E premte, 29.03.2024, 04:01 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ky është kulmi!!!!!!!

E hene, 07.03.2016, 10:11 PM


Ky është kulmi!!!!!!!

Nga Fahri Xharra

Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë  se i dijnë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë "prijësi" fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe "kalifatin" e Kosovës. . Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, shprehja universale e rilindësit, Pashko Vasa është një budallallëk, thotë hoxha nga Prizreni. Ai është tallur, ka përqeshur dhe ofenduar Vasën në refleksionin e tij sa i përket fesë dhe kombit. “Feja apo kombi është përpara”, hoxha thotë se është "autobusi". Kombet janë shumë të vonshëm thotë ai, e për këtë arsye shprehja nuk qëndron dhe ajo është një budallallëk.

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu është bërë i njohur nga publiku për deklaratat e vazhdueshme ofenduese ndaj kombit dhe popullit shqiptar. Para dy muajsh ai ofendoi femrat shqiptare duke i quajtur ato thjesht k…a…. Heshtje qeveritare , heshtje publike ! Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë  se i dijnë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë "prijësi" fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe "kalifatin" e Kosovës. . Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të komit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t'i përdhunos dhe t'i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është "idiot" që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vat ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhoi Anton Zako Çajupi. “ Heshtje  qeveritare ,heshtje e akademikëve !

“Ai ka ofenduar shqiptarizmin dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr, ku të lumturën – Nobelisten Nënën Terezë, Gonxhe Bojaxhiun e quan prostitutë, cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka ngrënë e ka pirë pa para”, thuhej në shtyp

“Nuk e duan skulpturën e atdhetarit Idriz Seferi, “sepse është katolik”, kështu thotë skulptori i kësaj vepre e cila u shkatërrua nga banorët e fshatit Muçibabë të komunës së Gjilanit. Ndonëse e gdhendur për rreth dy javë nga skulptori shqiptar i cili jeton dhe vepron tash sa kohë në Itali, Hevzi Nuhiu, ajo nuk ka pasur “jetëgjatësi”.

Dhe e keqja kur nuk ndalet ,atëherë fillon stërkeqa  e cila edhe nëse mundohemi ta ndalim , s`ka të ndalur . Mjerë ata që heshtën me vite , pa bërë asnjë hap më shumë kundër këtyre shëmtirave të kombit.

Dhe ,në ditët sublime të kombit shqiptar në Kosovë  ditët e 5, 6,7 Marsit , arrihet kulmi i tradhtisë kombëtare:

"Kush shkon te varret e Adem Jasharit apo Ibrahim Rugovës, dhe thotë lavdi dëshmorëve, ai del nga feja e Allahut, sepse në Islam vetëm Allahut i thuhet lavdi, ndërsa për Ademin thuhet inshalla e bën Allahu shehid, pra mos u merrni me përralla enveristash dhe titistash", ka thënë Mazllami , Hoxha nga Prizreni  Mazllam Mazllami .

Në shërbim të kujt janë këto mbetje osmane ? - Në shërbim  të porositur të qarqeve më antishqiptare për zhvlerësimin e çdo gjëje të mbarë të kombit.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora