E marte, 19.03.2024, 07:55 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Gruaja që bëri histori në “Ana e Malit"

E diele, 28.02.2016, 05:21 PM


Gruaja që bëri histori në Shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit"

"Çdo grua që kupton problemet e familjes do të jetë shumë më afër për të kuptuar dhe problemet që ka vendi."  (Margaret Thatcher)

Nga Kozeta Zylo

Shoqata shqiptare amerikane "Ana e Malit" në Staten Island, New York mbajti kuvendin e saj dhe bëri zgjedhjet për kryetar të ri dhe kryesinë me mandat për vitin 2016-2019. Në mjediset e këndshme të lokalit "Brook Catering Hall" me pronar z.Shaban Seferi Anamalasit u mblodhën së bashku për të marrë pjesë në kuvendin e tyre të radhës. Kuvendi këtë radhë nuk ishte vetëm një mbledhje pune, por ishte tejet i rëndësishëm, sepse do të bëheshin zgjedhjet për drejtuesit e ardhshëm të shoqatës me mandat tre vjeçar.  Ajo që binte në sy në këtë Kuvend ishte se mjaft gra zonja të shoqatës kishin shprehur vullnetin për t'iu bashkuar punëve të shoqates dhe kryesisë.  Në këtë shoqatë janë gra dhe vajza të reja që kanë marrë edukimin e duhur dhe janë integruar plot kulturë në botën amerikane, kështuqë pjesëmarrja e tyre ishte krejtësisht një domosdoshmëri do të shprehej ish kryetari i shoqatës "Ana e Malit" z.Ismet Kurti si dhe gjithë Anamalasit që morën pjesë në këtë ditë të shënuar të tyre.

Kuvendin e ka hapur z.Zija Kraja një aktivist i dalluar i cili iu ka shprehur të gjithëve mirëseardhjen dhe iu ka uruar bashkëkombasve punë të mbarë në Kuvend. Kuvendi drejtohej nga presidiumi i përbërë nga këta anëtarë:  Ismet Kurti, Xheladin Zeneli, Nail Llolla dhe Bilal Demiri. Zt. Zija Kraja ka ftuar në podium z.Xheladin Zeneli ish deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe njëherazi n/kryetar i shoqatës. Z.Zeneli ka sjellë para gjithë pjesëmarrësve aktivitetet e shumta të shoqatës dhe punën e palodhur që ka kryer kryesia e shoqatës.  Ai ndërmjet të tjerash tha: Shoqata mban takimin e rradhës me komunitetin e vet, më 8 Shkurt 2015 në lokalin " Brook Catering Hall" në Staten Island.

Shoqata merr pjesë në Mbrëmjen Festive të organizuar nga Anëtari i

Asamblesë së NY, z. Mark Gjonaj me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së

Kosovës, më 21 Shkurt 2015 në Maestro' Catering, në Bronx; Pjesëmarrje me rastin e përkujtimit të rënies së Vëllezërve Bytyçi me 7 Mars  në Yonkers.  Organizimi i 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars në restorantin Vanderbilt, në Staten Island.  Pjesëmarrje përkrahjeje në mbrëmjen fondmbledhëse të Shkollës Shqipe në Maestro's, në Bronx (NY), më 21 Mars 2015. Mbledhja e Kryesisë së Shoqatës (12 Prill 2015), Staten Island.  Pjesëmarrja në Mbrëmbjen Fondmbledhëse për Ansamblin " Bashkimi Kombëtar" para paraqitjes së tyre në Festivalin Mbarëkombëtar në Gjirokastër.  (Giovanni's, restaurant, 2 Maj, 2015).

Pjesëmarrja në ceremoninë përkujtimore kushtuar 70 Vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Ditës së Fitores në Europë ishte dinjitoze.  Me ftesë të Ansambleistit të shtetit të New Yorkut, Mark Gjonaj dhe senatorit Jeff Klein muarën pjesë disa përfaqësues të organizatave të komunitetit shqiptar.  Në këtë solemnitet të organizuar në Albany (NY), mori pjesë Presidenti i Shqipërisë, zt. Bujar Nishani i cili njëherazi ishte edhe folësi kryesor duke përkujtuar kështu kontributin që shqiptarët dhanë gjate Luftës së Dytë Botërore (5 Maj, 2015).  Pjesëmarrja e Shoqatës në festën e përfundimit të vitit shkollor (Graduation Party) të nxënësve të shkollave shqipe "Alba Life", më 27 Qershor në "Sirico's" catering, në Brooklyn e shumë shumë aktivitete të tjera u përmendën në fjalën e z.Zeneli.

Zt. Zeneli ka ftuar kryetarin e shoqatës zt. Ismet Kurti i cili u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit çka tregoi për respektin dhe punën e palodhur të kryetarit të tyre. Zt. Kurti tha: "Kam nderin dhe shpreh respektin tim më të lartë për punën dhe kontributin tuaj të palodhur për të mirën e shoqatës dhe për të mirën e komunitetit tonë në përgjithësi.  Puna dhe angazhimi juaj fisnik në këtë aspekt është dhe një vepër humane, është përkushtim i çdonjerit nga ju që reflekton shumë për të mirën e gjeneratave tona që po rriten në mërgim.  Më gëzon fakti që komuniteti ynë sot është një forcë reale në çdo lëm të jetës në vendin ku jetojmë dhe veprojmë, edukimi i të rinjve tanë po reflekton shumë që Shqiptaro - Amerikanët të shtojnë ndikimin e tyre në vendimmarrjen te institucionet e ndryshme për çështje të rëndësishme për të ardhmen tonë. Unë besoj se shoqata jonë ka një të ardhme të ndritur sepse në mesin tonë ne kemi burime të pashtershme, njerëz të zot që duket shumë evidente në këtë sale”. Ai falënderoi familjen e tij për mbështetjen që i ka bërë në punen e tij si kryetar dhe njëkohësisht kohën që ai i ka marrë familjes dhe ja ka kushtuar shoqatës vullnetarisht.

Zt. Ismet Kurti ndan çertifikatat e mirënjohjes

Në emër të kryesisë, zt. Kurti iu ndau çertifikata mirënjohjeje anëtarëve aktivë të saj me këtë motivacion: Çertifikatë mirënjohjeje në shenjë mirënjohjeje për mbështetje dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm ndaj komunitetit dhe shoqatës. Ata ishin: Kadri Capriqi All Finest Window/ Alba Life TV Qemal dhe Kozeta Zylo/ Dr.Bari dhe dr.Yllka Ceka Totenville Medical Center/ Iso Capriqi Capri Windows/ Fatmir Kallaba Kallaba Realty/ Qamil Kapriqi Art Windows/ Ali Kurti High tech Windows/ Alban Krasniqi Albert Salaj Target Construction/ Dino Nela Newport car Service/ Hajro Ceka Grupi muzikor Ceka/ Smail dhe Bilal Demiri Benra Windows/ Amir Suka Alba Pro/ Sadik Zeneli DJ SammyZ/ Sulejman Pali Euro Cut BKA'ne me kryetar Kabil Kurti dhe gjithë anëtarësine e tyre/ Ansamblin Tradita Futboll klubin "Ana e Malit"/ Admir Mahmedi Miri Design/ Oso Abazi Belvedere restaurant NY/ Antica restaurant Halil Ahmetaj NY/ Chelsea restaurant Qazim Veliu NY

Një falënderim të posaçëm për ngritjen e Flamurit në Hylan Bulevard, më 28 Nentor iu është dhënë: Nail Demirit dhe Latif Leshit, Arben Tairit dhe dhe Faruk Demirit. Gjithashtu falënderojmë për mbështetje Ansambleistin e shtetit të Nju Jorkut Z.Mark Gjonaj, koordinatorin e shoqatave z.Eljo Berisha, ish kryetarin e fondacionit "Plavë e Guci" z.Esad Gjonbalaj, bashkëpunëtorin e zellshëm ish kryetari i Fondacionit "Malësia e Madhe" Detroit z.Pashko Gjokaj dhe shumë të tjerë. Në fund të gjithë marrësit e çertifikatave të mirënjohjes bënë së bashku një fotografi.

Kryetare e Shoqatës "Ana e Malit" u zgjodh zonja Emmie Salaj

Gjatë Kuvendit e morën fjalën mjaft pjesëmarrës të cilët diskutuan rreth shoqatës, zgjedhjeve të Kuvendit, por edhe për perspektivën e saj.  Midis diskutantëve ishin personalitete të shquara që jane të mirënjohur në Diaspore dhe në Mëmëdhe si: Richard Luka, Sabri Gjoni, Cafo Boga, Naser Coba, Ali Kurti, Esat Aloshi etj. Pati dhe diskutantë që debatuan si Albert Salaj, Halil Bekami, Nail Osmanaj, Flamur Anamali, debati i të cilëve ishte me kulturë dhe tolerues.  Ajo që më bëri përshtypje në këtë kuvend zgjedhor ishte mënyra paqësore e diskutimeve, toleranca dhe kultura midis tyre, çka nuk e ndeshim shpesh në vende të ndryshme.  Të gjithë pjesëmarrësit i mëshuan fort zgjedhjes së një gruaje si kryetare sepse siç thanë ata gruaja është përkrahëse e fortë e zhvillimit, e stabilitetit, dhe i edukon me dashuri fëmijët e saj për të ruajtur traditat, kulturën dhe gjuhën shqipe.

Kuvendi kaloi në zgjedhje ku në mënyrë demokratike dhe njëzëri u zgjodh Zonja Emmie Salaj. Shoqata "Ana e Malit" sipas të gjithë pjesëmarrësve bëri histori, pasi për herë të parë në këtë shoqatë zgjidhet një grua kryetare.  Fjalimi i saj ishte shumë impresionues dhe mbresëlënës.  Ajo tha se duhet të gjejmë rrugën që ne të bashkohemi të gjithë. Kishja kohë që e mendova për t'u përfshirë në shoqatën "Ana e Malit", se në se nuk perfshihesh në shoqatë nuk do e kuptosh kur rezultatin.  Ajo tha se ne duhet t'i edukojmë fëmijët tanë me traditat e mrekullueshme shqiptare.  Nuk ka më emocionuese kur fëmijët mezi presin të shkojnë në piknikun e përvitshëm që organizon "Ana e Malit", apo Festën e Flamurit Kombëtar.

Të gjitha këto bëhen në se ne jemi bashkë, në se ne punojmë për gjeneratat e reja që të mos e humbasin kurrë rrënjët e tyre, rrënjët e të parëve të tyre.  Ne duhet t'i çojmë fëmijët tanë të mësojnë gjuhën shqipe sepse ata do ta njohin dhe do ta kuptojnë më mirë historinë e pasur shqiptare.  Fjala e saj e zjarrtë dhe plot dashuri për fëmijët të kujtonte zonjën e hekurt të Anglisë Margaret Thatcher e cila ka thënë:  “Any woman who understands the problems of running a home will be nearer to understanding the problems of running a country,” që do të thotë: "Çdo grua që kupton problemet e familjes do të jetë shumë më afër për të kuptuar dhe problemet që ka vendi."  Emmia ka marrë edukimin e plotë në Amerike dhe ka një karierë profesionale për t'u admiruar.  Ajo sot punon si zv/presidente, Senior, Sales at Shiseido: Beaute Prestige International.

Bordi drejtues i zgjedhur në rrugë demokratike në Kuvend përbëhet nga këta anëtarë:  Ismet Kurti/ Bilal Demiri/Mustafë Hidra/ Zija Kraja/ Sulejman Pali/ Emmie Salaj/ Melinda Gjeloshi/ Mina Salaj/ Suada Ceka/ Bajame Llolla/ Nazmir Osmani/ Naser Çobaj/ Albert Salaj/ Arsim Tagani dhe Edin Shabaj. Në fund të gjithë Anamalasit me krenari i uruan zonjes Selaj, punë të mbarë dhe bënë një foto të përbashkët si pjesëmarrës të këtij kuvendi.

(21 shkurt, 2016, Staten Island, New York)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora