E enjte, 25.04.2024, 02:24 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Lojë me fatin e kufijve të Dardanisë

E hene, 07.03.2016, 10:23 PM


FRIKA PRONTO, LOJË ME FATIN KUFIJVE TË DARDANISË

Nga Afrim Caka

Këta janë pjesë e kësaj organizate misterioze. Kjo tregon sesa të vegjël jemi brenda tyre?

Është e nevojshëm ndërtimi i një politike të re, jo si një ishull me presporitet egoist Pronto i përkulur përpara armikut sllav. E cila përfshin një mal me kocka të vrarësh, një det me shpirtëra të gjymtuar, një Botë të tërë me shtëpi të djegura e të plaçkitura, një qiell me zemrash shqiptare të coptuara e të shpërngulurish. Pra për të gjitha këto, askush nuk ka dhënë llogari!

Zoti Thaçi Ju jeni një figurë përqarëse në këto 16 vitet pas luftës në Dardani. Dhe ashtu bëtë me teori të çuditëshme dhe ia dolët mbanë që të ktheheshit në pushtet me fytyra, portrete e profile të tjetërsuara nga krimi politik e korrupsioni?

Pluralizmi në Dardani nuk ishte në gjendje, për shumë arsye, jo vetëm të brendëshme, por edhe të jashtme, të bënte radiografinë e së kaluarës dhe gjykimit të kësaj organizate me emrin “Pronto”. Kjo organizat famkeqe, ndërsa doli nga perandoria e së keqës në sajë të triumfit të SHBA-ve mbi proletariatin sllavo-serb. Historia e kësaj diktature mbanë Brenda vetes dhjetëra e qindar fate njerëzish të vrarë, të gjymtuar; përmban varfëri dhe menjanim të skajshëm, përmbanë një luftë klasash patologjikisht shkatrruese dhe shpartalluese për shoqërin shqiptare dhe kundër krijimit të vlerave qytetëruese

Fjalë të rënda janë këto që t’i them unë o vëllai im Pirro, por, e thamë në fillim, do të flasim me letra të hapura. Nëna Dardani është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk jeni Ju të parët, ndoshta e dhashtë Zoti do të jeni të fundit! Nëna Dardani mundet edhe pa një Hashim Broja dhe pa një Isa Prapashtica, edhe pa Ju Hashim e Mustafa siç jeni Ju dy. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithë këtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një shqipëri Etnike. Por, unë Ju pyes Hashim e Mustafa: vëllezër, do të mundeni Ju dy pa Nënën Dardani???

Frika është një prej fenomeneve më të poshtra qeveritare në jetën e këtyre krijesave njerëzore. Vështirësia e kësaj ngrehine mafijoze konsiston në dy njerëz: Hashim e Mustafa, si produktë i një organizate “Pronto”, se këta ndan deputetët, por, ashtu si egërsia, friksimi, ndihmon për të krijuar lidhje të njëanshme me të tjerë deputet si vetja e tyre. E gjithë kjo organizat Pronto demonstron direkt epërsinë, përkundrazi, po nuk e bëjnë, do të thotë disfatë. Largim nga pushteti!

Duke qenë të përfëshirë nga frika e Gjykatës Speciale, shefat e shefave të dy partive të mëdha, vrapojnë, duke kerkuar mbrojtje nga shokë e shoqe dhe, në këtë mënyrë, përpiqën të fitojnë fuqi deri në atë shkallë, kur ata ta ndiejnë vetën të aftë të ndeshën me çdo deputetë opozitar që mendojnë ndryshe. Në aristokraci, revulucionet boshevike nxiten kur pakica që ka pjesë në nderet e shtetit; një shkak që tashmë është treguar se prek oligarkitë, pasi aristokracia Hashimjane e Mustafjane është një lloj oligarkie dhe, ashtu si një oligarki mafijoze e zerzopësh, është qeveria e pozitës…

Këta qeveritar janë frikacakë e të papërgjegjshëm sa nuk kanë asnjë rimors, asnjë pendesë e nuk dinë të kërkojnë njëherë falje për faktin që e kthyen parlamentin në stallë, që i kanë kthyer deputetët ne garnizone ushtarake, në një turmë të skllavëruar. Në këtë raste ne shohim fare qartë se si individët e Prontos, të përfshirë nga frika, zgjasin dorën për të tërheqë dhe për t’i mbërthyerë në organizatën e tyre. Në këtë rast, ne kemi të bëjmë më individët, si: Thaçët, Mustafët, Xhavitët, Halitët, Jabllanoviçët, Daçiçët, Bukoshët, Grabovcët, Isenët dhe të gjithë ata që janë bërë pjesëmarrës në të.

Unë vetëm desha t’ju thosha se nuk duhet mbështetur këtë organizatë mafijoze “PRONTO” etj., nuk duhet që t’i ndihmojmë dhe t’i mbështesimë vazhdimishtë dhe në çdo momentë për t’a mbajtur pushtetin duke ju premtuar privilegje të veçanta ose largimin nga puna! Të gjithë ata të Prontos e kanë humbur besiminë e tyre në popull deri në atë shkallë si rezulltat sa u shndërruan në egërsira ndaj opozitës.

Ç’është edhe më keq, qeveria e Mustafës bëri përpjekje që edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi. Shembull tragjik është përpjekja e kryeministrit, që këtë institucion të lartë ta komprometojë në këtë fushatë bolshevike. Çdo përpjekeje për të ngritur mendimin individual në qëndrimi institucional nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokracisë ëshë jo e tolerancës. Pas gjithë atyre shpifjeve deniguese ndaj opozitës shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “kryeministër apo një ministër” zuzar pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante. Është psikologjia e servilizmit e puthadorës ajo që indentifikohet me regjimin dhe mungesa e kulturës demokratike ajo që u krijon njerëzve paragjykime, si pengesë serimze e gjykimit të drejtë intelektual.

Ç’përfaqëson në vetvete koncepti i Thaçit e Mustafës mbi psikologjin psikike në një shoqëri? Koncepti i Thaçit njihet mirë. Ai niset nga pranimi i faktit që në qoftë se njeriu nuk mposht kompleksin e EDIPIT deshirat dhe fantazit e tejkalojnë Unin e të rriturve, Pronto, kështu nuk mund të bëhët fjalë për kompromisin midis POZITES dhe OPOZITES dhe mposhtja e të cilës përbën qëllimin dhe tjetërsimin e pushtetit jo me mjete demokratike, por me shantazhe e frikë. Koncepti i marrjes me dhunë të pushtetit ndodhet gjithnjë e më shpesh në fokusin e diskutimeve të Thaçit e Mustafës mbi idet e Stalinit dhe Daçiçit. Shumica e pjesmarrësve “demokrat” të Dardanis (që nuk kanë asgjë të përbashkët me programet e partive demokratike të Evropës) në këtë shkrim, duke përfshirë edhe deputetët servilë janë të njejtën vijë, në të njejtën doktrinë të mbajtjës së pushtetit me mjete jo demokratike, me mjete të dhunës...

Pritjet e tilla për gjykime aprioristike, vetëm dyngjyrëshe zi dhe vetëm zi, janë prirje që mbizotërojnë në mesin e kësaj qeverie. Mund të jetë kjo mendësi kompleks i krijur nga dominimi i huaj, mund t’i detyrohet edhe sundimit të gjatë të ideologjisë moniste, mund të jetë, mbase, edhe një farë instinkti natyror i pajtimit aprioristik të liderve politik me pushtetin, për shkak të varësisë së tij nga sutoritetet pushtetore ose nga intereset që do të mund t’i përmbushnin për vetën e tyre. Por, sidoqoftë, mendësia e gjykimit eksluzivisht dyngjyrësh, që është mjaft e pranishme në mjedisin tonë, të njerëzit e korruptuar, te njërëzit e harçit e dallavereve, shfaqet rëndom sipas formulës primitive diktatoriale: në mos qofsh s’je me mua, atëherë vetvetiu je kundër meje; në mos qofsh me mendimin tim, atëherë vetvetiu je kundër tij! Kjo është e papajtueshme me mendësinë demokratike dhe të tolerancës, me pikëpamjen modern të mendimit dhe të qëndrimit demokratik ndaj shtetit dhe shoqërisë. Vlerësimit e gjykimi bardhezi është vlerësim e gjykim joparimor, totalitar, i politikës së tyre, pra është vlerësim e gjykim i çastit nga një parti apo i liderit të saj. Euforia dhe mungesa e racionalizimit në vlerësime e gjykime, në sjellje e qëndrime, si dhe animet joparimore, janë të pranishme në mjedisin tonë.

Partit politike në Dardani si ato në pushtet ofërojnë mjaft shembuj ilustrues. Prirjet për anatemimin, ekskomunikimin dhe etikimin e atyre që nuk mendojnë sipas ideologjisë moniste, përkatësisht të mungesës së lirisë demokratike dhe të tolerancës shoqërore. Shprehja e lirë e ndërgjegjes, e bindjeve dhe e mendimit të argumentuar është qenësi e parimeve të mendësisë demokratike, kurse pastrami e denigrimi i kundështarëve politikë, intelektualë e ideorë është arbitrarizëm klasik, që nuk mund të justifikohet me asnjë arsye, madje as me raison d’état (arsyen shtetërore)!

VOLTERI ka quajtur përbindësh çdo LIDER PARTIE që përndjek tjetrin për arsye të mendimit të kundërt me të, mbase për faktin se është, siç do të thoshte Rusoja, gjë shumë e rrezikshme kur interest private ndikojnë punët e shtetit! Mendimi vërtet demokratik dhe qëndrimi kritik ndaj çështjeve të ndryshme duhet të jenë të shkarkuara nga çdo ideologji partiake PDK e LDK. Nuk mund të quhen sot demokratik, shembjes së komunizimit, medimi e qëndrimi antikomunist, aq më pak mund të jenë mjet i sjelljes antidemokratike as është, as mund jetë vetvetiu demokratizëm, siç po veprohet sot në disa parti politike postkomuniste. Në shoqërinë e mirëfilltë demokratike mund të flitet dhe duhet të flitet, pa tabu e pasoja, për të gjitha çështjet që e mundojnë atë.

O Hashim! Pa kritikë intelektuale, s’mund të ketë as liri intelektuale. Çdo formë përbuzjeje ndaj opozitës – ka thënë A. Kamy – në rast se ndërhyni në politikë, përgatit ose vendosni fashizmin e kuq, Stalinist!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora