E enjte, 25.04.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Marilena Lica: Dialog me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi

E hene, 11.08.2008, 09:30 PM


Jeton KelmendiMarilena Lica – Intervistë bukureshtare me vlera shqiptare

Nga Rugova në Bruksel, rrugës së „shkuar në mërgim” të poezisë

Dialog me poetin dhe publicistin JETON KELMENDI

1.    Jeni gazetar. Cila është fusha që e praktikoni dhe çka ju ka shtyrë ta ndiqni këtë rrugë?

Kelmendi: Po, është e vërtetë se unë jam gazetar. Kam studjuar për gazetari dhe jam anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Europës. Në fakt gazetarinë e dua dhe për ketë edhe punoj në shërbim të opinionit, nëpërmjet gazetarisë qoftë të shkruar, qoftë elektronike.

2.    Kalimi juaj nga biokimia, përmes poezisë, në specializimin në mass/media dhe diplomaci është e vështirë. Mos ndikon vallë biokimia në krijimin e një poeti dhe të një komentatori politik?

Kelmendi: Siç e dini unë kam studjuar edhe fakultetin e Biokimisë, por nuk kam punuar në ketë profesion. Ishte një drejtim që nuk e doja edhe aq shumë por u regjistrova dhe mbarova studimet në ketë lëmi. Biokimia tek unë ka lënë njohuri të mira për njeriun vetëm si fizicus, por jo edhe për tjera gjëra. Gazetarinë dhe Diplomacinë i kam më për qejfi, prandaj dhe besoj se së shpejti do të specializoj në ketë fushë, pra në Angli.

3.    Poezia juaj është e vlerësuar nga kritikët rumunë si një „fushë e shprehjes kosovare” (Marius Chelaru) apo e „meditimeve ndaj kalimit të kohës dhe konditave humane” (Florentin Popescu). Për shkak të disa sintagmave si „rrugët kanë vajtur në ekzil”, „plagët e fjalës”, „fusha e fjalës”, „trupi i heshtjes”, personalisht e kuptoj si një poezi militante. Po e pranojmë si të përkohshme këtë përkatësi. Mendoni se dimensioni militant i poezisë mund të jetë një parakusht i rilindjes shpirtërore të Ballkanit bashkëkohor?

Kelmendi: Sa u përket kritikëve rumunë, është e vërtetë se kanë shkruar për poezinë time, për çka u jam mirënjohës. Nëse shikojmë pak më hollësisht në artin që bëjë unë, gjithmonë provoj të jem shumë praktik dhe tentoj  të jem sa më i veçantë që është e mundur. Kurse sa i përket militantizmit, nuk e di çka të them: Në jetën time insistoj  të jem sa më kooperativ, kurse militantët kurrë s’i kam dashur. Sido që të jetë, unë nuk dua t’ia lejoj vehtës qe të  jap ndonjë konstatim për vetën time.  

4.    Keni lindur në Rugovë, jetoni në Bruksel, studjoni në Londër. Si duken, në nivel të institucioneve europiane qeveritë, shtetet e Ballkanit, duke e ditur mirë faktin se akuzat e korupcionit dhe eksportit të kriminalitetit nuk ishin të krijuara me mite, zoti Kelmendi?

Kelmendi: Unë kam lindur në Pejë, një qytet në perëndim të Kosovës, por origjina ime është nga Alpet Shqiptare, konkretisht Rugova, nga i cili vend kanë dalë shumë personalitete të mëdha shqiptare, si Ibrahim Rugova, ish-lideri historik i Kosovës. Sa i përket qeverive të vendeve të Ballkanit, në sytë e Europës, dihet. Vendet e e Ballkanit është e ditur nga mediat se kanë probleme të shumta me demokracinë, korrupsionin etj, por është me rëndësi se Ballkani është pjesë e Europës dhe është duke u integruar në Europën e Bashkuar. 

Jeton Kelmendi (Festival, 2008)
5.    Kohëve të fundit, në Paris, në kuadrin e një konference organizuar nga Senati i Francës në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë, u bë i njohur fakti se Shqipëria, sa i përket politikës me hebrenjtë, ka qenë një rast i jashtëzakonshëm i Europës hitleriste. „Shpëtimi i hebrenjve u bë i mundshëm në rradhë të parë për shkak të kodit të nderit shqiptar “Besa”, pat deklaruar Shkëlqesia e Tij, zt. Ylljet Aliçka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Paris. Ky kod i nderit shqiptar, a ka pësuar modifikime në kohën e regjimit diktatorial të komunizmit, dhe si?

Kelmendi: Në fakt, BESA është një vlerë morale që haset vetëm tek shqiptarët. Kur shqiptari e ka dhënë besën, ai ka vdekur dhe nuk ka luajtur nga fjala e dhënë. Gjatë luftës së Dytë Botërore, është e vërtetë  së në Shqipëri janë mbrojtur hebrenjtë nga ushtarët nazistë. Ata janë pranuar në familjet shqiptare dhe u janë ndërruar identitetet e tyre, duke ju vënë emra shqiptarësh. Kështu në Shqipëri hebrenjtë kanë shpëtuar më së miri. Në ketë kontekst, BESA është një karakteristikë shqiptare që është studiuar nga shumë historianë të huaj. Përgjatë viteve të komunizmit, shumëçka ka pësuar ndryshime, mirëpo gjërat gradualisht po normalizohen dhe edhe besa po vazhdon të jete ashtu siç ishte: historikisht shqiptare.   

6.    Gjatë bisedave lidhur me përgatitjen e kësaj interviste, më thoshit se në rrugën e lehtë të lindjes së një demokracie me „trupa” të reja, në Ballkan shquhet një shtet i veçantë: Slovenia. Përmes çkahit vallë?

Kelmendi: Preferoj të flas më shumë për ne se sa për të tjerët. Shqiptarët dhe Rumunët janë popuj të Ballkanit, por edhe kushërinj. Natyrisht se kanë shumë gjëra të përbashkëta. Nga ana tjetër popujt sllavë poashtu kanë zakonë shumë të afërta. Sllovenët dallohen nga të tjerët, ngase janë shumë më të avancuar në demokracinë dhe te drejtat e njeriut. Trakasit dhe Ilirët që janë parardhësit e Rumunëve dhe Shqiptarëve dihet se kishin fqinjësi të mirë, por është e natyrshme se si pjesë e Ballkanit tradicionalisht të njohur për luftëra, edhe ne pësuam, madje çështja shqiptare deri në ditët e sotme ka mbetur pa u zgjidhë siç duhet. 

7.    Kishit 21 vjet kur debutuat si poet. Çfarë rëndësie kishte për ju „Shekulli i premtimeve”?

Kelmendi: Poezia për mua është diçka që kapërcen kufinjtë. Poezinë e parë e kam shkruar në moshën diku 9 ose 10 vjeçare, kurse libri i parë m’u botua më 1999, pas çlirimit të vendit tim, Kosovës. Isha në moshën 21 vjeçare kur çdo gjë ma kishte djegur lufta  si dhe shumë poezi e shkrime tjera, më doli libri i parë. Vendosa ta titulloj “Shekulli i premtimeve”, ngase në shekullin që lamë pas u bënë shumë ndryshime, por edhe shumë premtime në planin ndërkombëtar. Për rëndësinë që kishte ky libër për mua, veç imagjinoje një rrugëtar lirie, që çdo gjë ia ka hënger lufta, por ka vetëm lirinë dhe një libër që është i pari.

8.    Pas rreth 10 vitesh, kohë në të cilën jeni afirmuar si gazetar, besoni se realiteti shqiptar, realiteti ballkanik, realiteti i sintagmës „Më fal pak atdhe” është i qëlluar për poezi?

Kelmendi: Për një dekadë punoj në media dhe kjo ka bërë që pak a shumë ta njoh realitetin shqiptar, por edhe atë ballkanik. Si një rrugëtar i lirisë dhe si misionar i paqes që ja kam vu vehtës obligim, është normale që edhe te hidhërohesh ngapak, kur sheh se gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kjo më motivoi që ta vë titull libri “Më fal Pak Atdhe”. Mendoj se i shkon për titull. Nëse kthehemi pak në histori, shohim se poetët gjithmonë shohin me një sy ndryshe. Ata dinë edhe të kritikojnë, të dashurojnë, të zhgënjehen e çka s’ dinë poetët. Unë mendoj se jam poet. 

Baki Ymeri është një krenari kombëtare që e afron botën shqiptare me botën rumune!

Dr. Xhelku Maksuti (me syze) me Jetonin dhe familjen e tij
9.    Poetët kosovarë, poetët shqiptarë në përgjithësi – të përkthyer në gjuhën rumune nga ndërmjetësi i palodhur, Baki Ymeri – u pëlqejnë shumë lexuesve rumunë. Si e „komentoni” këtë?

Kelmendi: Baki Ymeri është një krenari kombëtare që ka bërë dhe bën shumë për Kosovën si dhe për shqiptarët dhe rumunët, duke i përkthyer në gjuhët e njëri/tjetrit, poetët më të mirë që kemi. Nga ajo që kam parë dhe lexuar deri me tani, ia jap atë të drejtë vetes të pohoj se poezia shqipe dhe ajo rumune janë ndër poezitë më të bukura në Europë. Është normale që lexuesve rumunë tu pëlqejnë poezitë e poetëve shqiptarë të përkthyer nga Bakiu, ngase ata dinë çka është poezi e mirë, prandaj edhe e pelqejnë.

10. Kush, apo çka gjendet, zoti Kelmendi, „Tejmatanë heshtjes”?

Kelmendi: Duke u nisur nga parimi që heshtja shumë herë thotë më shumë se ajo që thuhet me zë, unë përtej heshtjes kam diçka që e thërras kur më duhet dhe më që më hyn në funksion të kohës që luan me ditët tona. Vetëm nisa të them, por dot se tregoj se çka fshihet përtej heshtjes. Për krijesën brilante FEMËR, kur dua të them diçka, atëherë nxjerr diçka prej tejmatanë heshtjes.

11. Jeni njëri nga 44 poetët dhe 29 gazetarët e 25 vendeve (Alex Cet??eanu, „Curierul de Vâlcea”, 2008), prezentë në Festivalin Ndërkombëtar „Netët e poezisë” të Kurtea de Arxheshit. Jeni për herë të parë në Rumani? Me çfarë përshtypjesh ktheheni në Bruksel?

Kelmendi: Së pari nuk ishte hera e parë që unë vij në Rumani. Ndjehem mirë dhe kam një kujtim të bukur për ditët që kalova në festivalin ndërkombëtar të poezisë në Kurtea de Argesh. Jam ndjerë si në atdheun tim, ngase kam parë shumë gjëra të ngjashme me popullin tim. Ishte tepër e bukur, ngase aty kaluam një javë me kolegë nga vendet e ndryshme të botës, dhe u bëmë si një familje. Sa i përket çmimeve, mendoj se nuk kanë rëndësi se kujt i kanë takuar ato. Unë nuk e besoj se janë ndarë sipas vlerave reale, por më shumë për respekt nga vendet e largëta dhe të tjera.. Thjeshtë ka qenë një javë tepër e bukur dhe dua t’u falënderohem z. Dimitru M. Ion dhe Karolina Ilica për ftesën që më kanë bërë.

12.Duke ju falënderuar për lejen që na e dhatë për t’i kuptuar „nga shkojnë ardhjet” e një të riu kosovar, ju lusim për një fjalë të fundit lexuesve që Ju lexojnë dhe admirojnë.

Kelmendi: Sigurisht që ardhjet shkojnë diku, por se ku po presim, me siguri ardhjet do shkojnë në Europë, atje ku e kanë vendin. Shumë nga poezitë e këtij libri janë të përkthyera, jo vetëm në gjuhën rumune. Për ata që na lexojnë e admirojnë, kam një përshëndetje të përzemërt dhe një urim të sinqertë, gjegjësisht një Tungjatjeta të madhe Trako-Ilire, nga një poet nga trojet e Dardanisë. (Bukuresht, 2008)

Marilena Licã
Marilena Lic?-Ma?ala

(www.oglindaliterara.ro, www.auschwitz.ro )

Bibliografi:

1.     Florentin Popescu, „Pâinea versurilor” ?i „Apa cuvântului”, Pro-saeculum, nr. 5/2008.

2.     Marius Chelaru, „Cu versul cuib?rit în poala dorului sau Cuvântul r?s?rit din p?mântul limbii”, Oglinda literar?, nr. 75 martie 2008.

3.     Marilena Lic?-Ma?ala, „Albania, exceptia european?”, interviu cu Etienne Bommier, Oglinda literar?, nr. 75, martie 2008

4.     Marilena Lic?-Ma?ala, „Rena?terea albanez? a fost fondat? în România”, interviu cu Excelen?a Sa, domnul Ylljet Aliçka,ambasador extraordinar ?i plenipoten?iar al Republicii Albania la Paris, Oglinda literar?, 2008.

5.     Jeton Kelmendi, „Ce mult s-au r?rit scrisorile – Sa fort janë rralluar letrat”, Bukuresht, 2007.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora