E merkure, 24.04.2024, 11:16 PM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Presidenti i Kosovës të reflektojë

E hene, 07.03.2016, 11:25 AM


Presidenti i Kosovës i sapo zgjedhur  do të duhej të reflekton edhe për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Shkruan: Refik HASANI

Më 26 shkurt, Parlamenti i Republikës së Kosovës zgjedhi Presidentin e ri me mandat pesë vjeqar. Presideni i cili do të marrrë do të fillon mandantin me 7 prill. z.HashimTHAQI, Drejtor i Drejtorisë politike të UÇK-ës, Kryetarë i PDK-së që nga themelimi deri më tani  ish-Kyeministri në dy mandate,ishte edhe Kryetar i delegacionit në bisedimet në Rambuje ku  kohën  dhe pas këtyre bisedimeve me një marrëveshje politike për një qeveri të përkohshme e ku ishte edhe krymandatar i ksaj qeverie. Presidenti i sapa zgjedhur në dallim nga të gjithë Presidentët e Kosovës që pas vitit 1999,dallon në shumë çka, prandaj me të drejtë  presin që të reflekton për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Së pari do të duhej të ndërron qasja e Qeverisë, Parlamentit dhe Presidentit i Kosovës ndaj krahinës shqiptare. Asnjëher nuk u arritë që Prishtina zyrtare të ndërtoj një qëndrim të qartë ndaj këtij Rajoni të banuar me shumicë shqiptarë.Parlamenti i Kosovës ka miratuar një rezulut për këto Komuna po asgjë nuk është ndërmarrë. Qeveri e Kosovës, ka ndarë  vetëm 50 mijë euro,për maternitetin në Preshevë. Disa qindra Abetare jan ndar nga buxheti i Kosovës e që të njëjtat ende dergjen në terminalin doganor të Preshevës.

Nga Presidenti i sapo zgjedhur kërkojn që shumë më shumë të angazhohet, si në realizimin dhe konkretizimin e      Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992,për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të  UÇPMB-ës dhe e Marrëveshje së Konçulit. Zyrja ndërlidhesë të funksionoj realisht në kuadër të Qeverisë e jo në kuadër të nivelit lokal.Të ndërtohet një platform e jo të krijohet një konfuzion rrethë pjesëmarrjes në Këshillin Nacional Shqiptarë,pjesëmarjes apo jo në Trupin  Koordinues,dhe në pjesëmarrje apo jo të shqiptarëve të tri Komunave në zgjedhjet për Parlament të Serbisë. Qeveria, Parlamentit dhe Presidentit i Kosovës të refklektojn duke ndërtuar një qëndrim të qartë  edhe ndaj e  asosciacionit të formuar më 12 shtator 2015, të  tri Komunave shqiptare.

Nuk është ngritur çështja e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës as në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit në vitet 2005-2007, në Vjen të Austrisë . Kjo nuk është duke u ngritur as në bisedimet që ende jan duke u zhvilluar tani në Bruksel.

Shqiptarë jan të diskriminuar në çdo pore të jetës dhe çështja e tyre nuk është zgjidhur prandaj Presidenti do të duhej të ndihmoj dhe reflktoj. Presidenti  dhe  Kryeministri i Serbisë shumë shpesh vijn t’i vizitojn vendasit e vetë në Kosovë. Presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës të kërkoj reciprocitet në mesë të Serbëve dhe Shqiptarëve në Serbi. Duke reflektuar të ndihmoj dhe të ndërtohet një qëndrim e pastaj të  njoftohen, sensiblizohen  edhe  instanca e mekanizma të jashtëm rrethë  diskriminimit  në këto tri komuna.Presidenti në takime të niveleve të ndryshme,qarqe të instancave të BE-së apo në Këshillin e Sigurimit të ngritë dhe shtroj që çështja e tri komunave kërkon një zgjidhje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora