E shtune, 20.04.2024, 08:21 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Vitamina C kundër tumorit

E diele, 10.08.2008, 09:52 PM


Vitamina C kundër tumorit

MILANO - Një lëng me dy portokalle të fresket të shtrydhur, një pjatë me lulelakër e përzier me vaj dhe limon, nja dy gota verë të kuqe dhe çaj jeshill larg vakteve. Çdo ditë kjo është mbrojtja më efikase kundër kancerit. Nëse mundeni mund të shtoni edhe pak hudhra në menunë e përditshme. Por kjo e fundit dihet që të krijon probleme në marrëdhëniet sociale. Sekreti qendron tek anti - oksiduesit dhe principet e lartë aktivë, prezente në sasi të mëdha në këto ushqime kuruese. Veçanërisht vitamin C, e studiuar prej vitesh dhe tashmë e konfirmuar, është një kurë mjaft e fuqishme për disa forma shumë agresive tumori.

ANTI - OKSIDUES DHE PRO - OKSIDUES - Shkurtimisht: një ushqim anti - oksidues mbron, një pro - oksidues (d.m.th., i aftë të formojë radikale të lira dhe jo t'i luftojë) sulmon. Për ta bërë me të vërtetë vrasëse të tumoreve nuk duhet ta hash, por ta injektosh, të injektosh doza të larta vitamine C. Për t'i dhënë të drejtë teorisë së Linus Pauling, i vlerësuar me Çmimin Nobel të kimisë në vitin 1954 për zbulimet e tij rreth vitaminës C, është kërkimi i publikuar nga "Proccedings of the National Academy of Sciences (PNAS) me firmën e Mark Levine i Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit (NIH). Levine ka injektuar 3 forma shumë agresive tumori (të pankreasit, të vezoreve dhe të trurit) në një grup minjsh, të cilët më pas janë trajtuar me injeksione të dozave shumë të larta me acid asborik (vitaminë C). Minjtë e trajtuar kanë patur një rritje të qelizave kanceroze të barabartë me gjysmën e atyre të patrajtuar. Pesha dhe rritja e tumoreve ishte zvogëluar me 41-53%. Eksperimentet e mëparshme, në të cilët ishin përdorur pilula të vitaminës C nuk kishin patur këtë efekt.

TESTET MBI NJERIUN - "Jemi gati për të bërë teste analoge tek njerëzit"m tha Levine. Ekzistojnë në fakt sisteme natyrale kontrolli mbi sasinë e vitaminës C të marrë në rrugë orale. Nëse konsumon 2 portokalle dhe një porcion lulelakre, për shembull, arrin të thithësh 200 miligram acidi asborik: doza optimale e këshilluar të merret përditë me anë të dietës. Gjithçka që tejkalon masën, eliminohet ose magazinohet nga trupi nëpërmjet disa mekanizmave të veçanta. Kjo është arsyeja pse nuk kuptohej që një sasi aq e madhe vitamine C mund të shkatërronte tumorin. Për të mënjanuar procesin natyral të trupit dhe për të injektuar tek minjtë doza shumë të larta vitamine C, më shumë se 4 gram për kile të peshës trupore çdo ditë, studiuesit e kanë injektuar substancën direkt në vena ose në kavitetet abdominale të kafshëve të sëmura. Në këtë mënyrë, për herë të parë është ringjallur efekti, por - oksidues në vend të atij anti - oksiduesit të vitaminës C. D.m.th., që radikalet e lira, shkaktarët e plakjes së kancerit, përdoren më në fund si kurë.

 Kush fle pak ha ushqime të gatshme dhe shëndoshet

Pesë ore e gjysëm - Studiuesit amerikanë, të drejtuar nga Plamen Plenev, kanë dokumentur këtë efekt duke studiuar njëmbëdhjetë vullnetarë që me rradhë flinin pesë orë e gjysëm ose tetë orë: në rastn e parë personat, gjatë ditës, ishin më të prirur të konsumonin ushqime të gatshme dhe me shumë kalori se sa kur flinin gjatë. Të flesh tetë orë cdo natë, sipas ekspertëve, mund të ndihmojë të mbash trupin në formë dhe të ruash një peshë konstante brënda normave. Studimi është prezantuar tek Sleep 2008, mbledhja vjetore e shoqërive amerikane që studiojnë problemet e gjumit, i mbajtur në Westchester. Po si mund të arrish të flesh tetë orë kur vuan nga pagjumësia? Një tjetër studim, i prezantuar gjithmonë në kongresin Sleep 2008, sygjeron se ushtrimet e thjeshta aerobike mund të lehtësojë gjendjen e ankthit dhe të përmirësojë cilësinë e gjumit tek personat me pagjumësi kronike.

Ushtrime të thjeshta - Disa ushtrime të thjeshta, jo një aktivitet aerobik i rënduar ose një aktivitet rezistence: duke krahasuar në fakt këto tre lloje stërvitjeje në një grup prej 36 personash (8 burra dhe 28 gra) Giselle Pasos, një studiuese e Universitetit Federal në San Paolo, Brazil, ka vërtetuar se vetëm në rastin e parë personat flinin gjume më parë (me një ulje të pagjumësisë deri në 54%), flinin më shumë (gati 21% më shumë) dhe për më tepër efikasiteti i gjumit rritej deri në 12% me një ulje të gjëndjes së ankthit deri në 7%. Ushtrimet fizike dmth janë një sistem mjaft i mirë (duke menjanuar ilacet) për të luftuar pagjumësinë, një shqetësim që ka prekur të paktën 30% të popullsisë së rritur dhë është më e shpeshtë tek të moshuarit dhe gratë.


Këshillat


Për më tepër Akademia Amerikane e Sleep Medicine ju jep një seri këshillash (disa nga të cilat padiskutim i dini por që ja vlen ti rikujtosh) që të ndihmojnë të kalosh një natë të qetë gjumi dhe pushimi total:

- Te shtrihesh për të fjetur gjithmonë në të njëjtën orë.

- Të mundohesh të flesh gjithmonë gjithë natën.

- Të evitosh ushqime ose pije që përmbajnë kafeinë, ose ilace me efekte stimuluese para se të shtrihesh për të fjetur.

- Mos të marrësh me vete në shtrat shqetësimet dhe mërzinë.

- Mos te shtrihesh pa ngrëne po as të kesh ngrënë shumë.

- Të evitosh aktivitetet fizike të rënda brënda gjashtë orëve para se të shtrihesh.

- Ta mbash dhomën të qetë, pa dritë dhe pak të ftohtë.

- Të zgjohesh në të njëjtën orë cdo ditë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora