, 08.03.2016, 07:41 PM


8 MARSI NJË DATË E RËNDËSISHME HISTORIKE!

Nga Jahja Drançolli

URIME 8 MARSIN të gjitha princeshave e mbretereshave tona. Pa Vajzat, Motrat e sidomos Nënat dhe Gratë tona asgjë nuk do të kishte kuptim. Përveç rëndësisë historike të saj kjo DATË mbart me vete edhe simbolikën sipas të cilës gjinia mashkullore duhet për të menduar se si mos të cenojë brishtesinë e gjinisë femërore. Mjafton të theksohet se shumë njerëz të shquar të kulturës europiane kanë menduar dhe mendojnë se gratë nuk ishin të barabarta me meshkujt si në aspektin psikik ashtu edhe fizik. Kështu gruaja bëhet ajo “e dyta”. Historia e Gruas si disiplinë e re historike nga kapërcyelli i shek. XX ka ndikuar fuqishëm, që edhe gratë të bëhen të “dukshme” gjatë historisë. Në fillim kjo çështje është përqendruar vetëm si shtesë “gratë e shquara” të “burrave të shquar” ose në biografitë e burrave, si gra të tyre, nëna apo vajza. Mirëpo, sot bëhet përpjekje që të potencohet roli i gruas në histori në të gjithë lëmenjtë e jetës. Do të ishte negativ izolimi i historisë së gruas për vet faktin se do të injorohet historia e gjysmës së popullatës botërore. Margjiniliteti i tyre kulturor dhe psikologjik i detërminuar i bën përvojat historike të grave thelbësisht tjera prej atyre të meshkujve. Por meshkujt i kanë definuar përvojat e tyre historike dhe i kanë lënë gratë jashtë tyre. Gruaja, bëhet “e dukshme” në histori vetëm pas lëvizjeve emencipuse të grave së pari në SHBA (1968). Në studime të shumta nga lëmi i historisë së gruas vërehet kundërtshimi i vizionit të përbashkët mbi pashmëngshmërinë për sy e faqe të dihatomeve, të cilat kinse formësuan “rolet” dhe sferat e veçanta të mëshkujve dhe grave. Në radhë të parë është fjala mbi dualizmin e “natyrës”, që definon botën femrore, dhe “kulturat”, të cilat i krijuan mëshkujt. Teoritë politike dhe ideolgjitë e ndryshme kanë mbështetur kundërshtimin ndërmjet sferës publike të punës së mëshkullit dhe jetës private në familje si rreth i gruas. Rezultatet e shumta hulumtuese provojnë si, jeta publike inkuadrohet thellësisht në të gjitha porët e familjës, këtej kuptohet se familjet (amvisëritë) nuk janë vetëm vende joshoqërore të dashurisë dhe privatizmit por edhe hapësira të punës së papagueshme dhe të pavlerësueshme të gruas në shtëpi edhe për mbijetesë!

www.facebook.com/profile.php?id=100008685422907



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora