E premte, 19.04.2024, 11:14 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Pa Ty

E hene, 11.08.2008, 07:53 PM


Pa Ty

Nga Edison Ypi

Pa Ty jam Dhimbje pa ulërimë; Muzg pa trishtim; Muze' pa kryevepra; Shenjt' pa mrekullira; Zog' pa qiej; Liqer pa Lasgush; Manastir pa myshk; Ep' pa zanë; Ag' pa aurorë; Perëndim pa lindje; Kishë pa kryq; Kryq pa gozhda; Krisht pa ringjallje; Mallkim pa mëshirë; Skaj pa qëndër; Mars pa luftë; Prill pa dasëm; Kalendar pa data; Sahat pa akrepa; Busull pa shigjeta; Zarf pa adresë; Mendim pa rrudhë; Rrudhë pa ballë; Ballë pa ethe; Mbret pa kurorë; Kurorë pa perlë; Perlë pa guackë; Mur pa fund; Fund pa fillim; Besim pa ...vendosmëri; Rrebesh pa vetëtimë; Shekspir pa tragjedi; Hamlet pa kafkë; Martin Luter King pa ëndërr; Ainshtain pa relativitet; Erasmus pa marrëzi; Ferr pa Dante; Dante pa Beatriçe; Gjeneral pa luftë; Dru pa rrëshirë; Murator pa tullë; Kovaç pa farkë; Hakmarrës pa kujtesë; Burg pa qelë; I burgosur pa shpresë; Avaz pa iso; Shqiptar pa çmenduri'; Zezak pa Afrikë; Kozak pa stepë; Tango pa Argjentinë; Paris pa Eifel; Vals pa Vienë; Tel pa violinë; Kolose' pa Romë; Garibald pa Itali; Moxart pa melodi; Vagner pa gjëmim; Beethoven pa llaftari; Pavarot pa fyt; Django Reinhard pa "Minor Swing"; Otello pa Dezdemonë; Romeo pa Xhulietë; Shpatë pa dorezë; Fishek pa barut; Ushtar pa helmetë; Mulli pa bereqet; Beton pa çimento; Autostradë pa asfalt; Trafik pa semafor; Semafor pa t'gjelbër; Qiell pa re'; Dimër pa pranverë; Pranverë pa ngjyra; Vjeshtë pa fruta; Mëngjez pa brymë; Bar pa vesë; Dyshim pa brejtje; Brejtje pa dhimbje; Dhimbje pa lot; Lot pa sy t'zinj; Gjak pa zemër; Pritje pa ankth; Zjarr pa flakë; Ambiguitet pa arsye; Ngutje pa shkak; Tufan pa ciklon; Hije pa freski; Freski pa fllad; Fllad pa përkëdhelje; Përkëdhelje pa prekje; Prekje pa rrënqethje; Rrënqethje pa fërgëllitje; Heshtje pa pëshpërimë; Kriminel pa viktimë; Fat pa meritë; Skllav pa pranga; Dëshpërim pa ofshamë; Ofshamë pa jehonë; Lumë pa ura; Shi pa truall; Fshat pa kallauz; Thertore pa blegërimë; Leskovik pa Pukë; Kukës pa Sarandë; Gramsh pa Diviakë; Librazhd pa Zadrimë; Korab pa Nëmërçkë; Dhëmbel pa Karavasta;
Çatalloz pa Valamarë; Karaburun pa Llogora; Sharr pa Kosovë; Fjalor pa rend alfabetik; Luginë pa oshëtimë; Fyell pa bareshë; Shteg pa dalje; Ngjitje pa arritje; Libër pa lexues; Dëshmi pa firmë;Testament pa vulë; Olimp pa Perëndi; Zeus pa rrufe; Kamikaz pa tritol; Kalorës pa fre'; Pus pa errësirë; Thesar pa margaritarë; Nil pa shkretëtirë; Faraon pa piramidë; Beduin pa oaz; Pyll pa Amazonë; Tank pa zinxhirë; Benz pa targë; Ferrari pa pistë; Aeroplan pa krahë; Tekst pa muzikë; Varg pa rimë; Baluard pa bedena; Fukara pa të ardhme; Mort pa funeral; Kufomë pa varr; Xhehnet pa ëngjëll; Xhehnem pa xhind; Islam pa Kuran; Kristian pa Bibël; Hypofizë pa Hypotalam; Foshnjë pa britmë; Vatër pa zjarr; Pronar pa tapi'; Përmetar pa raki'; Malësor pa çifteli; Shkodran pa biçikletë; Kolonjar pa hundë; Skraparlli pa grusht; Lab pa gjoks; Mish pa nerv; Kozmos pa terr; Terr pa hënë; Inxhinier pa matematikë; Piktor pa penel; Poet pa muzë; Jetë pa albuminë; Rreth pa     .
edisonypi@gmail;com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Edison Ypi: Kryevepër

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora